Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumit e 9-të të “Future Investment Initiative” në Riad, ku nuk kurseu kritikat për Evropën, duke thënë se kontinentit i mungon një plan paqeje dhe se fjala ‘nuklear’ është bërë e zakonshme.
“Evropa duhet të marrë një dush përulësie,” – deklaroi Rama, duke sugjeruar se Perëndimi ka humbur vizionin dhe sensin e masës.
Rama kritikon Evropën për mungesë vizioni dhe imagjinatë, Shqipëria ende ëndërron t’i bashkohet Bashkimit Europian. Ëndërr që Rama nuk nguri ti mëshonte gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 majit, madje e gjithë fushata e socialistëve u rrotullua rreth yllit europian.
Në të njëjtin forum, Rama lavdëroi Arabinë Saudite për transformimin e saj, duke e quajtur “Firence 2.0”, dhe theksoi lidhjen mes bukurisë dhe prosperitetit.
Megjithatë, ndërsa admiron “imazhin e ri” të Gjirit Arabik, kritika ndaj Evropës bie në kontrast me pritshmëritë e Shqipërisë për të ardhmen europiane.














