• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Metamorfoza 2”/ GJKKO jep dënimin për Dedan Gjonin dhe 5 të pandehurit e tjerë

11:31 : 22/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimin për 6 të pandehurit e dosjes së njohur si “Metamorfoza 2” përfshirë ish-shefin e krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni.

Bëhet fjalë për Ismail Zenelin, Bujar Ajetin, Adrian Cenajn (Dedja), Dedan Gjonin (ish-shefi i krimeve), Besmir Murtatin dhe Albert Prengën, të cilët akuzohen si të përfshirë në sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes së vëllezërve Edmond dhe Arben Nela, si dhe për trafikim ndërkombëtar të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Bashkimit Europian.

Gjykata ka pranuar gjykim të shkurtuar për 6 të pandehurit, duke sjellë uljen me 1/3 të masës së dënimit për secilin prej tyre.

Dënimet e vendosura nga GJKKO

Ismail Zeneli u shpall fajtor për disa vepra penale, përfshirë “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”. Në total, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua me 10 vite burg, me vuajtje në një burg të sigurisë së lartë.

Lexo edhe:

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

Amnistia penale/ Policia del me njoftim zyrtar: 553 të dënuar u liruan menjëherë

Bujar Ajeti (Gremizi) u dënua për “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtje pa leje të armëve” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”. Gjykata e deklaroi të pafajshëm për një nga akuzat e armëmbajtjes. Pas uljes për gjykimin e shkurtuar, dënimi përfundimtar është 6 vite burg.

Adrian Cenaj (Dedja) u shpall fajtor për “Sigurimi i kushteve për vrasje” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite burg.

Dedan Gjoni – ish shefi i krimeve u dënua për “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”. Në total, duke përfituar ulje nga gjykimi i shkurtuar, ai u dënua me 8 vite burg.

Besmir Murtati u shpall fajtor për “Trafikim narkotikësh” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, me një dënim përfundimtar prej 8 vite burg.

Albert Prenga u dënua për të njëjtat dy vepra penale si Murtati, duke përfunduar me 8 vite burg.

Çfarë ka rezultuar nga hetimet e SPAK

“Ky grup i strukturuar kriminal karakterizohet nga një organizim i mirë koordinuar dhe një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet anëtarëve të tij. Grupi është i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, ku çdo anëtar ka role dhe detyra specifike, nga financimi dhe porositja, deri te transporti dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Anëtarët shfrytëzojnë lidhjet e tyre ndërkombëtare, veçanërisht në vendet e Amerikës Latine dhe Evropës, për të siguruar furnizimin dhe transportimin e narkotikëve. Gjithashtu, ata janë të angazhuar në pastrimin e parave të përftuara nga aktiviteti kriminal përmes investimeve të dukshme legjitime, për të fshehur burimin e vërtetë të të ardhurave.

Përveç trafikut të narkotikëve, ky grup i strukturuar kriminal shfrytëzoi pozitat zyrtare të disa funksionarëve të agjencive ligjzbatuese shqiptare për të mbledhur dhe shpërndarë informacion të klasifikuar, të cilët i ndihmonte anëtarët e tij që t’i shmangeshin drejtësisë dhe të vijonin aktivitetin kriminal. Ky grup i strukturuar kriminal është i përfshirë në sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve dhe në përkrahjen e autorëve të krimit, duke strehuar dhe ndihmuar individët e kërkuar nga ligji. Anëtarët shfrytëzonin aksesin në sistemet e të dhënave zyrtare për të mbledhur të dhëna dhe për të mbështetur veprimtarinë e grupit, duke përdorur teknologjinë dhe informacionin për të planifikuar, ekzekutuar dhe fshehur veprimet e tyre kriminale. Ky grup i strukturuar kriminal ka arritur të integrojë dhe investojë produktet e veprimtarisë kriminale në investime të rëndësishme si një shoqëri hidrocentrali, por dhe në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe në mjete financiare.” – njoftonte SPAK.

Etiketa: BurgGJKKOgup kriminale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Amnistia penale/ Policia del me njoftim zyrtar: 553 të dënuar u liruan menjëherë

13:53 : 15/07/2026
AKTUALITET

Mbyllet me tension gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet vendimi për Ilir Selmanin

17:06 : 13/07/2026
AKTUALITET

I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos/ Ilir Selmanaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga forca të shumta policie

14:39 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ajola Xoxa e pushoi sapo kërkoi rritje rroge, Adela Kondakçiu në GJKKO: Zbatoja vetëm urdhrat

11:25 : 13/07/2026
AKTUALITET

Vrau gruan me armë gjahu, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin

10:47 : 13/07/2026
Para

Nderi i fundit i Gjylit para arrestit: Mirëmbajtja e Qukës–Qafë Plloçë shkoi te vëllezërit Sako

TË GJITHA

“Thikë me dy presa”/ Pse do dështojë plani i Trump për Iranin?

19:58 : 16/07/2026

Aksidenti i rëndë në Fier, 7-vjeçarja nuk arrin t’u mbijetojë plagëve

19:49 : 16/07/2026

Protesta e 47-të kundër Ramës në Tiranë, qytetarët: Nuk tërhiqemi!

19:38 : 16/07/2026

Rruga drejt lirisë së Sokol Sanxhaktarit

19:28 : 16/07/2026

U plagos në aksidentin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari

19:14 : 16/07/2026

Kukësi përfshihet nga moti i keq, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në disa akse

19:08 : 16/07/2026

Tomorri: BE kërkon shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, investimet strategjike kanë tjetërsuar prona

19:02 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş