• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, VETTING

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i përfaqësuar nga zëvendësi i tij Klodian Braho, kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës Ylli Pjetërnika për probleme në kriterin e pasurisë e profesionalizmit, shkaqe që u cilësuan prej subjektit të pabazuara dhe si një interpretim i njëanshëm e i përciptë i fakteve.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 29 shtator me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Ylli Pjetërnika, kur gjatë seancës gjyqësore publike prokurori Klodian Braho i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, kërkoi shkarkimin nga detyra të subjektit për probleme që lidhen me pasurinë dhe profesionalizmin. Prokurori Pjetërnika i kundërshtoi si të pabazuar shkaqet e ankimit, duke i cilësuar si një interpretim,të njëanshëm e të përciptë të fakteve të trajtuara në mënyrë të plotë nga ana e Komisionit.

Prokurori Ylli Pjetërnikaj u konfirmua me shumicë nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, në aplikim të parimit të proporcionalitetit për gjetjet në kriterin e pasurisë. Po ashtu, e vlerësua se u vlerësua se kishte arritur nivel të besueshëm për figurën dhe kualifikues për profesionalizmin. Ndërsa pakica e trupës së KPK vlerësoi se nuk kishte deklaruar saktë dhe në përputhje me ligjin dhe se kishte mungesë të burimeve financiare të ligjshme për justifikimin e pasurisë dhe për rrjedhojë duhej të ishte shkarkuar.

Komisioneri Ballhysa e ankimoi vendimin e KPK në Kolegj duke pretenduar se nuk është arritur të provohet e kundërta e barrës së rpovës, lidhur me mosvërtetimin e ligjshmërisë së burimeve financiare të deklaruara si të përfituara nga ferma bujqësore e blegtorale, që janë deklaruar si një prej burimeve kryesore të krijimit të një gjendjeje cash në vlerën 20 milionë lekë në vitin 2013, si dhe për investime të familjarëve të kryer në vite, kur subjekti ishte ende i mitur. Edhe Prokurori Braho deklaroi të hënën se u qëndronin shkaqeve të ankimit.

Subjekti ka deklaruar se familja e origjinës ka ndërtuar një banesë dhe një stallë në një fshat në Tropojë, punimet e të cilave janë kryer në vitin 1992. Në vijim, për arsye se numri i anëtarëve të familjes është rritur deri në 20 persona, janë kryer dhe investime të tjera në vitet në vijim. Ai ka deklaruar se nga ferma janë siguruar përfitime monetare, si dhe disa nga familjarët kanë qenë të punësuar.

Lexo edhe:

Kryemadhi akuzon SPAK-un: Dëshmitarët janë shantazhuar, prokuroria ka gënjyer gjykatat

Kur do të mbahen zgjedhjet? Presidenca: Nuk kemi njoftim për vakancën në Bashkinë e Tiranës

KPK, në përfundim të hetimit administrativ ka konstatuar se subjekti ka mbushur 18 vjeç në vitin 2005 dhe se në 2007-ën kur është kryer rikonstruksioni i banesës dhe stallave, është vërtetuar se ai ka qenë duke ndjekur studimet e larta në Tiranë. Për rrjedhojë, KPK ka vlerësuar se investimet e kryera para vitit 2007, nuk kanë asnjë vlerë për efekt të procesit të rivlerësimit të prokurorit Ylli Pjetërnikaj.

KPK ka kryer analizën financiare nga janari i vitit 2008 deri në datën e emërimit në detyrë të subjektit, në nëntor të 2013-ës, kur ai ka deklaruar likuiditetin cash në vlerën 20 milionë lekë, që i përkiste gjithë anëtarëve të familjes.

Në analizën financiare të kryer nga Komisioni nuk janë përfshirë të ardhurat nga ferma, pasi ka mbetur e pavërtetuar masa faktike e tyre dhe si rrjedhojë është konstatuar një bilanc negativ në shumën 2.1 milionë lekë, që bazuar në parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit, nuk është çmuar penalizuese.

Ashtu si Komisioneri Publik, edhe drejtuesi i SPAK, vlerëson ndryshe nga KPK, duke arritur në përfundimin se subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provonte të kundërtën e barrës së provës dhe se konkluzioni përfundimtar i arritur nga shkalla e parë e vetingut nuk gjen referencë në dispozitat kushtetuese e ligjore apo në një vlerësim të drejtë të provave dhe jurisprudencës së konsoliduar të KPA.

