Marrja e pandehur nga SPAK, të numrit dy të qeverisë Rama, Belinda Balluku ka sjellë reagime edhe nga qytetarët e thjeshtë.
Gjatë emisionit të mëngjesit në News24, një qytetar ka telefonuar dhe ka thurur disa vargje për Ballukun, ku vinte në dukje vjedhjen e hapur dhe shpërdorimin e parave të shqiptarëve.
Mes rreshtash, me ironi nuk mungon pa përmendur edhe Edi Rama.
Poezia e qytetarit
Sa shpejt i rrëmbeve e nuk u ngute,
Paratë tona ku i fute?
Ku i çove moj, ku i zhduke?
Moj Belinda, moj balluke.
Poshtë fustanit mamasë, te tuneli i Llogarasë.
Hip e zbrit në Himarë, nga Thumana në Qafë Kashar
Lumenj parash ndarë nëpër rrugë,
Nga veriu deri në jug.
Mbyllni gojën mos bëni shamatë,
I ka ndarë me palloshin e gjatë.
Të plasin nga sytë ata që më kanë inat, nga Vermoshi në Lazarat.
Mua Berisha më thotë ‘Lubi’,
O buf i shpifur unë jam flori.
S’më prek shpatulla qime floku,
Jam vajzë Tirane lindur te Blloku.
Do vjedh në ajër, në ujë, në bregdet,
Më ka rritur partia me kimet.
Nuk m’i fut dot këmbët në një këpucë,
Jam balenë unë s’jam hardhucë.
Jam vetë e para në qeveri, do t’i ditën e zi.
S’mundet qeveria, as vetë Rama,
Po hyra në burg brenda është Rama.














