• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Sot mbahet në Kuvend seanca për qeverinë, a i ka Albin Kurti votat e nevojshme?

08:18 : 26/10/2025
në RAJONI

Albin Kurti do ta paraqesë para deputetëve këtë të diel (26 Tetor), përbërjen e kabinetit qeveritar që synon ta ndërtojë, e edhe programin e qeverisë. Por, është mandatari i parë për kryeministër që del të “matet” në seancë, pa e siguruar paraprakisht shumicën.

Lëvizjes Vetëvendosje së cilës i prin Kurti, i duhen së paku edhe pesë vota që të sigurojë minimumin e nevojshëm prej 61 votash për votimin e suksesshëm të Qeverisë së re të Kosovës.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, kjo parti ka siguruar 48 ulëse në Kuvend. Përkrahje ka edhe prej shtatë deputetëve të komuniteteve pakicë joserbe, si dhe të Nenad Rashiçit.

Një ditë para mbajtjes së seancës për formimin e Qeverisë së re, mandatari për kryeministër nuk ka treguar nëse i ka siguruar votat shumicën e votave në Kuvendin që përbëhet prej 120 deputetësh. Pas një aktiviteti që ka zhvilluar gjatë ditës, ai është pyetur nga gazetarët për marrëveshje të mundshme koalicioni, por nuk është përgjigjur.

Seanca plenare është paraparë të mbahet sot nga ora 10:00.

Lexo edhe:

EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë

Nesër sprova e Kurtit! Vetëvendosja pa votat e mjaftueshme për qeverinë e re, opozita i mbyll dyert e koalicionit

Në Lëvizjen Vetëvendosje e kanë përjashtuar mundësinë e bisedimeve me subjektin e dytë për kah fuqia e votës, ndërkohë, Partinë Demokratike e Kosovës (PDK) e ka lënë derën hapur për bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe me Nismën Socialdemokrate.

Por, në LDK e kanë refuzuar çdo lloj bashkëpunimi. E këtë e ka konfirmuar sërish të shtunën deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami.

“Mua nuk më ka kontaktuar askush nga Lëvizja Vetëvendosje, teksa anëtarët e tjerë të partisë nuk i kam pyetur. Por qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar”, ka thënë Bajrami, një prej kritikeve më të mëdha të Vetëvendosjes dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

E, Fatmir Limaj, kryetar i Nismës, ka konfirmuar këtë javë se nuk do të votojë për Qeverinë Kurti 3. Ai ka qenë ndër politikanët që ka negociuar me Kurtin për marrëveshje koalicioni, por sipas zyrtarëve të Vetëvendosjes, kërkesa e tij ka qenë e papranueshme. Limaj, partia e të cilit ka tre deputetë në këtë legjislaturë, nuk ka kërkuar hise në qeveri, por vetëm postin e kryeparlamentarit. Ndërkaq, Vetëvendosja ia ka ofruar atë të nënkryetarit të Kuvendit dhe dy pozita zëvendësministri.

Në të gjitha proceset e deritashme të formimit të qeverisë, që nga viti 2001, mandatarët janë zgjedhur me shumicë votash me të parën në propozim: Bajram Rexhepi në 2002-n, Ramush Haradinaj në 2004-n, Bajram Kosumi në 2005-n, Agim Çeku në 2006-ën, Hashim Thaçi në 2008-n dhe 2010-n, Isa Mustafa në 2014-n, Ramush Haradinaj në 2017-n, Albin Kurti në 2020-n dhe 2021-n, si dhe Avdullah Hoti në 2020-ën. Votimi për Hotin u kontestua, meqë rezultoi se një deputet nuk kishte të drejtë të zgjidhej, e për rrjedhojë vota e tij që ishte përcaktuese për zgjedhjen, u konsiderua jokushtetuese.

Për vështirësi në formimin e Qeverisë, Kurti ka folur më herët në një tubim me diasporën në Londër.