Sipas SPAK, zbatimi i parimit të proporcionalitetit dhe objektivitetit gjen zbatim duke mbajtur në konsideratë edhe elemente të tjerë si, vlera e pasurisë; mundësia e verifikimit të ekzistencës së mëparshme në kohë e burimeve dhe të ardhurave për krijimin e pasurisë së deklaruar; forma e posedimit të pasurisë; deklarimi i saktë dhe i plotë; si dhe mungesa e dyshimeve për fshehje të pasurisë.

Braho vërejti se, megjithëse Komisioni ka analizuar periudhën 2008-2013 për të vlerësuar mundësinë e familjes së subjektit lidhur me krijimin e vlerës 20 milionë lekë, duke përjashtuar nga analiza investimet e kryera para 2008-ës, sërish ka rezultuar pamundësi financiare për kursimin e gjendjes cash.

Sipas Brahos, nga të dhënat financiare rezulton se të ardhurat totale të realizuara nga familjarët e subjektit gjatë periudhës 2008-2013 janë në total në masën 7.6 milionë lekë, disa herë më pak se kursimi cash i deklaruar prej 20 milionë lekësh.

Në vijim, përfaqësuesi drejtuesit të SPAK nënvizoi se nuk provohet realizimi faktik i të ardhurave nga ferma bujqësore e blegtorale, si dhe as masa e tyre. Braho u shpreh se përsa mbeten të paprovuara të ardhurat nga ferma, nuk arrihet të vërtetohet as burimi i krijimit të gjendjes cash.

Po ashtu, drejtuesi i SPAK konstaton se Pjetërnika ka kryer deklarim të pasaktë lidhur me pjesën takuese të likuiditeteve cash, pasi në deklaratën e interesave privatë para fillimit të detyrës në vitin 2013 deklaron pjesë takuese 50%, ndërsa gjatë hetimit administrativ ka pohuar se ka zotëruar 25 %; se nuk ka deklaruar ndryshime në deklaratat periodike vjetore; si dhe nuk ka deklaruar kursime cash në deklaratën veting. Tjetër pasaktësi sipas Dumanit, ka të bëjë me mosdeklarimin në asnjë prej deklaratave të pasurisë të një huaje të dhënë prej tij në mars të vitit 2013, si dhe as kthimin e saj në prill të 2016-ës.

Tjetër shkak që paraqiti Braho kishte të bënte me deklarim kontradiktor lidhur me destinacionin dhe shlyerjen e një kredie të marrë nga subjekti në korrik të vitit 2014. Sipas tij, mbetet paqartë se pse kur është disponuar likujditet cash, është marrë kredi në masën 1 milion lekë disa muaj më vonë.

Në përfundim të kësaj analize, drejtuesi i SPAK vlerëson se subjekti është në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe është e pamundur të arrihet në një konkluzion se cilat janë deklarimet që përputhen me situatën e vërtetë faktike lidhur me dinamikën dhe gjendjen e kursimeve cash.

Drejtuesi i SPAK ka analizuar dhe pasuritë e deklaruara nga subjekti, me burim krijimi kursimet cash të deklaruara në 2013-ën.

KPK ka konstatuar se gjendja cash e deklaruar në 2013-ën nga subjekti, nuk është deklaruar dhe nuk është përdorur si burim për krijimin e ndonjë pasurie, me përjashtim të blerjes së një automjeti në vitin 2014 në shumën 4000 euro nga prokurori Pjetërnikaj dhe për investimet e kryera për rikonstruksionin e banesës në fshat, ku subjekti është bashkëpronar me ¼-ën.

Drejtuesi i SPAK, ndryshe nga Komisioni, konstaton se këto kursime janë deklaruar nga subjekti dhe i vëllai si burim krijimi për disa pasuri të krijuara pas fillimit të detyrës. Braho evidentoi se janë deklaruar si burim për rikonstruksionin dhe mobilimin e shtëpisë në fshat në vlerën 2.1 milionë lekë. Sipas Brahos, nëse do llogaritej dhe pjesa takuese e vëllait, atëherë vlera e investuar në 2014-ën do të ishte rreth 4.2 milionë lekë, ndërkohë që është blerë dhe automjeti në shumën 4000 euro.

Tjetër gjetje që u evidentua prej prokurorit Braho, ishte dhe blerja e apartamentit në Tiranë nga ana e vëllait të subjektit në vlerën 44 mijë euro, me burim të ardhurat e familjes, të grumbulluara ndër vite nga punësimi dhe nga fermа. Të njëjta burime janë deklaruar dhe për mobilimin në shumën 2 milionë lekë. Dumani vlerëson se për blerjen dhe mobilimin e këtij apartamenti duket se ka shërbyer gjendja cash në masën 20 milionë lekë.

