Avokati Genci Gjokutaj ka bërë një thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme para Kryeministrisë, duke e cilësuar si një betejë për mbrojtjen e demokracisë.
Në reagimin e tij, Gjokutaj ka kritikuar demokratët e zhgënjyer që kanë paralajmëruar mungesën, duke i cilësuar si “dezertorë” në një moment që ai e përshkruan si “agonia e pushtetit dhe prag i rënies së tij”.
Sipas tij, mungesa e paralajmëruar nuk ka vlerë për protestën, por vetëm për kryeministrin dhe mbështetësit e tij.
“Protesta do të bëhet edhe më e fuqishme edhe me mungesat e paralajmëruara nga njerëz që betejat i bëjnë me kushte. Demokratët do të qëndrojnë për të mbajtur gjallë Demokracinë,” – u shpreh Gjokutaj.
Ai ka theksuar se protesta do të nisë nesër në orën 18:00 përpara Kryeministrisë, të cilën e cilësoi si të “pushtuar nga mafia”. Gjokutaj shtoi se qëllimi është të mos largohet askush deri në “rrëzimin e Neodiktaturës”.
Postimi:
Te nderuar Miq!
Po lexoj qe paska demokratë të zhgënjyer që nuk do të marrin pjesë nesër në protestë!
Ok! E drejta e tyre! Por mungesa e paralajmëruar nuk ka vlerë për protestën por për ata që nuk e duan atë! Pra për KM dhe taborrin e tij!
Protesta do të bëhet edhe më e fuqishme edhe me mungesat e paralajmëruara nga njerëz që betejat i bëjnë me kushte!
Demokratët do të qëndrojnë për të mbajtur gjallë Demokracinë!
Kush zhgënjehet në agoninë e Pushtetit dhe në prag të rënies së tij është dezertor!
Nesër në orën 18.00 përpara Kryeministrisë së pushtuar nga Mafia!
Për të mos u larguar deri në rrëzimin e Neodiktaturës! G