“Këto ditët e mbetura jemi duke komunikuar, jemi duke biseduar. Nuk është e lehtë sepse nuk di se si tu shpjegoj… Pak e keni ndje dhe ju vet por është intosikuar atmosfera. Ka shumë xhelozi e inate, më shumë se ide, punë e pasion, por jemi ku jemi tash këtu. Do të përpiqemi ta bëjmë qeverinë, por si duket alternativa do të shkojmë në zgjedhje prapë”, ka thënë ai.

Por, profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, vlerëson se problemi qëndron tek Vetëvendosja, së cilës subjektet e tjera ngurrojnë t’i bashkohen në qeverisje.

“Më duket që Kurti ose po e bën qëllimshëm, ose e ka humbur kuptimin pse qëndron aty. Qe 10 muaj diskutojmë a janë numrat, a s’janë”, ka thënë ai.

Kushtetuta parasheh që në rast se përbërja e propozuar e Qeverisë nuk e merr shumicën, atëherë presidenti duhet që brenda dhjetë ditësh ta emërojë një mandatar të dytë. Bazuar në aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, caktohet mandatari nga cilado parti që dëshmon se e ka shumicën në Kuvend. Por, edhe partitë oponente të Vetëvendosjes, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, kanë shprehur qëndrimin se nuk kanë vota dhe nuk kanë arritur të sigurojnë shumicën, për ta lënë jashtë qeverisë LVV-në.

Presidentja Vjosa Osmani, në një intervistë për Deutsche Welle në gjuhën shqipe, ka paralajmëruar se do t’i ftojë të gjitha partitë për konsultime, në rast se formimi i qeverisë dështon të dielën.

“Nëse s’ka marrëveshje, si presidente, do t’i ftoj të gjitha partitë politike nëse ka mundësi që dikush të krijojë shumicën. Mendoj se është herët të flasim për zgjedhje të jashtëzakonshme, por është alternativë nëse nuk krijohet shumica”, ka thënë Osmani.

Edhe mandatari i dytë, në rast të emërimit, do t’i ketë 15 ditë kohë për t’ia propozuar Kuvendit përbërjen e Qeverisë dhe programin e saj. Nëse as kjo përpjekje nuk rezulton me sukses, presidenti shpall zgjedhje të reja të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga dita e shpalljes.

Dinamika politike mund të ndikohet edhe nga një vendim eventual i Gjykatës Kushtetuese, lidhur me ankesën e Listës Serbe për moszgjedhjen e asnjërit prej 9 deputetëve të saj nënkryetar Kuvendi. Në rast se deri të dielën Kushtetuesja vendos masë të përkohshme, Kuvendi nuk mund të marrë veprime në funksion të formimit të qeverisë.

Shkaku i dallimeve politike, edhe konstituimi i Kuvendit është bërë tek para dy javësh, ndonëse zgjedhjet janë mbajtur në fillim të shkurtit./Koha.net

Etiketa: albin kurtikosovekuvendqeveriavotat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë

08:53 : 26/10/2025
RAJONI

Nesër sprova e Kurtit! Vetëvendosja pa votat e mjaftueshme për qeverinë e re, opozita i mbyll dyert e koalicionit

20:18 : 25/10/2025
AKTUALITET

‘Zgjedhorja’ dhe ‘Territorialja’, zbardhen qëndrimet në mbledhjen e grupit të PD

12:18 : 25/10/2025
RAJONI

Osmani: Nëse s’ka marrëveshje për qeverinë, do të ftoj partitë për krijimin e shumicës

21:07 : 24/10/2025
RAJONI

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi keq!

17:14 : 24/10/2025
AKTUALITET

Reforma Territoriale/ Publikohet projektvendimi i dakordësuar mes palëve, ja çfarë parashikon

14:57 : 24/10/2025
Para

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

TË GJITHA

FOTO/ Motori përplaset me makinën në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur

10:09 : 26/10/2025

Izraeli godet sërish Gazën, dronët dhe tanket rrisin tensionet

09:54 : 26/10/2025

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025

Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI)

09:29 : 26/10/2025

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

09:04 : 26/10/2025

EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë

08:53 : 26/10/2025

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com