Vëllai i subjektit me të cilin ka jetuar në Tiranë, konsiderohet si person i lidhur nga ana e drejtuesit të SPAK, i cili vlerëson se prokurori Pjetërnikaj ka detyrimin ligjor të vërtetojë edhe ligjshmërinë e burimit të personave të lidhur.

Sipas drejtuesit të SPAK, subjekti rezulton të jetë bashkë-kredimarrës dhe i një kredie në shumën 4.5 milionë lekë dhe për rrjedhojë ka detyrim të justifikojë ligjshmërinë e burimeve financiare për shlyerjen e parakohshme të kësaj huaje.

Dumani vlerëson se nuk qëndron arsyetimi i Komisionit lidhur me aplikimin e parimit të proporcionalitetit dhe objektivitetit, duke çmuar se prokurori Pjetërnika dhe personi i lidhur me të gjenden në kushtet e pamjaftueshmërisë lidhur me apartamentin e blerë nga i vëllai.

Prokurori Ylli Pjetërnika deklaroi në seancë se pasuritë objekt verifikimi, janë të krijuara nga familja bujqësore gjatë periudhës 1992-2014, si dhe nga pagat e pensionet e familjarëve të origjinës. “Unë nuk kam asnjë kontribut në krijimin, administrimin, menaxhimin, gëzimin, posedimin, apo destinimin e tyre”, tha Pjetërnika duke theksuar se janë krijuar para fillimit të detyrës së prokurorit.

Ai shpjegoi se në vitin 1992 kur është krijuar ferma ka qenë vetëm 5 vjeç dhe se në vitet 2005-2007 kur është kryer investimi kryesor në ndërtimin e banesës ka qenë përkatësisht 18 dhe 20 vjeç. Ndërsa në 2014-ën, ka qenë në vitin e tretë të Shkollës së Magjistraturës, duke ushtruar funksionet e një prokurori në stazh, që sipas subjektit, nuk mund të trajtohet si një prokuror i emëruar në detyrë pasi ligji atëhershëm bënte një diferencim.

Sipas Pjetërnikës, në të gjitha periudhat e krijimit dhe zhvillimit të pasurive nga familja bujqësore, ai ka qenë i angazhuar me procesin e edukimit personal dhe nga viti 2006 e në vijim ka qenë edhe fizikisht i shkëputur nga familja, për shkak të ndjekjes së fakultetit, si dhe shkollës së Magjistraturës në Tiranë.

Ai shpjegoi se veprimtaria e fermës përfshinte mbarështimit e bagëtive të imta, gjedhit, bletarisë, shpendëve e pemtarisë e prodhimeve bujqësore.

Pjetërnika theksoi se për shkak moshës dhe vijimit të edukimit të tij arsimor nuk ka pasur mundësi të kontribuojë në krijimin dhe administrimin e pasurive të familjes bujqësore.

Për likujditetin cash në masën 20 milionë lekë të deklaruar në vitin 2013, Pjetërnika tha se kjo vlerë përfaqëson gjendjen aktive të likuiditeteve të familjes bujqësore, që është pasuri e përbashkët e familjes së origjinës, që dhe e administron dhe e menaxhon. Sipas subjektit, ai dhe i vëllai binjak, që prej vitit 2005 kur kanë qenë 18 vjeç kanë transferuar për studime në Tiranë dhe shkonin pranë familjes vetëm disa ditë në vit gjatë verës ose për festa.

Subjekti solli në vëmendje se analiza e ligjshmërisë së burimeve duhet të ketë një qasje garantiste dhe të respektojë parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit, standardin e provës të bindjes së brendshme të arsyetuar, rregullin e përvojës jetësore për fermat familjare, si dhe të shmangë formalizmin e tepruar apo kërkesa provuese që ligji i kohës nuk i impononte prodhuesve bujqësorë.

Pjetërnika kundërshtoi shkakun e ngritur lidhur me mungesën e burime të të ardhurave të ligjshme për investimin e kryer nga i vëllai për blerjen dhe mobilimin e apartamentit në Tiranë. Sipas tij, Komisioneri nuk ka marrë në konsideratë marrëdhënien e tij reale e faktike me vëllanë. Ai vërejti se përveç faktit se janë në të njëjtën certifikatë familjare si dhe me vëllezërit e tjerë, nuk e lidh me vëllain që jeton në Tiranë asnjë marrëdhënie ekonomike. Pjetërnika e cilëson të tepruar argumentin e Komisionerit për përdorimin e apartamentit dhe faktin se ka qenë në pozitën e garantuesit në marrjen e një kredie.

