• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit një farsë, Bardhi: Balluku shembulli më flagrant i shkeljeve demokratike

18:49 : 24/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se raporti final i OSBE/ODIHR-it konfirmon se zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin një farsë elektorale. Sipas Bardhit, shembulli më flagrant i kësaj farsë është qarku i Fierit, ku drejtuesja politike e Partisë Socialiste, Belinda Balluku, përmendet për shkelje të rënda të standardeve demokratike.

Raporti ndërkombëtar evidenton përdorimin e burimeve administrative dhe ndikimin institucional nga partia në pushtet, frikësimin e mbështetësve të opozitës dhe keqpërdorimin e rrjeteve të patronazhimit. OSBE/ODIHR gjithashtu raporton për blerje votash, përpjekje për të ndikuar te votuesit vulnerabël dhe përfshirjen e elementëve kriminalë në disa zona.

Bardhi thekson se në Fier, Balluku dhe ekipi i saj elektorale përdorën administratën publike, Policinë e Shtetit dhe lidhje me elementë kriminalë për të intimiduar dhe frikësuar qytetarët, duke ndikuar në pjesëmarrjen dhe lirinë e votuesve. Sipas raportit, ka pasur presion ndaj punonjësve të sektorit publik për të marrë pjesë në aktivitete elektorale dhe për të dhënë informacion mbi familjarët ose miqtë që jetojnë jashtë vendit.

Postimi i plotë:

Raporti final i OSBE/ODIHR-it fakton pa asnjë ekuivok se zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin një farsë e plotë elektorale. Vëzhguesit ndërkombëtarë konfirmojnë se “Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative dhe ndikimit institucional, duke e zhdukur vijën ndarëse midis shtetit dhe partisë. U vunë re akuza për ushtrimin e presionit ndaj punonjësve publikë, raste të frikësimit të mbështetësve të opozitës dhe keqpërdorimi i rrjeteve të patronazhimit, gjë që nuk përputhet me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera shqetësuese përfshinin raportime për blerje votash, përpjekje për të ndikuar padrejtësisht te votuesit vulnerabël dhe ndikimin e elementëve kriminalë në zgjedhje në disa zona të vendit.”.

Lexo edhe:

Balluku e pandehur nga SPAK, Rama: Shiu ka punën e vet, ne tonën!

Si i fshehu Balluku ankesat e kompanive dhe favorizoi turqit

Shembulli më flagrant i farsës elektorale të 11 majit është qarku i Fierit dhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste Belinda Balluku, e cila sillet në raport në shumë raste për të ilustruar shkeljet e rënda të standardeve demokratike të zgjedhjeve.

Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatojnë se “Numri më i lartë i eventeve publike u regjistrua në bashkitë e qarkut Fier, ku Zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku ishte drejtuese politike e PS-së. Ka pasur akuza dhe raportime të dorës së parë nga punonjës bashkie që u është ushtruar presion nga eprorët e tyre për të marrë pjesë në aktivitete elektorale të Partisë Socialiste në Fier. Ka pasur akuza për presion ndaj punonjësve të sektorit publik që të japin informacione për familjarët ose miqtë e tyre që jetojnë jashtë vendit në Fier. Ka pasur raportime të dorës së parë për kërcënime në Fier. Gjithashtu ka pasur akuza se votues të ndryshëm janë ndaluar nga pjesëmarrja në aktivitete të partive opozitare nga frika e ndëshkimit. Për më tepër, janë raportuar akuza për frikësim të votuesve nga Policia në Fier.”

Belinda Balluku dhe banda e saj elektorale përdorën burimet shtetërore, administratën publike, Policinë e Shtetit dhe grupet kriminale për të intimiduar, kërcënuar dhe frikësuar me qëllim për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve të Fierit brenda dhe jashtë vendit. Raporti final i OSBE/ODIHR-it është një shuplakë e fortë edhe për task forcën SPAK-KQZ-Prokuroria e Përgjithshme, e cila dështoi të konstatonte shkeljet e rënda të ligjit të Belinda Ballukut dhe bandës së saj elektorale, që u panë me sy të lirë nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe kushdo që nuk ishin zënë sytë nga hija e zezë e korrupsionit dhe krimit të organizuar që sjell më vete Belinda Balluku kudo që shkon.

Zgjedhjet e lira dhe të barabarta janë burimi i legjitimitetit demokratik të Parlamentit dhe Qeverisë. Raporti final i OSBE/ODIHR-it provon se zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të barabarta, e për rrjedhojë ato nuk kishin si të prodhonin institucione legjitime. Asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një Parlament dhe Qeveri jolegjitime, prandaj është detyrë jonë tashmë, e Partisë Demokratike, e opozitës, e shoqërisë civile, medias së lirë, qytetarëve të ndershëm që të bëjmë çdo përpjekje, çdo sakrificë, çdo betejë për largimin një orë e më parë të Qeverisë më ilegjitime në 30 vite dhe bëjmë të mundur rotacionin politik përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Etiketa: belinda ballukugazment bardhiosbe/odihrPDspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku e pandehur nga SPAK, Rama: Shiu ka punën e vet, ne tonën!

21:39 : 13/11/2025
AKTUALITET

Si i fshehu Balluku ankesat e kompanive dhe favorizoi turqit

20:45 : 13/11/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

15:59 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Balluku po mbrohet hapur”/ Bardhi: Ja dallimi mes moralit europian dhe korrupsionit qeveritar shqiptar

15:39 : 13/11/2025
AKTUALITET

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, Rama-Balluku shtyjnë sërish ndërtimin e Porto Romanos

15:23 : 13/11/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

13:54 : 13/11/2025
Para

Kaloi "gardhin" për t'u bërë nënkryetare bashkie/ Nikollo: Pas primareve, më përjashtuan nga PD

TË GJITHA

Puna para orës 8 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

23:02 : 13/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, 14 nëntor 2025

22:55 : 13/11/2025

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025

“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

22:28 : 13/11/2025

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

22:16 : 13/11/2025

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

22:04 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com