Edison Tirana është personi që u qëllua mbrëmjen e sotme në Shkodër me 5 plumba në automjetin e tij teksa po lëvizte pranë rrethrrotullimit të Koplikut në Shkodër.
Policia njofton se 42-vjeçari, rreth orës 19:30, u paraqit në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër me dëmtime në kokë dhe trup.
Policia sqaron se 42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.
“Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Bericë.
42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.”– njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.