Subjekti argumentoi se, duhej të ishte marrë në konsideratë fakti se apartamenti në Tiranë është në mënyrë kategorike pronësi të vëllait i cili jeton aty me bashkëjetuesen dhe vajzën e tij. “Unë nuk kam patur asnjë kontribut në krijimin e saj, nuk e gëzoj, thjesht kam qëndruar në një dhomë të tij”, tha Pjetërnika duke shpjeguar se vëllai e ka blerë shtëpinë se me ardhurat e familjes së origjinës, pasi ai ishte në ngut për krijimin e familjes së re në atë kohë dhe i’u dha ndihma pasi paga ishte e ulët dhe bashkëjetuesja pa punë.

Në vijim, Pjetërnika tregoi me hollësi historikun e krijimit dhe zhvillimit të fermës së familjes, duke nënvizuar se ishte nga të parat e regjistruara në Shqipëri në vitin 2010, kur legjislacioni e ka kërkuar një gjë të tillë.

Subjekti konstatoi se aktet e kontrollit veterinar si dhe për subvencionimet tregojë jo vetëm ekzistencën e fermës, por japin të dhëna konkrete dhe për përmasat e saj. Ai vërejti se në dy vjet, nuk është përfituar subvencionim pasi ferma dispononte me shumë se 300 krerë e deri në 400 krerë të imta, nga për rrjedhojë nuk përfitohej subvencionimi.

Pjetërnika shtoi se janë paguar gjithë detyrimet sipas legjislacionit përkatës për familjen bujqësore. Për përllogaritjen e të ardhurave, subjekti vërejti se pasi institucionet nuk dispononin të dhëna i ishte drejtuar një eksperti, që duke përllogaritur minimumin e mundësisë së të ardhurave, rezultonte të kishin pasur fitime që, së bashku me të ardhurat e familjarëve nga puna e pensionit mbulojnë gjithë investimet dhe pasuritë e krijuara, përfshi dhe gjendjen cash.

Për mungesën e deklarimeve tatimore periodike, ai argumentoi se nuk mund të lexohen si mungesë burimi, por si rezultat i një regjimi ligjor që, në periudhën përkatëse, nuk e kërkonte një deklarim të tillë për fermerët familjarë

Në përfundim të trajtimit të këtyre rrethanave, Pjetërnika u shpreh se, kompleksi i provave të cilat përbëhen nga regjistrat veterinarë zyrtarë, gjurmët në Ruda, regjistrimet fiskale, përfitimet nga AZHBR dhe metodologjia e verifikueshme kontabël, provon ekzistencën e një aktiviteti bujqësor-blegtoral të ligjshëm, të qëndrueshëm dhe me vijimësi, i cili ka gjeneruar të ardhura të ligjshme ndër vite. Sipas tij, këto fakte janë të mjaftueshme në kuptim të legjislacionit të vetingut të magjistratëve, për të mbështetur burimin e pasurisë familjare të reflektuar në deklarimet para fillimit të detyrës. Subjekti parashtroi se të ardhurat nga veprimtaria e blegtorisë dhe bletarisë për periudhën 1993–2019, janë në total në vlerën 55,9 milionë lekë.

Lidhur me mosdeklarimin e pakësimeve të gjendjes cash, subjekti deklaroi se kur janë pasqyruar shpenzimet, ka çmuar se ishte paraqitur edhe pakësimi.

Për kredinë e marrë në vitin 2014, Pjetërnika shpjegoi se nuk e cënon besueshmërinë e kursimeve të deklaruara. Sipas tij, kredia u mor me synimin për të kontribuar në një projekt familjar për infrastrukturën e fermës, por nuk u përdor për mungesë të kushteve ligjore për ndërtim dhe u mbyll brenda vitit me fonde të ligjshme, pa krijuar pasojë negative në profilin e tij financiar dhe pa prodhuar asnjë efekt në pasurinë e deklarueshme.

Ai vërejti se marrja dhe mbyllja e kredisë në të njëjtin vit nuk është tregues i mosekzistencës së të ardhurave nga ferma, por një rrethanë neutrale financiare që ia nuk ndryshon bilancin pasuror. Subjekti shpjegoi se kjo rrethanë nuk lidhjet me mungesë të fondeve personale, por me një vendimmarrje familjare për të përballuar një shpenzim të caktuar që nuk ishte mbuluar nga fondi i përbashkët familjar në atë moment, për arsye të angazhimeve të tjera financiare.

