Me nisjen e fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, Edi Rama është rikthyer tek “memet”, si “armën” e tij më të fortë për të goditur kundërshtarët politikë.
Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto që tregon një ambient të degës numër 1 të demokratëve në Tiranë, e cila ka dalë në shitje. “Shitet dyqani”, shkruhet në derën e kësaj njësie, teksa Rama foton e shoqëron me disa emoji.
Postimi i Ramës ka ngjallur komente të shumta, por nuk ka vonuar as përgjigja nga opozita. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është përgjigjur me të njëjtën monedhë.
Ai ka publikuar një foto nga një zyrë e Partisë Socialiste në Cërrik që jepet me qira. “Përgjigje për kryeministrin karagjoz të Shqipërisë”, shkruan Bardhi.