• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Valbona Sanxhaktari, nga “dështake në magjistraturë” tek “ylli i Gjykatës së Lartë”

19:10 : 23/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Avokat Arben Llangozi

Nëse dikush do të shkruante një manual me titull “Si të bëhesh gjyqtare e lartë në Shqipëri pa kaluar provimet bazë”, padyshim që kapitulli i parë do të ishte kushtuar Valbona Sanxhaktarit.

Kjo zonjë e nderuar, e cila dikur dështoi në mënyrë spektakolare për të hyrë në Shkollën e Magjistraturës duke marrë vetëm 85 pikë, sot na del si “shpresa e drejtësisë së re”. Pra, dikush që s’e kaloi pragun minimal, sot na shitet si “elitë juridike”. Ironi apo realitet shqiptar? Të dyja bashkë.

Le të kujtojmë edhe detajet pikante: zonja Sanxhaktari ka qenë më herët nën hetim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre dhe vjedhje, por kjo, në vend që ta diskualifikonte, i hapi dyert e karrierës. Nga nën hetim për vjedhje, u katapultua drejtoreshë juridike në Kryeministri. Sepse në Shqipëri, kur të hetojnë për abuzim, karriera nuk shkon poshtë, por vetëm lart.

Më pas, për të kompletuar ironinë, zonja u vendos edhe anëtare e strukturave të vetingut. Dhe aty, çudia shqiptare u bë ligj: gjyqtarë dhe prokurorë me pasuri të pajustifikuara dhe dosje korrupsioni kaluan në rregull, ndërsa njerëz të ndershëm e profesionistë u shkarkuan, sigurisht “për të mirën e reformës”. E gjitha, sipas recetës së pushtetit: kush është i bindur, mbetet; kush është i drejtë, fluturon.

Lexo edhe:

Prokurori Julian Xhengo konfirmohet në detyrë, pas përfundimit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës

KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Laurent Fuçia, pas përfundimit të trajnimit njëvjeçar

Dhe tani, qershia mbi tortë, KLGJ e kualifikon zonjën Sanxhaktari për në Gjykatën e Lartë. Po, pikërisht atë që nuk kaloi dot pragun e magjistraturës. Pyetja është e thjeshtë: a ka nevojë Shqipëria për meritokraci kur kemi “talente të lindura” që nuk kanë nevojë të kalojnë provime?

Ky nuk është thjesht skandal; është komedi me regji politike. Një komedi ku aktorët qeshin me popullin, ndërsa populli qan për drejtësinë. Reforma që u shit si “shpresa e fundit”, ka dalë si reality show ku fiton gjithmonë më i korruptuari.

Në fund, ndoshta duhet të mësohemi me logjikën e re: në Shqipëri nuk ka rëndësi nëse dështove në test, nëse ke qenë nën hetim apo nëse shërben si vegël politike.
Rëndësi ka të kesh “abonim mujor” tek pushteti. Me këtë biletë, udhëtimi shkon drejt Gjykatës së Lartë, madje pse jo, ndoshta nesër edhe drejt Kushtetueses.

Pra, nëse dikush mendon ende se drejtësia është e pavarur, mjafton të shohë rastin Valbona Sanxhaktari. Një ironi e gjallë që tregon se në Shqipëri drejtësia nuk është e verbër; përkundrazi, sheh shumë mirë kush i shërben pushtetit dhe i hap rrugën drejt majës.

Nëse dikush do të shkruante një manual me titull “Si të bëhesh gjyqtare e lartë në Shqipëri pa kaluar provimet bazë”, padyshim që kapitulli i parë do të ishte kushtuar Valbona Sanxhaktarit.

Kjo zonjë e nderuar, e cila dikur dështoi në mënyrë spektakolare për të hyrë në Shkollën e Magjistraturës duke marrë vetëm 85 pikë, sot na del si “shpresa e drejtësisë së re”. Pra, dikush që s’e kaloi pragun minimal, sot na shitet si “elitë juridike”. Ironi apo realitet shqiptar? Të dyja bashkë.

