• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në Shqipëri janë futur tre ngarkesa nga Greqia dhe Italia me pjeshkë dhe rrush me pesticide

16:44 : 24/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Tre ngarkesa me fruta me pesticide kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit shtator. Më konkretisht bëhet fjalë për një ngarkesë me pjeshkë nga Greqia, një ngarkesë me rrush të kuq francez nga Greqia, si dhe një ngarkesë me rush tavoline (varieteti Red Globe) të ardhur nga Italia

Lajmi bëhet me dije nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), i cili thotë se i ka bllokuar ngarkesat, pasi nga analizat laboratorike të kryera, frutat kanë rezultuar se niveli i pesticideve ka qenë më i lartë se norma e lejuar dhe kanë qenë me risk mbi shëndetin e njeriut.

Konkretisht është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Propamocarb, në ngarkesën me rrush nga Greqia. Ky produkt raportohet se është gjetur nga inspektorët në një supermarket në Lezhë, me një sasi prej afërsisht 800 kg.

Po ashtu pas kontrolleve, ka rezultuar se produkti rrush tavoline (varieteti Red Globe) i importuar nga Italia, është konstatuar me praninë e mbetjes së pesticidit Bitertanol.

Gjithashtu, AKU bën me dije se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, është konstatuar me praninë  mbi normën e lejuar të mbetjes së pesticidit Phosmet.

Lexo edhe:

Ku është AKU?/ Denoncimi me video: Sallami i Hako-s me pupla brenda

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

Autoriteti përkatës thotë se ka njoftuar kompanitë importuese që të tërheqin produktet me pesticide  dhe në rast se kanë ende në gjendje, ta asgjësojnë atë.

Ndërkohë, raportohet se operatorët e bizneseve ushqimore kanë njoftuar të gjitha pikat ku ka bërë shpërndarjen e frutit.

DETAJET E DHËNA NGA AKU PËR TË TREJA RASTET

Njoftim për konsumatorin nga RASFF

Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë  mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet, me risk për shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Kategoria e produktit: fruta – perime

Emri i produktit: pjeshkë

Vendi i origjinës: Greqi

Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet, ku ka shpërndarë produktin, për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje.

AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.

 Njoftim për konsumatorin nga RASFF

Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti “rrush i kuq francez” i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Propamocarb, me risk për shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Kategoria e produktit: fruta – perime

Emri i produktit: rrush i kuq francez

Vendi i origjinës: Greqi

AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë, ka bllokuar sasinë në gjendje të produktit të konstatuar me qëllim asgjësimin.

AKU ka kryer edhe për këtë rast njoftimin përkatës pranë kategorisë së njoftimeve RASFF.

Njoftim për konsumatorin nga RASFF

Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës, ka rezultuar se produkti rrush tavoline (varieteti Red Globe) i importuar nga Italia, pas analizimit është konstatuar me praninë e mbetjes së pesticidit Bitertanol, me risk për shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Kategoria e produktit: Fruta – perime

Emri i produktit: Rrush tavoline (varieteti Red Globe)

Vendi Origjinës: Italia

AKU pas verifikimit të kryer, ka bllokuar në subjekt të gjithë sasinë e importuar, duke mos e lejuar shpërndarjen në treg, deri në procesin e asgjësimit të tij.

AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.

Etiketa: AKUGreqiaItaliangarkesapesticiderrush

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ku është AKU?/ Denoncimi me video: Sallami i Hako-s me pupla brenda

20:35 : 03/11/2025
BOTA

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025
AKTUALITET

Tregtimi i pesticideve, bllokohen 3.9 tonë produkte për bimët në Durrës dhe Lezhë

11:42 : 24/10/2025
RAJONI

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

19:47 : 23/10/2025
BOTA

Franca dhe Spanja kundër ndalimit të makinave me naftë e benzinë

17:38 : 23/10/2025
BOTA

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025
Para

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Moska provokoi përsëri, avioni rus fluturoi mbi fregatën tonë detare!

TË GJITHA

Horoskopi, 4 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:03 : 03/11/2025

“Duhet provuar…” Lala tregon se si Veliaj mund të shkarkohet sërish nga këshilli bashkiak dhe qeveria

22:57 : 03/11/2025

Curri: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn është politik, Ramës nuk i duheshin zgjedhje

22:48 : 03/11/2025

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

22:46 : 03/11/2025

Salianji: Qeveria e kalbëzuar në çdo qelizë, koha për protesta dhe revoltë popullore

22:41 : 03/11/2025

“SPAK i vë ‘kërbaçin’ Veliajt”, Hoxha: I shton 3 dosje të reja, inceneratorët dhe…

22:31 : 03/11/2025

“Shkundet” sërish Turqia! Pas tërmetit 6.1 të shkallës Rihter, ndihen të tjera lëkundje të forta

22:31 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com