Në skutat më të thella të internetit, aty ku fëmijët tanë mund të jenë më të pambrojtur, fshihet një botë e rrezikshme. Një botë ku individë të sëmurë shfrytëzojnë pafajësinë e tyre. Por jo gjithmonë rreziku fshihet pas ekranit. Në shumë raste, më e tmerrshme është ajo që ndodh brenda në shtëpi.
Ky që do t’ju tregojmë sonte, është një nga rastet më tronditëse që kemi hasur dhe e ka pikënisjen nga një seri videosh të shpërndara brenda një grupi në telegram me pjesëmarrjen e individëve nga e gjithë bota. Në një video që ne posedojmë, shfaqet një e mitur, jo më shumë se 5 vjeçe, e cila brenda një tualeti, fillimisht detyrohet të shohë një pedofil në momente masturbimi dhe më pas shtyhet që të ndërveprojë me të në këtë akt perversiteti të paimagjinueshëm.
I njëjti person, shfaqet dhe në një video të dytë edhe më të tmerrshme. Vajza e vogël është në gjumë në krevatin e saj, ndërkohë që pedofili ulet pranë saj duke e zhveshur tërësisht dhe më pas duke e prekur me organin gjenital në pjesët intime.
Qerim Kasapi, është një 26-vjeçar nga Lushnja me banim në Itali, i cili u denoncua nga një person anonim, gjithashtu pjesë e këtij grupi prej më shumë se 5 mijë personash, në të cilin shpërndaheshin video dhe foto intime vajzash, përfshi edhe fëmijët.
Nisur nga kjo tendencë prej maniaku të sëmurë, denoncuesi ynë kërkon të mësojë më shumë për të, prandaj nis një komunikim privat, jashtë grupit të madh. Ky fiksimi i këtij monstre për vajza 5 apo 6 vjeçare i kalon kufijtë e çdo fantazie të sëmurë, Maniaku i ka hapur barkun bashkëbiseduesit, prandaj nga rrëfimet mbushur me perversitete, që shpresojmë shumë të jenë sajesa të trurit të tij të sëmurë, kalon në kërkesa specifike ndaj një personi për të cilin mendon se është si ai.
26 vjeçari kërkon kontakte të vajzave të vogla, prandaj me porosinë tonë, denoncuesi i jep atij një adresë “Instagrami” të cilën e disponojmë ne. Duket sikur Qerim Kasapi nuk ka aspak kohë për të humbur dhe pavarësisht se që në chatin e parë mëson moshën e vajzës, vazhdon komunikimin me të, i pa shqetësuar. Dhe duket që në fjalitë e para, pedofili tregon pa asnjë siklet për shijet e tij prej perversi.
Pasi na ka bërë një panoramë të aktivitetit të tij anormal, ai hidhet menjëherë në sulm ndaj minorenes së supozuar, e cila pretendohet të jetë 12 vjeçe. Teknika e tij e joshjes ndaj vajzave të vogla, duke përdorur si karrem paratë, është një praktikë e njohur e pedofilëve, të cilët shpesh përfitojnë nga këta fëmijë të rritur në familje me kushte të vështira.
Qëllimi ynë është ta përballim me fytyrë, pavarësisht se me dërgim fotosh ai nënkupton diçka tjetër. Nisur nga fakti që ka ardhur për pak ditë në Shqipëri, maniaku kërkon t’i nxitojë gjërat. Për të arritur sa më shpejt qëllimin e tij, e zhvendos bisedën në “Whatsapp”, ku biseda bëhet më intensive, dhe natyrisht më perverse.
Teksa e sheh që as në “Whatsapp” nuk merr asnjë foto nga minorenia e supozuar, nga 200 euro që kishte ofruar më herët, Qerimi e ngre ofertën në 300 euro. Pasi, ka këmbëngulur për të parë trupin e paformuar të një minoreneje dhe na ka treguar fiksimin e tij për mbathjet, ky 26-vjeçar na fton për një takim special në një hotel në qytetin e Fierit. Megjithatë, ndoshta nga frika, apo ndoshta sepse nuhat diçka, 26-vjeçari e shmang takimin duke shfaqur dyshimet e para.
Në këto kushte, nisur edhe nga mundësia reale që ai të rikthehej pas pak ditësh në Itali, udhëtojmë drejt Lushnjës, fillimisht për të bërë denoncimin dhe më pas për të lokalizuar maniakun 26-vjeçar, i cili krejt rastësisht ndalon përballë komisariatit të policisë.
Në përballje me të, pedofili na ngre një alibi qesharake sipas të cilës ai ishte në dijeni që pas profilit të fëmijës ishim ne, prandaj dhe dërgonte foto intime.
Pas ballafaqimit, 26-vjeçari u shoqërua menjëherë nga policia për t’u marrë në pyetje dhe për të vijuar procedurat ligjore. Ky rast i rëndë është një tjetër kujtesë se rreziku për fëmijët nuk fshihet vetëm pas një ekrani, por shpesh edhe pranë nesh, aty ku nuk e presim.
Është detyrë e të gjithëve prindër, institucione dhe shoqëri të jenë syhapur dhe të mos injorojnë asnjë shenjë abuzimi./ piranjat.al