• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Plani sekret”/ Gjermania përgatitet të bëhet qendra e NATO-s për luftë kundër Rusisë

22:33 : 29/11/2025
në BOTA

Natasha Caragnano – La Repubblica

Quhet “Oplan Deu” dhe është plani sekret i Gjermanisë për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Rreth dhjetë oficerë të lartë gjermanë u mblodhën dy vjet e gjysmë më parë në një kompleks ushtarak në Berlin për të punuar mbi këtë dokument.

Pushtimi i Ukrainës në vitin 2022 i dha fund dekadave të stabilitetit në Evropë, duke nxitur një proces të shpejtë riarmatosjeje.

Siç e ka përmbledhur kancelari Friedrich Merz, “kërcënimet janë reale” dhe, edhe pse “nuk jemi në luftë, nuk jetojmë më në kohë paqeje”.

Por fati i një konflikti të mundshëm nuk varet vetëm nga numri i trupave dhe i armëve. Ai do të përcaktohet edhe nga suksesi i një operacioni gjigant logjistik, zemra e “Operativplan Deutschland”, Oplan Deu, një dokument i klasifikuar prej 1 mijë e 200 faqesh, hartuar pas mureve të kompleksit ushtarak Julius Leber në Berlin.

Lexo edhe:

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

Plani gjerman

Sipas Wall Street Journal (WSJ), projekti përshkruan në detaje se si 800 mijë ushtarë gjermanë, amerikanë dhe nga vende të tjera të NATO-s do të zhvendoseshin drejt lindjes, në drejtim të vijës së frontit. Plani harton portet, lumenjtë, hekurudhat dhe rrugët që do të përdornin, si dhe mënyrën se si do të furnizoheshin dhe mbroheshin gjatë rrugës.

“Pavarësisht nga pika e mundshme e nisjes”, thotë Tim Stuchtey, drejtor i Brandenburg Institute for Society and Security, duke marrë parasysh se Alpet përbëjnë një barrierë natyrore, çdo lëvizje e NATO-s kundër Rusisë do të duhej të kalonte përmes Gjermanisë.

Kjo do të kërkonte një mobilizim të të gjithë shoqërisë, një “zhbërje të vijës mes civilit dhe ushtarakut”, që WSJ e përshkruan si kthim tek mentaliteti i Luftës së Ftohtë, por i përditësuar me kërcënimet e reja. Dhe këtë herë të penguar nga probleme që nuk ekzistonin dikur, infrastrukturë e amortizuar, legjislacion i papërshtatshëm dhe ushtri më e vogël.

Sa i përket kohës, nuk ka siguri. Zyrtarë gjermanë kanë deklaruar së fundmi se Rusia mund të jetë e gatshme t’i sulmojë vendet e NATO-s në vitin 2029. Por incidentet e shpeshta të spiunazhit, sabotazhit dhe ndërhyrjeve në hapësirën ajrore të Evropës, shumë prej tyre të atribuuara Moskës, sugjerojnë se përgatitjet mund të vijnë më shpejt. Ndërkohë, një armëpushim i mundshëm në Ukrainë, të cilin SHBA-të po e shtyjnë, do t’i lironte Rusisë kohë dhe burime për të përgatitur një ofensivë ndaj anëtarëve të NATO-s.

Provat e para

“Qëllimi është të parandalojmë luftën duke i treguar armikut se një sulm i tyre do të dështojë”, shpjegon një oficer i lartë gjerman, një nga hartuesit e parë të planit.

Përmasat e këtij ndryshimi u panë këtë vjeshtë, kur Rheinmetall ngriti në fshatrat e Gjermanisë Lindore një kamp nate për 500 ushtarë: fjetore, 48 kabina dushi, pesë pika furnizimi me karburant, një kuzhinë fushore, dronë mbikëqyrës dhe roje të armatosura. U ndërtua për 14 ditë dhe u çmontua për shtatë.

Operacioni nxori në pah edhe problemet. Terreni nuk mund të mbante të gjithë mjetet dhe përbëhej nga parcela të ndara, gjë që detyroi Rheinmetall të transportonte ushtarët vazhdimisht.

Në një provë të mëparshme u zbulua nevoja për një semafor të ri në një pikë specifike për të shmangur bllokimet e trafikut kur kalonin autokolonat ushtarake. Të gjitha këto mësime po integrohen vazhdimisht në Oplan dhe në anekset e tij. Pengesa të tjera burojnë nga rregullat e prokurimit, ligjet e privatësisë dhe rregullore të tjera të krijuara në një epokë më të qetë.

Zbatimi i planit kërkon një “riprogramim mentalitetesh”, duke çrrënjosur pothuaj një brez zakonesh.

Problemet infrastrukturore

Një tjetër pengesë është infrastruktura. Gjatë Luftës së Ftohtë, e ashtuquajtura infrastrukturë me përdorim të dyfishtë ishte normë në Gjermani: autostrada, ura, stacione hekurudhore dhe porte të projektuara që të mund të shërbenin edhe për ushtrinë. Me përfundimin e Luftës së Ftohtë, këto standarde u zhdukën dhe tunelet e urat e ndërtuara pas viteve ’90 u rezultuan shumë të ngushta ose të brishta për mjetet ushtarake. Në vitin 2009, Berlini hoqi detyrimin për të shënuar rrugët që mund të mbanin peshën e mjeteve të ushtrisë.

Edhe infrastruktura e vjetër nuk është gjithmonë e përdorshme. Vlerësimet thonë se 20% e autostradave dhe mbi një e katërta e urave rrugore kërkojnë riparime për shkak të një nënfinancimi kronik. Portet e Detit të Veriut dhe të Baltikut kanë nevojë për investime prej 15 miliardë eurosh.

Të gjitha këto kufizime do të vështirësonin lëvizjen e ushtrisë në rast lufte. Pikërisht për këtë arsye, pikat e ngushtimit të lëvizjes ushtarake janë ndër sekretet më të ruajtura të Oplan-it.

Rikthimi i Gjermanisë në logjikën e luftës

Sipas WSJ, përpjekja për të bërë Gjermaninë sërish të gatshme për luftë nisi pak ditë pas pushtimit rus të Ukrainës më 2022, kur kancelari Olaf Scholz shpalli fondin 100 miliardë euro për riarmatimin dhe foli për Zeitenwende, një “kthesë epokale”.

Po atë vit, Bundeswehr krijoi Komandën Teritoriale, e cila do të drejtonte të gjitha operacionet brenda vendit, dhe i dha komandantit të saj, gjeneralit André Bodemann, veteran i luftërave në Kosovë dhe Afganistan, detyrën e hartimit të Oplan-it. Deri në marsin e vitit të kaluar, pas konsultimeve me ministri, agjenci dhe autoritete lokale, u përfundua drafti i parë.

Më pas nisi faza e zbatimit. Ndërsa qeveria e re e Merz promovonte një plan shpenzimesh prej 500 miliardë eurosh për mbrojtjen dhe rikthimin e shërbimit ushtarak, Bundeswehr punonte në heshtje, duke njoftuar spitalet, policinë dhe agjencitë e emergjencave, duke nënshkruar marrëveshje me landet dhe me menaxhuesit e autostradave, si dhe duke shënuar rrugët e tranzitit për autokolonat ushtarake.

Etiketa: GjermanilufteRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026
BOTA

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026
BOTA

Sulmi në paradën e krenarisë, qeveria gjermane: Akt terrorist islamist!

17:06 : 26/07/2026
BOTA

Rrezikohen rezervat, Trump lë mënjanë përshkallëzimin kundër Iranit

16:11 : 26/07/2026
BOTA

Kriza e luftës, bota po konsumon më pak naftë

10:11 : 26/07/2026
BOTA

Pengmarrje në një bankë në Gjermani, humb jetën një person

18:56 : 24/07/2026
Para

Horoskopi për ditën e nesërme, 30 nëntor 2025

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026

Tri mënyra se si tregu i gazit mund të tronditet para dimrit

22:00 : 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

21:48 : 26/07/2026

Mbyllet protesta te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

21:29 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş