Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Monza, Itali, pasi u kap me 10 kilogramë kokainë të fshehur në bagazhin e makinës së tij. Arrestimi u bë të mërkurën e kaluar me firmën e prokurorisë së Monzës, ndërsa i riu akuzohet për posedim droge me qëllim shpërndarjeje. Ai kishte edhe precedentë të mëparshëm për vjedhje dhe pastrim të sendeve të vjedhura.
Makina, pronë e një shtetaseje italiane nga Sirakuza, dyshohet se shërbente si “prestanome”, ndërkohë që ndaj saj ishin marrë masa administrative.
Gjatë ndalimit, shqiptari tentoi të largohej në këmbë, duke lënë motorin e makinës ndezur. Kontrolli i mjetit zbuloi parregullsi në bagazh, i cili dukej më i ngritur se zakonisht, ndërsa tapiceria anësore ishte prerë dhe ngjitur keq.
Pas heqjes së panelit të dyshemesë, policia zbuloi një ndarje të fshehtë, brenda së cilës ishin vendosur në mënyrë të koduar 9 pako kokainë, me një peshë totale mbi 10 kilogramë, sipas raportimeve të agjencisë italiane ANSA.













