• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku: Qeveria e le KIS të veprojë në errësirë, pasuritë publike të shqiptarëve në rrezik

13:02 : 30/11/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër qeverinë për mënyrën se si funksionon Korporata e Investimeve të Shqipërisë (KIS), duke e cilësuar si një strukturë të paqartë dhe me mungesë transparence që menaxhon pasuri publike me rrezik të lartë.

Në një postim në Facebook, Tabaku theksoi se edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur rezerva për këtë institucion, duke paralajmëruar se KIS nuk ofron mekanizmat e nevojshëm të transparencës dhe llogaridhënies.

Sipas deputetes demokrate, auditimi i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar probleme serioze, përfshirë mungesën e njësisë së auditimit të brendshëm, operim me dy versione bilancesh, tenderime të pasurive publike në kundërshtim me parimet e MSA-së, mungesë departamentesh kontrolli dhe struktura bazë të qeverisjes së mirë.

Postimi i plotë

Shtatë vjet më parë, socialistët votuan në kuvend një ligj special që i hapte rrugë krijimit të Korporatës së investimeve (KIS). Duke i dhënë jetë një Golemi që do të kishte kontroll thuajse okult mbi pronat publike dhe që do të manaxhonte pa tendera dhe procedura brenda ligjeve milarda euro pasuri kombëtare.

Lexo edhe:

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Rreziku i kësaj krijese qe shumë i dukshëm dhe i prekshëm për të gjithë. Jo vetëm për ne që e kundërshtuam me forcë por edhe për FMN që e kritikoi haptazi një projekt që nuk ofronte as transparencë dhe as llogaridhënie por që kontrollonte pasurinë e gjithë shqiptarëve.

Vitet kalojnë, projektet e KIS u shiten shqiptarëve si prezantime futuriste ndërkohë që vetë ky institucion nuk ka lidhje me zhvillimin ekonomik të vendit. Në të kundërt, sa më shumë kalon koha dhe auditohet funksioni tij, aq më e qartë bëhet realiteti i një strukture pa kontroll, auditk dhe transparencë. Një ngrehinë e madhe ku operohet në fshehtësi dhe heshtje totale.

Në një auditim të kryer pak kohë më parë nga KLSH u zbuluan disa të vërteta që për vite janë folur dhe tretur në oqeanin e madh të abuzimeve të kësaj shumice dhe qeverie. Korporata Investimeve, si një kompani që fsheh bilancet operon me dy versione bilancesh (e më pas ankohen për informalitetin). Dhe kjo nuk është aspak e rastësishme. Që prej krijimit, KIS nuk ka pasur asnjë njësi auditimi të brendshëm. Asnjë mekanizëm të brendshëm kontrolli. Asnjë strukturë që të garantojë mbrojtjen e pronës publike. Vetë KLSH nënvizon se mungesa e auditit “rrit ndjeshëm rrezikun operacional dhe financiar” dhe bën të pamundur kontrollin minimal të aktivitetit. Kjo është e paimagjinueshme për një entitet që administron qindra miliona euro pasuri publike.

Po kështu tenderimet që KIS bën për pasuritë publike, bien në kundërshtim me parimet e MSA duke i hapur dyert abuzimit dhe njëkohësisht duke dëshmuar se KIS është ajo masha e errët që qeveria përdor për t’i ikur detyrimeve të integrimit. Duke dëshmuar sjelljen hipokrite të qeverisjes socialiste ku në mëngjes i këndojnë procesit të integrimit ndërsa në darke përmes KIS ndajnë tenderat në kundërshtim me MSA.

Struktura organizative e KIS është një tjetër skandal i dokumentuar. KLSH konstaton se organigrama e miratuar në vitin 2019 nuk përmban funksione kyçe, nuk ka departament kontrolli, nuk ka audit të brendshëm dhe nuk siguron as bazën minimale të qeverisjes së mirë.

Mirëpo ndonëse ka gjithë këto mangësi, në realitet KIS operon shpesh si një bankë financiare (ndonëse kjo nuk është e lejuar) duke i dhënë hua institucioneve publike dhe duke i krijuar vetes një risk të lartë financiar si për veten dhe për pronat publike që administron. Në ndërkohë paratë publike që ajo grumbullon shpenzohen në qira të shtrenjta dhe abuzive pa asnjë analizë çmimi dhe në kundërshtim me VKM që duhet të mbronin buxhetin e shtetit.

Qartësisht KIS është një ngrehinë ku projektet ndryshojnë sipas interesave pa e vrarë mendjen për implikimet në buxhet apo arkën e shtetit. Ndërsa flasim janë zbuluar projekte nga KIS  pa analiza, planifikim pa argumente dhe mospërputhje masive me realizimet. Pasi po sipas saj, projektet si Godina e Kadastrës, Kompleksi Qeveritar janë produkt i analizave të cekëta, të projekteve mbi tokë publike pa llogari të qeruara mirë dhe me procedura të shpejtuara në shkelje të ligjit.

Dyert që hapi krijimi KIS në vitin 2018 ishin rruga përmes të cilës qeveria përgatiti një tunel të fshehtë për të trajtuar pasurinë kombëtare dhe miliarda euro projekte në errësirë totale. Dhe jo më kot edhe FMN e deklaroi qartazi skepticizmin për KIS.

Detyra jonë, më parësore, është që Korporatën e Investimeve ta nxjerrim nga terri dhe ta auditojmë. Do të qe e udhës që Kuvendi Shqipërisë të propozojë mekanizma ligjorë për të audituar atë dhe për t’i ofruar kuvendit një mënyrë kontrolli mbi të.  Shqipëria nuk mund të lejojë një korporatë shtetërore të veprojë në errësirë, pa rregulla dhe pa llogari, ndërsa pronat e qytetarëve kthehen në mall tregu për një rreth të ngushtë vendimmarrjeje.

Prona publike është pasuria e shqiptarëve. Dhe nuk mund të preket në heshtje, në fshehtësi dhe me struktura që KLSH vetë i ka cilësuar të pambrojtura dhe të rrezikshme.

Etiketa: Jorida TabakuKISPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
Para

Lamtumira për Shpat Kasapin, e motra fjalim prekës: Amanetin tënd Roelin, do ta shoh si sytë e ballit

TË GJITHA

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom