Grupi Parlamentar i PS-së ka kërkuar përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi për 30 ditë.
Kjo kërkesë vjen pas deklaratës që Berisha bëri sot në kuvend për qëndrimin e ambasadorit Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore.
Berisha kritikoi ambasadorin Gonzato, ku e akuzoi se po “imponon bindjet e tij personale” në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore, deklaratë kjo e cila nuk është pritur mirë as nga Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, e cila tregoi edhe një herë zellin për të mbrojtur idetë e qeverisë Rama.
Projekt ligji për barazinë gjinore pritet të votohet këtë të enjte nga ligjvënësit, teksa opozita është shprehur se nuk do ta votojë.














