• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“U rrëmbeva si kryebashkiaku i Medellin”, Veliaj në Kushtetuese: Vendimi nga Këshilli te Presidenti për 8 orë

12:07 : 31/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Në seancën publike në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj akuzoi qeverinë për një proces të nxituar dhe politikisht të motivuar, që sipas tij krijon një precedent  me “zgjedhje nga rrëmbimi”.

Ai ironizoi lëvizjet e ndërmarra teksa tha se brenda 8 orësh u morën 8 vendime nga propozimi i Këshillit Bashkiak, kalimi te Prefektura më pas kalimi në Këshillin e Ministrave, ku edhe u vendos për shkarkimin e tij, e deri te dekreti i presidentit për zgjedhjet.

Gjithashtu ai krahasoi rastin e tij me një ngjarje në Medellin të Kolumbisë, ku rrëmbimi i një kryetari bashkie solli ndryshime të menjëhershme politike, dhe paralajmëroi se shpejtësia me të cilën u morën vendimet (nga Këshilli Bashkiak deri te dekreti presidencial) është e paprecedentë për Shqipërinë

“Në 10 vitet e eksperiencës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ka dy mënyra se si thirret Këshilli.

Ose e thërret kryetari i bashkisë për vendimet e veta, qofshin nga ato që janë rutinë, ndihma ekonomike, pagesat e qirave mujore, apo në vendime të rëndësishme siç janë buxheti.

Lexo edhe:

Koka: Veliaj po negocion fatin juridik, politikisht është i vulosur nga Rama

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

Ka dhe një mënyrë tjetër kur e thërret Këshillin. Kur e thërret kryetari, është kryetari që fton Këshillin. Kur e thërret Këshilli, Këshilli duhet të ftojë kryetarin.

Me shumë respekt dua vetëm t’ju korrigjoj pak në pyetjen tuaj, nuk kam marrë përgjigje nga Këshilli. Kam marrë përgjigje nga sekretari i Këshillit që nuk është anëtar i Këshillit Bashkiak. Dhe nuk është autorizuar nga Këshilli.

Këshilli duhet të votonte për këtë ftesë. Sepse Këshilli mund të mblidhet dhe vetë, por në këtë rast kur gjykohet kryetari i bashkisë duhet të merrte një votë, duhet të merrte një votim Këshilli Bashkiak për këtë ftesë dhe nuk mund ta linte këtë në një komunikim me sekretarin e Këshillit që nuk është as i zgjedhur, është thjesht administrativ.

Kështu që në këtë sens është shkelur, as nuk jam njoftuar, të shohësh nga televizori i burgut që po mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Tani të flas me shumë respekt dhe solemnitet për gjykatën, po flas më shumë si në një gjuhë të thjeshtë, ta kuptojnë të gjithë njerëzit. Unë nuk kam parë një efiçencë me tetë vendime administrative brenda tetë orëve të orarit të punës. Nga ora 9 deri në 4. Domethënë një efiçencë që unë e kam kërkuar për ndihmë ekonomike, kam kërkuar Këshillin për lloj-lloj situatash që duhet të lutesha ‘aman t’ju japim ndihmë këtyre njerëzve që s’mbyllin dot muajin’.

Një efiçencë shembullore që fillon me Këshillin Bashkiak dhe mbaron me dekretin e presidentit, është mbresëlënëse për efiçencën e shtetit tonë. Ne kemi pasur situata të tmerrshme katastrofike, pandemia, tërmeti, dhe s’kanë kaluar me një shpejtësi kaq të madhe nga një vendim në orë, në tetë orët e tetë vendimeve që janë marrë atë ditë.

Nga Këshilli te prefektura, te Këshilli i Ministrave, te Avokatura e Shtetit, te presidenti e kështu me radhë. Kështu që në këtë sens, ky është fshati që duket, nuk ka nevojë për kallauz unë t’i them, sepse kjo kuptohet shumë qartë që më është mohuar njoftimi, më është mohuar ftesa, më është mohuar e drejta për të qenë aty.

A do kisha fuqi t’i ndryshoja mendimin e tyre? Këtë s’kemi si ta zbulojmë për sa kohë që nuk ma dhanë këtë mundësi. Unë besoj që fjalët kanë peshë. Dhe unë besoj që kur njerëzve u jepet mundësia që të shprehen, në të kundërt diferenca do të ishte, ju keni bërë diferencë me këtë vendim sot. Diferenca që keni bërë është ‘ja si bëhet një proces kur ne i dëgjojmë palët’.

Dhe unë besoj që për njerëz, prandaj thashë, thyerja më e rëndë e jetës time se më u bë nga njerëz që e dinin përditë përkushtimin tim. Dhe që ju lutesha të vinit për vendime sepse Tirana siç e keni parë ka qenë një kantier këto 10 vite. Dhe prandaj them, efiçenca me të cilën shkoi nga padrejtësia në padrejtësi, me një ritëm dhe një shpejtësi të jashtëzakonshme, ishte thellësisht mbresëlënëse. Dhe për këtë them, nuk e di si do të ishte vendimi i tyre nëse do t’i shikoja në sy dhe do t’ju kujtoja pikërisht këto skenarë.

Edhe ndoshta do t’ju kujtoja dhe faktin që nesër mund të jenë ata viktimë e kësaj padrejtësie. Nesër dikush, ju jap vetëm një shembull, prej punës që kam pasur kryetari i bashkisë së Medelinit, u rrëmbye nga një organizatë terroriste, FARC.

Dhe pastaj plasi si modë që po të rrëmbehej një kryetar bashkie, krijohen zgjedhje dhe pastaj mund ndoshta të vësh atë që do ti nëse s’ia qëllove me atë që rrëmbeve. Pra hapet një precedent që mund të shkojë në fantazi nga më ekstremet deri te padrejtësia që është rasti im konkret,” tha Veliaj.

 

Etiketa: Erion VeliajGjykata Kushtetuese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Koka: Veliaj po negocion fatin juridik, politikisht është i vulosur nga Rama

19:17 : 31/10/2025
AKTUALITET

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Standard i dyfishtë”/ Veliaj: Në Rrogozhinë kryetari i dënuar qëndron në detyrë, unë u shkarkova

16:38 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rusmali i nxjerr “kthetrat” Kushtetueses: Shkarkimi nuk është kompetencë e juaja

14:15 : 31/10/2025
AKTUALITET

‘Ushtarja’ e Ramës në Kushtetuese: Shkarkimi i Veliajt është ligjor (LIVE)

13:48 : 31/10/2025
AKTUALITET

Ndërpritet seanca në Kushtetuese për Erion Veliaj, ja kur do të rinisë

12:41 : 31/10/2025
Para

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

TË GJITHA

Balluku nën hetim/ Bardhi: Vodhi 50 milionë euro te Tuneli i Llogarasë! Duhet të shkarkohet

19:24 : 31/10/2025

Koka: Veliaj po negocion fatin juridik, politikisht është i vulosur nga Rama

19:17 : 31/10/2025

Pasi u mor e pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shkon në Kryeministri

19:17 : 31/10/2025

Vdekja e Fatos Nanos, Berisha: Personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit

19:14 : 31/10/2025

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025

Ndërtimet pa leje në Shëngjin/ Gjykata u lehtëson masat e sigurisë të akuzuarve, nuk mbetet asnjë në qeli

18:50 : 31/10/2025

Balluku merret e pandehur nga SPAK, Jorida Tabaku: Të japë dorëheqjen!

18:42 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com