• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrinë, grabitja e radhës që “ul në tryezë” krimin me biznesin dhe politikën

11:58 : 30/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Një sipërfaqe gjigante prej 849 hektarësh në skajin më jugor të vendit futet në regjim administrativ përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve, ndërsa në prapaskenë zhvillohen negociata të mbyllura, lëvizje dokumentesh në Kadastër dhe interesa të forta ekonomike që ngrenë pikëpyetje serioze për rolin e krimit, oligarkëve dhe politikës në tjetërsimin e pronës dhe pastrimin e parave.

Ajo që po ndërtohet në Vrinë nuk ka lidhje me zhvillimin dhe as me interesin publik, por me një mekanizëm të qëllimshëm për të hequr kontrollin e pronës nga duart e komunitetit dhe për ta përqendruar atë në duar të një rrethi të ngushtë. Skema funksionon në mënyrë të thjeshtë: zona përzgjidhet për shkak të vlerës së saj, futet në një proces të zgjatur “verifikimi”, bllokohen regjistrimet në Kadastër, pronarët realë mbahen pezull, dhe në momentin kur toka nuk qarkullon më normalisht, shteti e shpall territorin si zonë me interes për zhvillim, duke hapur rrugën për negociata të mbyllura dhe projekte të parapërgatitura.

Nuk bëhet fjalë për vendime të rastit. Ky proces administrohet nga Korporata Shqiptare e Investimeve, një strukturë që vepron si ndërmjetës për kalimin e pronave publike drejt interesave private. Elira Kokona drejton këtë institucion me mandat politik, ndërsa vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dokumentuar se kjo strukturë funksionon pa standarde të qarta, pa kontroll real dhe pa studime serioze fizibiliteti, duke e ekspozuar pronën shtetërore ndaj humbjes dhe abuzimit.

Vrinë, grabitja e radhës që “ul në tryezë”

Vrinë, grabitja e radhës që “ul në tryezë”

Lexo edhe:

Vila të papërshkueshme nga plumbat, tunele me vaska të nxehta dhe o*gji, brenda perandorive të kumbarëve famëkeq

Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë

VOX News nxori i pari këtë projekt, duke publikuar hartat dhe dokumentet zyrtare që flasin për një ndërhyrje direkte mbi një sipërfaqe prej 849 hektarësh në skajin më jugor të Shqipërisë, në kufi me Parkun e Butrintit dhe territorin grek. Ajo që po ndërtohet aty nuk është transparente, por terren për kalimin e pronës publike në duar të paracaktuara.

Vetë Korporata shkruan se në fshatin Vrinë do të bëhet një mega projekt, i cili do të shtrihet në plot 849 hektarë. Është në skajin më jugor të Shqipërisë, në kufi me zonën arkeologjike të Butrintit në veri dhe territorin grek në jug. E gjithë zona e stërmadhe është shtetërore, e pa ndarë me ligjin 7501 dhe është djerrë. Pra, është e gatshme që t’u falet privatit. Referuar njoftime të shpallura nga Korporata e Investimeve Shqiptare, e cila thotë se ka nisur një verifikim të pronave në fshatin Vrinë, Konispol. Korporata shfajësohet se po bën këto verifikime në bazë të një VKM-je, të datës 20 nëntor 2024. Objekti i Vendimi është “për autorizimin e korporatës së investimeve shqiptare, për koordinimin e procesit të identifikimit të pronës shtetërore me interes për të realizuar projekte investimi në fshatin Vrinë, Bashkia Konispol”.

Vrinë, grabitja e radhës që “ul në tryezë”

Vrinë, grabitja e radhës që “ul në tryezë”

Tani sytë duhen hedhur tek Kadastra. Aty gjenden përgjigjet reale. Kush figuron sot si pronar i këtyre parcelave, si janë bërë regjistrimet, mbi çfarë bazash ligjore janë njohur ose nuk janë njohur pronarë të caktuar, dhe çfarë profile përfaqësojnë emrat që dalin në regjistra. Pa këtë verifikim, asnjë hetim nuk është i plotë. Sepse aty ndodhet nyja e vërtetë e skemës.

Zona në fjalë ndodhet përballë ishullit të Tongos, në një pozicion që e bën territor jashtëzakonisht të lakmueshëm për investime luksoze. Sipas informacioneve të ardhura në Pamfleti, flitet se një oligark i huaj është futur në negociata për ndërtimin e një porti jahtesh luksoz në këtë zonë. Nuk bëhet fjalë për thashetheme turistike, por për bisedime konkrete që po zhvillohen në prapaskenë për ta kthyer territorin në një pikë ankorimi për kapital ultra të pasur.

