• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banorët e Tiranës pa ujë: Vjen vetëm dy herë në ditë, nga një orë!

20:40 : 16/10/2025
në AKTUALITET

Në Tiranën që shpreson të bëhet kryeqytet i një vendi anëtar të Bashkimit Europian brenda 5 vjetësh, banorët vazhdojnë ta matin me pika ujin që del nga rubineti i shtëpive të tyre, ndonëse vera e thatë kaloi.

Nga Selita në Laprakë, nga Kinostudio në Kombinat, të gjitha lagjet vuajnë mungesën kronike të ujit.

Selita është një tjetër zonë e Tiranës që vuan mungesën e theksuar të ujit të pijshëm. Banorët thonë se furnizohen me ujë jo më shumë se 1 orë në ditë. Kjo situatë vazhdon prej disa muajsh dhe nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, pavarësisht ankesave të shumta.

“Unë nuk kam asnjë pikë ujë. Gjithë verën kemi vuajtur. Jemi dy vetë, po të ishim më shumë do ishim menderosur, më fal për shprehjen.”

“S’ka ardhur sot.”

Lexo edhe:

Shfrytëzonte 2 shtetase kineze si punonjëse s*ksi, arrestohet tutorja 47-vjeçare në Tiranë!

“Me praktikantet e bëmë treshe, kam qejf të shkoj me ty”, mjeku i fut duart pacientes

“Me orar si të vijë. Unë s’kam ujë.”

“Vetëm duke blerë ujë. Mos ketë ujë në këtë kohë, aman mor Zot.”

Në zonën e Selitës situata është përkeqësuar muajt e fundit. Banorët nuk arrijnë të mbushin as depozitat.

“Në 6 të mëngjesit dhe pasdite. Na duhet ujë. Ka 1 vit kështu.“

“Në mëngjes vjen në 6, ikën në orën 7.”

“Premtime ka shumë. Na thanë 24 orë, s’kemi as 3 orë. Shumë herë mbetemi pa ujë.”

Se kur vjen uji, askush s’e di në mbarë Tiranën. Banorëve u duhet të zgjohen orar e pa orar për të mbushur bidonat dhe për të ndezur motopompat e zhurmshme, pasi ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës refuzon me indiferencë të publikojë oraret.

Gazetarja: Ju i dini oraret kur vjen uji?

Qytetari: Jo, nuk i dimë. Në momentin që s’ka, mbetemi pa ujë, e vështirë është. Problemi është se s’kemi ujë të lajmë sytë në mëngjes. Në mëngjes që gjëmojnë pompat si mitralozat e ’97, situata është e vështirë.

Qytetarja: Ka 1 muaj që ka probleme uji shumë. Këtu vjen me shumë pakicë, në mëngjes 15 minuta dhe në darkë shumë pak. Tani nuk vjen asnjë pikë. Një lavatriçe do tre ditë të mbarojë, ikën uji menjëherë. Unë s’kam as pompë. Kemi probleme shumë. E gjithë lagja ankohet.

Mungesën e ujit e vuajnë prej kohësh edhe banorët e Laprakës. Uji vjen vetëm 2 herë në ditë në një nga zonat më të populluara të Tiranës. Edhe këta banorë nuk marrin më shumë se 1 orë ujë në ditë.

“Një herë në mëngjes, një herë në darkë, maksimumi gjysmë ore. Ka tre muaj kështu. Ka raste që në darkë s’e hapin fare.”

“Ka probleme, nuk ka ujë. Në mëngjes, në darkë, 1 orë jo më shumë.”

Gazetarja: Si ia bëni ju për të siguruar ujin?
Qytetari: Po kështu, me bojlera. E blejmë. Shumë i kushtueshëm është.

“Nuk ka rregullsi. Ca kanë, ca s’kanë. Kur s’ka, ça të marrë pompa. Edhe instalimet të amortizuara.”

“Me depozita, kemi edhe puse.”

“Unë jam me fëmijë të vegjël dhe më duhet uji. Natën s’ka fare, thuajse. Detyrohem të mbush këto bidonat 10 litra që të kem ujë për të derdhur. Duhet të lë shumë punë pas dore që të mbush ujë.“

Banorët ankohen edhe për cilësinë e ujit që vjen në rubinet.

“Është shumë i pistë, i qelbur fare. Ne kemi vënë filtrin dhe është bllokuar disa herë. Kam 5 vjet që jetoj në Laprakë dhe po kjo situatë.”

Për të siguruar ujin për të plotësuar nevojat e tyre, banorët detyrohen ta blejnë tek operatorët privatë që e tregtojnë me autobotë dhe akuzojnë UKT se po e stimulon këtë biznes prej kohësh.

“Këta me makina që vijnë, thonë është ujë Selite. Kush të le ty të futesh në depot e Selitës?“

Teksa Tirana thahet, në rezervuarin e Bovillës, nga ku ajo furnizohet, ka ujë me shumicë. Niveli aktual është ndër më të lartët ndër vite, por problemi qëndron te menaxhimi, siç është shprehur me kritika së fundi vetë kryeministri Rama.

Me një qytet që po zgjerohet me shpejtësi dhe me një ndërmarrje që nuk u përgjigjet dot as nevojave minimale, situata pritet të përkeqësohet, siç është përkeqësuar në vijimësi vitet e fundit, aq sa këtë verë UKT e shndërroi Tiranën në lajm botëror, pasi la pa ujë edhe familjet e ambasadorëve të akredituar në Tiranë.

/Tv Klan

Etiketa: banorettiranaTiraneuje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shfrytëzonte 2 shtetase kineze si punonjëse s*ksi, arrestohet tutorja 47-vjeçare në Tiranë!

08:50 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Me praktikantet e bëmë treshe, kam qejf të shkoj me ty”, mjeku i fut duart pacientes

21:16 : 05/11/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, hidhet nga pallati

08:36 : 05/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

08:06 : 05/11/2025
AKTUALITET

Zvarritja në gjykatë lë pa shtëpi 30 familjet krutane, Apeli mban pezull procesin ndaj Nikolin Lleshit

20:48 : 04/11/2025
AKTUALITET

AKU hesht! Analizat konfirmojnë praninë e Akticlic në mandarina

20:07 : 04/11/2025
Para

Çmontohet organizata shqiptaro-kineze në Spanjë, trafikon 50 mln euro në vit për drogë

TË GJITHA

Afera e tunelit të Llogarasë’! Takimi në Aruba, ura që s’u ndërtua kurrë, e kompania fiktive që mori 7.5 mln €

09:07 : 06/11/2025

Kaos i përditshëm me trafikun në Kamëz, a po e bllokon Neritan Buzi qëllimisht rrugën? VIDEO

09:00 : 06/11/2025

Shfrytëzonte 2 shtetase kineze si punonjëse s*ksi, arrestohet tutorja 47-vjeçare në Tiranë!

08:50 : 06/11/2025

Fitoi bashkinë e New Yorkut, por Mamdani nuk mund të bëhet kurrë president i SHBA-së! Arsyeja

08:43 : 06/11/2025

Kuçovë/ Sekuestrohen armë, municion dhe drogë, në pranga dy persona

08:33 : 06/11/2025

U ngacmua seksualisht gjatë një tubimi, reagon presidentja e Meksikës

08:27 : 06/11/2025

“Të shikojmë ç’do bëjnë komunistët”, Trump: Duam që Nju Jorku të ketë sukses

08:21 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com