Le të kujtojmë edhe detajet pikante, zonja Sanxhaktari ka qenë më herët nën hetim nga Peokuroria e Tiranës në bazë të kallzimit penal të Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Ajo ka qënë nën hetim për shpërdorim detyre dhe vjedhje, por kjo, në vend që ta diskualifikonte, i hapi dyert e karrierës.

Nga person nën hetim për vjedhje, u katapultua drejtoreshë juridike në Kryeministri. Sepse në Shqipëri, kur të hetojnë për abuzim, karriera nuk shkon poshtë, por vetëm lart.

Më pas, për të kompletuar ironinë, zonja u vendos edhe anëtare e strukturave të vetingut. Dhe aty, çudia shqiptare u bë ligj, gjyqtarë dhe prokurorë me pasuri të pajustifikuara dhe dosje korrupsioni kaluan në rregull, ndërsa njerëz të ndershëm e profesionistë u shkarkuan, sigurisht “për të mirën e reformës”. E gjitha, sipas recetës së pushtetit: kush është i bindur, mbetet; kush është i drejtë, fluturon.

Dhe tani, qershia mbi tortë, KLGJ e kualifikon zonjën Sanxhaktari për në Gjykatën e Lartë. Po, pikërisht atë që nuk kaloi dot pragun e magjistraturës. Pyetja është e thjeshtë, a ka nevojë Shqipëria për meritokraci kur kemi “talente të lindura” që nuk kanë nevojë të kalojnë provime?

Ky nuk është thjesht skandal; është komedi me regji politike. Një komedi ku aktorët qeshin me popullin, ndërsa populli qan për drejtësinë. Reforma që u shit si “shpresa e fundit”, ka dalë si reality show ku fiton gjithmonë më i korruptuari.

Në fund, ndoshta duhet të mësohemi me logjikën e re, në Shqipëri nuk ka rëndësi nëse dështove në test, nëse ke qenë nën hetim apo nëse shërben si vegël politike. Rëndësi ka të kesh “abonim mujor” tek pushteti. Me këtë biletë, udhëtimi shkon drejt Gjykatës së Lartë, madje pse jo, ndoshta nesër edhe drejt Kushtetueses.

Pra, nëse dikush mendon ende se drejtësia është e pavarur, mjafton të shohë rastin Valbona Sanxhaktari. Një ironi e gjallë që tregon se në Shqipëri drejtësia nuk është e verbër; përkundrazi, sheh shumë mirë kush i shërben pushtetit dhe i hap rrugën drejt majës.

Etiketa: arben llangozideshtakeGjykata e lartegjyqtareKLGJmagjistraturashkolla e magjistraturesvalbona sanxhaktari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokurori Julian Xhengo konfirmohet në detyrë, pas përfundimit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës

19:50 : 01/11/2025
AKTUALITET

KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Laurent Fuçia, pas përfundimit të trajnimit njëvjeçar

19:48 : 01/11/2025
AKTUALITET

Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk  fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

19:24 : 23/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

14:09 : 22/10/2025
AKTUALITET

Pas 3 muajsh, KLGJ cakton nëpër gjykata 42 magjistratët e rinj

13:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

Shalli i enverit “çlirues” i drejtësisë politike

16:45 : 21/10/2025
Para

Qeveria daneze i quan dronët në aeroporte "sulm"

TË GJITHA

Clark/ShBA, në mbrojtje të Thaçit dhe bashkë-çlirimtarëve të Kosovës!

13:46 : 03/11/2025

Bonusi i fundvitit, ja sa lekë do të marrin pensionistët për festat

13:39 : 03/11/2025

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, shfaqet me “look” të ri

13:18 : 03/11/2025

Abuzimet me tenderat, zbardhen EMRAT e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

13:11 : 03/11/2025

Defekt në tubacionin kryesor, këto zona në Tiranë do jenë pa ujë

13:02 : 03/11/2025

Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Tiranë

12:46 : 03/11/2025

Gara për Avokatin e Popullit, sot afati i fundit për depozitimin e dokumenteve, Balla: Nuk kemi një emër

12:38 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com