Vrinë, grabitja e radhës që “ul në tryezë”

Vrinë, grabitja e radhës që “ul në tryezë”

Sipas informacioneve që disponon Pamfleti, pronarë të disa sipërfaqeve brenda kësaj zone rezultojnë të jenë emra të njohur të botës së krimit dhe të tregut të kokainës, persona që nuk janë shfaqur si investitorë, por që rezultojnë të kenë marrë në kontroll prona me vlera shumë të larta, pa u ditur ende publikisht se në çfarë mënyre janë regjistruar këto toka dhe mbi çfarë baze ligjore janë kaluar. Burimet tona flasin për një zonë që nuk është më vetëm territor shtetëror, por një territor ku kapitali kriminal ka hyrë realisht në lojë.

Të njëjtat burime të Pamfletit tregojnë se kjo zonë ka vënë në lëvizje edhe struktura partnere të sigurisë, jo për shkak të thjeshtë transaksioneve, por për shkak të dyshimeve serioze se territoi i Vrinës po shndërrohet në një pikë investimi për para me origjinë nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Sipas këtyre informacioneve, disa subjekte të lidhura me botën e krimit, të vendosur kryesisht në Dubai, rezultojnë të kenë blerë prona në këtë territor me vlera të përllogaritura nga 20 deri në 30 milionë euro. Pyetja që ngrihet nuk është “a i kanë blerë”, por me çfarë garancish i kanë blerë, kush i ka mbrojtur, kush i ka siguruar dhe kush i ka hapur rrugën ligjore për të futur këto para në punë.

Paralelisht, një tjetër figurë e fuqishme ekonomike, përfitues koncesionesh shtetërore dhe me lidhje politike të njohura në qarqet e pushtetit, ka blerë një sipërfaqe të konsiderueshme toke në të njëjtën zonë. Ndërkohë që shteti refuzon t’u njohë pronën banorëve realë të zonës dhe i mban peng me vite me certifikata, të njëjtat toka trajtohen si pronë publike vetëm për t’u kaluar më pas tek oligarkët.

Kjo pronë, e cila në letra figuron si “shtetërore” dhe “e pashfrytëzuar”, në realitet mban mbi supe një arkitekturë të rëndë interesash ndërmjet botës së krimit dhe biznesit të madh. Nuk bëhet fjalë për disa transaksione të rastësishme. Bëhet fjalë për një territor strategjik ku po ndërtohet një kupolë e re, ku përzihen trafiku i kokainës, pastrimi i parave, lidhjet politike dhe zaptimi i tokës.

Kush janë realisht pronarët e këtyre parcelave në Vrinë?

Kush janë personat me lidhje me trafikun e drogës që dyshohet se kanë bllokuar shuma të konsiderueshme parash në territorin e Vrinës?

Kush është biznesmeni me ndikim të lartë që ka kopsitur në prapaskenë dokumentat?

A ka vepruar Elira Kokona si administratore publike apo si garante për kalimin e pronës në duar private?

A po shndërrohet Vrina në territor resortesh luksoze të parapërgatitura në prapaskenë?/Pamfleti

Etiketa: Elira kokonakrimipolitikapushtetiVrinë

Lajme të lidhura

BOTA

Vila të papërshkueshme nga plumbat, tunele me vaska të nxehta dhe o*gji, brenda perandorive të kumbarëve famëkeq

19:47 : 31/05/2026
AKTUALITET

Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë

12:33 : 25/05/2026
AKTUALITET

Krimi i komanduar nga qelia, si sfidohen burgjet shqiptare nga të dënuarit e rrezikshëm

21:09 : 10/05/2026
AKTUALITET

Berisha nga Zagrebi: Klanet e drogës kanë marrë nën kontroll të dhënat e shqiptarëve

20:30 : 29/04/2026
AKTUALITET

Këlliçi: Rama drejton industrinë e ndërtimit që pastron paratë në Shqipëri

18:14 : 29/04/2026
AKTUALITET

Rama bën si i indinjuar: E neveritshme që sektori i ndërtimit futet në kornizën e krimit

14:21 : 09/04/2026
Para

Përplasja burokratike përmbyt dhjetëra shtëpi dhe qindra hektarë tokë në Lezhë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom