Me urdhër të SPAK dhe Prokurorisë së Breshias po zhvillohet një operacion i përbashkët kundër trafikut të drogës. Raportohet se janë lëshuar 21 masa sigurie me vendim të GJKKO-së, por ende nuk dihet se sa prej tyre janë ekzekutuar.
Ky operacion është vijim i atij të zhvilluar dy ditë më parë në Itali, ku u godit grupi i Ndragehetës dhe shqiptarët e lidhur me ta, të cilët në 2 vite u zbulua se kishin trafikuar 3.5 ton kokainë me vlerë 27 mln euro.
Mes 28 masave të sigurisë që u lëshuan nga Prokuroria e Milanos, 6 prej tyre ishin shqiptarë.














