Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali pasi u kap me 6 kilogramë kokainë dhe 18,100 euro në para të gatshme.
Droga dhe paratë u gjetën gjatë një kontrolli në kabinën e pagesës së autostradës Bari Nord, me ndihmën e qenit nuhatës, brenda makinës që vinte nga Osio Sopra.
Mediat italiane raportojnë se pas arrestimit, ai është dërguar në burgun e Barit dhe i nënshtrohet hetimeve të mëtejshme nga autoritetet italiane.