Për kredinë tjetër të marrë për blerjen e vëllait në Tiranë, subjekti shpjegoi se lidhja e tij ka qenë e tipit formal si bashkë-kredimarrës dhe se kjo rrethanë nuk e lidh me detyrimin për të provuar burimin e krijimit të pasurisë. Ai shtoi se ka qenë vëllai që ka mbyllur kredinë me të ardhura familjare të ligjshme.

Pjetërnika kundërshtoi sit ë padrejtë edhe pretendimin tjetër të Komisionerit për mungesë transparence në përdorimin e kursimeve, duke vërejtur se nuk është konsideruar fakti se një pjesë e konsiderueshme e shumës është investuar për qëllime familjare, ndërsa pjesa tjetër i është dhënë hua kunatit të tij dhe është kthyer në vitin 2016.

Subjekti nënvizoi se periudha e rivlerësimit është kufizuar në vitet 2014-2016, kur pjesa më e madhe e të ardhurave të analizuara e deklaruara janë krijuar përpara fillimit të detyrës, nga ana e familjarëve, duke e përjashtuar çdo dyshim mbi pasurim të pajustifikuar apo të lidhur me funksionin publik.

Pjetërnika deklaroi se nuk qëndron pretendimi i Komisionerit për deklarime të pasakta e mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive.

Për aspektin profesional, Braho pretendoi se katër dosjet që janë kaluar për vlerësim të mëtejshëm pranë ILD-së, nuk duhej të ishin transferuar, por të shqyrtoheshin në kuadër të vlerësimit tërësor. Ai kërkoi shkarkimin e subjektit nga detyra.

Prokurori Pjetërnika u shpreh se denoncimet janë të ngjashme dhe se kanë të bëjnë me kërkesat e palëve për marrje të kopje të akteve. Ai solli në vëmendje përcaktimet ligjore, lidhur me mbrojtjen e sekrettit hetimor dhe sqaroi se në përfundim të hetimeve palëve u vendosen në dispozicion kopje të gjithë akteve. “Kam zbatuar Kodin e Procedurës Penale pikë për pikë”, deklaroi subjekti dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit të tij.

Kolegji çeli shqyrtimin gjyqësor dhe vendosi të administrojë aktet e dorëzuara nga subjekti. Ndërkohë, nuk u fillua hetimi për disa denoncime të reja pasi nuk u gjetën indicie të mjaftueshme. Seanca e radhës ku palët do të paraqesin konkluzionet përfundimtare u shty për më datë 15 tetor, në orën 09:00.

/BIRN

Etiketa: kpakpkpasuriaproblemeprofesionalizmiprokurorishkarkimispakvetingylli pjeternikaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryemadhi akuzon SPAK-un: Dëshmitarët janë shantazhuar, prokuroria ka gënjyer gjykatat

21:30 : 29/09/2025
AKTUALITET

Kur do të mbahen zgjedhjet? Presidenca: Nuk kemi njoftim për vakancën në Bashkinë e Tiranës

18:48 : 29/09/2025
AKTUALITET

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari

18:34 : 29/09/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

15:47 : 29/09/2025
AKTUALITET

Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’

08:42 : 29/09/2025
AKTUALITET

Korporata e vrasësve me pagesë. 5 ekzekutime në Shqipëri, si gjakmarrje për krimin në Britani

21:11 : 28/09/2025
Para

Prokurorja Mirela Zavalani kundërshton shkaqet për deklarime kontradiktore

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 30 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 29/09/2025

“Takimi i Arubës nisi për një kullë”, Alba Kepi: Shqetësuese fakti që Artur Shehu vijon të ketë biznese

22:55 : 29/09/2025

Bushati: Raporti ndërkombëtar dëshmon se në Shqipëri demokracia ka vdekur

22:44 : 29/09/2025

E plotë/ Ja plani 20 pikësh i Donald Trump për paqen në Gaza

22:39 : 29/09/2025

Shpërthim në Fushë Krujë, i vendoset tritoli “Range Rover-it” të administratorit Ilir Loci

22:36 : 29/09/2025

“U përplas me Zani Çaushin dhe u largua në SHBA”/ Gazetari: Artur Shehu kishte shumë skafe për dorgë

22:27 : 29/09/2025

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com