• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtari vendosi në favor të tyre/ Familjet: U vra për të drejtën tonë, xhaxha e nipi të dënohen përjetë!

19:34 : 06/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Familjet që ishin në konflikt pronësie me Gjon Shkambin janë tronditur sot nga lajmi i vrasjes së gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, i cili vendosi në favor të tyre, por u ekzekutua nga nipi i personit që pretendonte pronësinë e godinës, Elvis Shkambi.

Teksa shprehin ngushëllimet për familjen Kalaja, ata thonë se do të dëshironin të ishin edhe në varrim. Gjithashtu tregojnë kalvarin 15 vjeçar të gjyqeve, edhe pse për shtëpitë kishin dokumentacione të rregullta.

“Sot ishte gjyqi i Apelit, i fundit, gjyqi na ka dhënë ne të drejtë, tani u bë si u bë… për të gjithë ka qenë vendimi, për të gjithë. Vendimin e mori, janë 30 e ca familje. A më vjen keq për gjyqtarin? Sigurisht, ka vdekur për ne (përlotet). Se është edhe shkodran. Nuk ka vdek për veten, ka vdek pë të drejtën që ka pasur ai dhe për të drejtën tonë dhe s’na la që të na nxirrnin jashtë, se na ka lejuar shteti”, thotë një prej banorëve i përlotur për rastin.

Kurse Shuke Pepniku rrëfen edhe kalvarin e gjatë të vuajtjeve e gjyqeve nga familja Shkambi, duke nënvizuar se mund të kishte qenë edhe burri i saj që të kishte mbetur viktimë në atë sallë. Ajo kërkon dënimin me të gjithë forcën e ligjit të xhaxhait dhe nipit autor.

“Unë jam Shuke Pepniku, në banesën që jetoj ja kam blerë shtëpinë Gjon Shkambit më 1996, Bashkia ia ka dhënë atij personit më 1993, s’ka nevojë me e çu më gjatë këtë muhabet. Gjon Shkambi e ka shit vetë dhe kemi qenë 15 vite gjyqeve, edhe pse e ka shitur vetë, jemi të rregullt me drita, ujë dokumente etj. Rëndësi ka që jemi shqetësuar shumë për vdekjen e gjyqtarit. Na vjen shumë keq, ngushëllime familjes së tij. Na vjen keq për komshitë që ndodhën aty e u plagosën, mund të ndodhej edhe burri im ay, sepse herën e kaluar bashkë me avokatin por këtë herë nuk shkoi dot sepse kishte disa probleme me fadromën që ka qenë këtu.

Lexo edhe:

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj

U vra në sallën e gjyqit/ Shoqata e Gjyqtarëve kërkon që Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Dëshira jonë është me marrë pjesë edhe në varrimin e tij, edhe pse s’na e kishte borxh dhe na ka dhënë vendimin që e di se është i drejtë, jo se është për ne. Gjon Shkambi meriton burg përjetë, bashkë me nipin, për atë që ka bërë, se e ka vrarë ai apo nipi, të dy e kanë bërë. Është e vështirë me hy brena me armë Gjoni, se si hyri brenda. Me vjen shumë keq për gjyqtarin se i shkoi jeta, edhe për familjen e tij dhe komshinë tonë. Ishalla drejtësia dhe zoti dënojnë Gjon Shkambin se na ka bërë për mos me na dal kush para syve”.

Një tjetër banor u shpreh se Bashkia dhe Hipoteka kishin bërë rrëmujë çështjen dhe në mënyrë të gabuar, duke theksuar se ajo ishte pronë shtetërore dhe jo private, kurse familja Shkambi i kishte humbur gjyqet.

“Fitimi i pronës dihet se është bërë në mënyrë të gabuar. Bashkia, hipoteka e kanë bërë këtë rrëmujë. Hipoteka e ka regjistruar. Pa vendim të Këshillit Bashkiak, si me qenë në hava. Kjo është pronë e shtetit, i kanë bërë me letra kot. Gjyqet i ka humbur ky. Nuk ka dokumente me nxjerr njerëz jashtë, as vendim, ka bërë manovrime. Ne nuk kemi vendim gjykatë me dal jashtë, asnjë lloj vendimi. Që në 2012 kemi nëpër seanca. Ka ardhur për të hyrë më forcë, por nuk ka mundur të futet. Fajin e ka Bashkia dhe Hipoteka. Konflikti vazhdon edhe sot”.

Familjet shprehen se prej vitit 2012 ata enden gjyqeve për të drejtën e tyre dhe nën rrezikun e nxjerrjes në rrugë, madje edhe nën presione dhe kërcënime të familjes Shkambi.

“Që nga 2012 na ka çuar nëpër gjyqe. Na ka bërë presione, kemi këtu që prej 30 vitesh. Të gjitha fajet i ka shteti. Shteti na i ka dhënë ne, ia ka dhënë edhe atij. Shteti i ka fajet”, thotë një tjetër banor.

Por sipas tyre, Gjon Shkambi ka shkuar deri tek kërcënimet me armë, kurse shteti ka qenë pasiv ndaj ankesave dhe denoncimeve të tyre të përsëritura.

“Ngushëllime familjes së tij, na ka ardhur shumë keq për gjyqtarin. Këto punë i ka bërë Lorenc Luka, që ka dhënë leje me u privatizu pa vendim të këshillit bashkiak. Kemi bërë një gjyq, e kemi fituar, e kanë çuar në Apel, e kanë kthyer për falsifikim dokumentesh. Gjon Shkambi ka ardhur këtu i armatosur, ka ardhur policia, i kemi thënë që e ka armën në makinë as që e kanë çarë kokën policët, as për ta arrestuar. Fajin e ka shteti. Ata nuk kanë pronë në Shkodër, është vendim i gjykatës. I kanë humbur të gjitha gjyqet sepse nuk kanë dokumente, i kanë të falsifikuara. Me pas dokumente ia kishim lëshuar vetë”, tregon banori.

Etiketa: Astrit KalajaElvis ShkambiGjon Shkambigjyqtarivrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj

11:03 : 14/07/2026
AKTUALITET

U vra në sallën e gjyqit/ Shoqata e Gjyqtarëve kërkon që Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

12:39 : 08/07/2026
AKTUALITET

Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, Prokuroria kërkon ekspertizën e 4 kompjuterëve të autorit

11:49 : 29/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit, Apeli kërkon raport psikologjik për autorin dhe të plagosurin Luis Meçe

11:26 : 29/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Hetimi “peng” i aktekspertimit të celularit të Elvis Shkambit

13:48 : 27/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve! 40-vjeçari: Nuk kam lidhje

09:47 : 23/06/2026
Para

Vrasja e gjyqtarit Kalaja pasqyrohet nga mediat ndërkombëtare: Tronditje në Shqipëri

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş