Një episod i pazakontë, por tepër domethënës, po qarkullon sot në rrjetet sociale: një turist italian ka shtuar në Google Maps një vendndodhje të re, duke e quajtur “Fiume di M*rda (Frogna a cielo aperto)”, që në shqip përkthehet “Lumi i m*tit (Kanal i hapur i ujërave të zeza)”. Vendndodhja ndodhet përgjatë lumit të Lanës, në zemër të Tiranës.
Rasti u publikua nga Kastriot Çipi, i cili ironizon propagandën zyrtare të qeverisë, sipas së cilës Shqipëria po shndërrohet në “Meka e Turizmit”, “Maldivet e Ballkanit”, “Kryeqyteti i Arkitekturës Europiane”, ndërsa një turist i huaj sheh dhe regjistron publikisht një realitet krejt tjetër.

Ndotja e Lanës, një problem i vjetër që s’ka marrë zgjidhje
Në foton satelitore të postuar në rrjet sociale shfaqet qartë segmenti ku turistit i ka rënë në sy ndotja dhe prania e ujërave të zeza të hapura.
Edhe pse Bashkia e Tiranës dhe qeveria kanë promovuar shpesh projekte shumë-milionëshe për “rivitabilizimin” e Lanës, realiteti në terren vijon të jetë alarmant: aromë e rëndë, ujë i ndotur, shkarkime kanalizimesh dhe mungesë totale e mirëmbajtjes.
Pikërisht ky kontrast midis propagandës dhe realitetit duket se ka shtyrë turistin italian që ta dokumentojë për botën e gjerë përmes Google Maps.
Sprucimet e marketingut qeveritar përplasen me sarkazmin e qytetarëve
Ndërsa në fjalimet e pushtetit Shqipëria shitet si “Meka e turizmit”, një i huaj e përjeton kryeqytetin ndryshe dhe e indeksion në hartat globale me një emër që është sa brutal aq edhe i sinqertë.
Në vend që të vizitojë një lum të pastër e një qytet modern, turisti është përballur me atë që ai e percepton si një kanal të hapur të ujërave të zeza dhe këtë e ka vulosur në platformën më të përdorur të navigimit në botë. Propaganda mban erë! Shqipëria, sipas Palloshit, po bëhet “Meka e Turizmit”, “Maldivet e Ballkanit”, “Kryeqyteti i Arkitekturës Europiane” e tërci vërci. Por për turistët e huaj, në këtë rast një italian, realiteti është paksa ndryshe. I ka shtuar një vendndodhje në Hartat Google, të cilin e ka pagëzuar siç shihet në foto.
/Publik.al














