• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

17:13 : 30/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

E mbani mend promovimin e dy anijeve-termocentrale që na u shitën si “shpëtimi” për krizën energjetike?

Ministrja Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane e asaj kohe, Yuri Kim, pozonin të buzëqeshura para kamerave. Ishte paraqitur si një histori suksesi, një kapitull i ri për sigurinë energjetike të Shqipërisë.

Por sot, tabloja duket krejt ndryshe. Yuri Kim, pas largimit nga Departamenti të Shtetit, është punësuar si drejtoreshë e lartë në ExxonMobil, pikërisht kompania që solli këto anije në Shqipëri. Rastësi?

Pronari i termocentraleve në Vlorë punëson Yuri Kim/ E verteta e lobimit të Ramës me paratë e shqiptarëve

Lexo edhe:

“Platformë te Kryeministria për largimin e Ramës dhe Ballukut”

I riu i dehur shkatërron derën e Spitalit të Vlorës

Gjatë ditës së sotme është njoftuar se ish-ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim paska filluar një punë të re pasi u përzu me turp nga Departamenti i Shtetit. Pranoi pensionin e parakohshëm që të ikte nga institucioni i diplomacisë amerikan që t’i shpëtonte hetimit për vendimet dhe aktivitetin e saj gjatë punë në DASH.

Por një gjë bie ne sy menjëherë. Ajo paska filluar punë tek Exxon Mobil në SHBA. Nëse bën një kërkim të thjeshtë se çfarë e lidh ish-ambasadoren amerikane në Tiranë me këtë biznes të fuqishëm ndërkombëtar janë pikërisht, se Exxon Mobil ka në pronësi termocentralet e famëshme të Vlorës.

Objekte këto që i marrin buxhetit të shtetit shqiptar me miliona dollarë dhe pa patur asnjë lloj rentabiliteti për prodhimin e energjisë përveç ndotjes së ambientit.

Një marrëveshje që u denoncuara ashpër nga opozita dhe mediat, por që tani po i dalin në dukje  detajet e ndërhyrjes së Kim dhe ligësia e Edi Ramës që nëpërmjet shpenzimit të parave të buxhetit të shqiptarëve të blejë mbështetjen e ambasadores amerikane e nëpërmjet kësaj edhe të Departamentit të Shtetit të SHBA.

Pra gjithçka është e dukshme. Biles në një shënim të ambasadës amerikan të kohës kur u firmos marrëveshja me Exxon Mobile dhe që në Shqipëri ishte ambasadore e SHBA Yuri Kim, tashmë e përjashtuar nga DASH,  ajo publikoi një shënim në faqen e internetit të ambasadës ku shkruante:

“Është një nder të jem pjesë e nënshkrimit të sotëm të Memorandumit të Mirëkuptimit, kulminacioni i vizionit dhe punës së palodhur nga një numër njerëzish anembanë globit. Dua të përgëzoj ExxonMobil, Excelerate Energy dhe Ministren Balluku dhe të gjithë ekipin e saj për realizimin e një ëndrre strategjike dhe të frytshme për të cilën kemi punuar së bashku për më shumë se një vit tani. Nënshkrimi i sotëm i Memorandumit të Mirëkuptimit është inovativ!”

Pra pas punësimit të saj të ri duket qartë konflikti i interesit i ish diplomates së përzënë nga DASH dhe modelit të blerjes së influencës dhe lobimeve nga ana e Edi Ramës.
Akuzat e opozitës tashmë, thjesht janë vërtetuar. Që Yuri Kim ishte pjesë e një agjendë të përcaktuar qartë që të shërbente regjimit të Ramës dhe vendosjes së kontrollit të kësaj qeverie mbi drejtësinë që të godiste opozitën, dhe mbi gjithçka në këtë vend.

Ndoshta. Por kur sheh faturën e majme me miliona euro që shqiptarët po paguajnë për anije, të cilat sipas shumë ekspertëve nuk japin prodhimin e premtuar, pyetjet lindin vetë.

Ky nuk është thjesht një debat politik apo një kuriozitet mediatik. Ky është thelbi i lidhjes mes vendimmarrjes politike dhe interesave të korporatave. Kush merr vendimet? Kush përfiton? Dhe më e rëndësishmja: a po marrim realisht shërbimin për të cilin po paguajmë?

Shqipëria nuk ka luksin të paguajë propagandë. Ka nevojë për transparencë, për analiza të qarta dhe për përgjegjshmëri. Sepse përtej fjalimeve dhe fotove zyrtare, faturën e paguan qytetari.

Më shumë llogaridhënie, më pak spektakël!

/Publik.al

 

Etiketa: ambasadoreballukubelinda ballukudashdrejtoresheExxon MobilExxonMobilkompanialobimiRamaSHBATigratvloreYuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Platformë te Kryeministria për largimin e Ramës dhe Ballukut”

17:34 : 10/11/2025
AKTUALITET

I riu i dehur shkatërron derën e Spitalit të Vlorës

17:00 : 10/11/2025
AKTUALITET

Digjen dy makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

16:45 : 10/11/2025
BOTA

Senati amerikan miratoi marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë. Çfarë pritet të ndodhë më tej?

15:35 : 10/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Balluku i ka thënë Ramës se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon

13:45 : 10/11/2025
AKTUALITET

“Bela Mafia“ bëhet “belaja Rama”

13:21 : 10/11/2025
Para

Ramës i dorëhiqet "krahu i djathtë" Vali Bizhga, e zëvendëson me të besuarën e Holta Zaçajt

TË GJITHA

Christopher Hill dëshmon për UÇK-në dhe takimin Rugova-Millosheviç në Hagë

18:26 : 10/11/2025

Stuhia godet Greqinë, 1 mijë rrufe dhe shkrepëtima në më pak se 2 orë

18:24 : 10/11/2025

Djegia e shqiptarit në Greqi, ndryshon dinamika e hetimeve, në trup i gjendet një plumb

18:10 : 10/11/2025

Arrestohen 3 shqiptarë për trafik droge në Itali, sekuestrohen mbi 20 kg hashash dhe 44 mijë euro

18:05 : 10/11/2025

Berisha pas zgjedhjeve të pjesshme: Me këtë qeveri s’bën dot zgjedhje, ishin farsë

17:47 : 10/11/2025

“Platformë te Kryeministria për largimin e Ramës dhe Ballukut”

17:34 : 10/11/2025

“Bojkoti s’është opsion”, Berisha: Do përdorim të gjitha mjetet që Kuvendi t’i kthehet rregullit

17:25 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com