• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përse “Tigrat” punësojnë macet!?

14:04 : 01/10/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Pra, shkurt e ashiqare, ish-ambasadoresha amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pas pensionimit në USA, është punësuar në Shqipëri, meqë kompanisë ku sojnikja shkoi drejtoreshë, sipas vetënjoftimit, merr së paku 100 mijë dollarë taksa shqip në ditë, pa prodhuar kokërr kilovati energji. Hajër qoftë por, telashet janë të hapura për këtë biznes-dosje të paprekur ende nga hetimi, nga këllqet e munguara të Prokurorive të përgjithshme e të përveçme. Një incinerator më vete janë termocentralet bangladeshase të tërhequr deri në Vlorë, sa për pak përfunduan në Gjermani, por u mirëpritën nga nahia jonë, nga ndikimi i ish-diplomates, tashmë pensioniste halli dhe drejtoreshë qejfi. Duart e Ramës janë aty në këtë bereqet ngushëllimi diplomatik, për të mbajtur në këmbë ushtrinë e tij mbështetëse e lobuese, në këtë fazë ku sherifi i ri amerikan, ka tjetër mendim për Tiranën zyrtare narkotike, nga sa kishte klani “Soros”.

Ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim lajmëroi në platformën X, se është punësuar drejtoreshë në kompaninë amerikane të hidrokarbureve Exxonmobil. Kim, pas ofertës shkarkim me dashje, në mars 2025, për të mos hetuar administrativisht punët në detyrë, pranoi largimin nga DASH si fundkarrierë diplomatike. Ndërsa historitë penale, nuk janë llogari e mbyllur.

Kim dhe ministresha Bela, në sagën Tigrat 1 e 2 në Tiranë, nuk janë një histori luaneshash, sajuar nga kontribut macesh të pushtetit shqiptaro-amerikan, si përfitues të fshehur. Ajo mund të gjendet në prova rreth kofliktit të interesit në përfshirjen e kësaj historie energjie, gjatë kohës së mandatit në Tiranë, ku episode kritike nga Irani dhe Turqia janë të pazbardhur plotësisht. Ajo u bë dukshëm ballina e suksesit, gjoja ekonomik, duke shpikur nga zëvëndësja e Ramës, zonja Balluku, një emergjencë energjitike, për të mundësuar një kontratë me akuza të forta korruptive të anijeve me emra xhungle.

Lexo edhe:

Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Rama shpalosi hanxharët e bandave kriminale

Në këtë dosje me hartë Shqipëri-Amerikë e Turqi-Iran, dalin emra kompanishë të sanksionuara nga Uashingtoni. Këtu ka vend të pyesësh çdo autoritet ligjor, politik e diplomatik, se përse Struktura e Posaçme u soll ndaj këtij skandali kaq madhor, në mënyrë të përveçme, duke u heshtur?!

Balluku ka mjaft dosje ku gjendet e përmendur dhe prokurorët mezi çapiten për verifikime e veprime. Helbete ka prej tyre në gjykata e prokurori, ku nderet e motrës komisionere e drejtuese në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në procesin e rivlerësimit, janë mbajtur shënim. Ndaj, njëra dorë lanë karrigen e të dyja bashkë groposin dosjet. Kulmin, tigreshë Kim e bëri në vendin tonë kur turfulloi në oborrin e PD, se do hahej atë ditë e këndej vetëm bar, nëse nuk veprohej sipas oreksit të Ramës. Me kthimin në Amerikë e nën administratën Trump, u bë një trashëgimi e rracës së tigrit. Këtu urdhëronte prokurorë e gjyqtarë të merrnin vendimet siç nuk thonin provat. Sulmi ndaj logos së PD për ta mbajtur dhunshëm paligjshmërisht aty ku donte shefi i saj, vëllezërit e Aleksit në Tiranë, Edi dhe Erion, ishin teprim pa shkak.

Charls McGonigal është një tjetër mesele korruptive me sekrete të shumta penale, ku ambasadorja ka shpjegime për të dhënë për eprorët e drejtësinë e vendit të saj. Ndërsa Balluku si minsitre e linjës dhe zëvëndëse e Ramës, është ekzekutorja e bindur e këtij projekti korruptiv, ku mbi 100 milionë euro të taksave tona, kanë dalë nga buxheti drejt arkave të Tigrave.

Por nuk është vetëm kaq. Pjesa turke dhe iraniane e kësaj dosjeje, ngarkon me kosto mosveprimi strukturën e Posaçme, e cila krenohej me dekorata, ndërsa urdhëruesit përlanin miliona me lopata. E siç dihet, çdo perandori është shumë e fortë, deri dhjetë minuta para shembjes.

Tigrat nisën punësimet e maceve si shpërblim i kontributit në bërjen e kontratave. Macet nuk kanë pasaporta shtetesh, janë gjithkund njëlloj.

Prokuroria nën një tjetër orkestër qëndrimesh amerikane, mund të zgjohet para dimrit edhe për këtë ngjarje të madhe korruptive, qeveritare e diplomatike.

Etiketa: Basir ÇollakuEdi RamaExxonMobilTECTigratYri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

18:51 : 11/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Rama shpalosi hanxharët e bandave kriminale

13:52 : 11/11/2025
AKTUALITET

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

22:25 : 10/11/2025
AKTUALITET

“1 miliardë € për shëndetësinë”/ Shifrat nxjerrin zbuluar propagandën e Ramës

21:35 : 10/11/2025
AKTUALITET

“Platformë te Kryeministria për largimin e Ramës dhe Ballukut”

17:34 : 10/11/2025
AKTUALITET

Tallja e Ramës me pensionisët! Pasi fitoi zgjedhjet u heq bonusin e fundvitit

17:00 : 10/11/2025
Para

Futi “lavanderitë” e kokainës në Belgjikë, Prokuroria kërkohen 20 vite burg për “Cincon”

TË GJITHA

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025

Reuter zbulon skenarin: Ja ndarja ‘de facto’ që mund ti bëhet Rripit të Gazës

22:14 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com