Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, teksa ka komentuar përbërjen e qeverisë së re, ka pohuar se surpriza më e madhe ishte rikonfirmimi i Belinda Ballukut në pozicionin e saj.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Bardhi tha se kjo tregon edhe njëherë se Balluku e mban nën presion e shantazh kryeministrin e vendit dhe se ministrja ka lidhje me krimin
“Për mua, surpriza më e madhe e kabinetit të ri qeveritar ishte rikonfirmimi i personit më të korruptuar në 35 vite qeverisje demokratike, që është zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Kjo tregon edhe njëherë se ato që qarkullojnë si fjalë në ambientin politik dhe mediatik që zonja Balluku e mban nën presion e shantazh kryeministrin e vendit apo për shkak të lidhjes me krimin e organizuar që ajo ka, rezultuan të vërteta”, tha ai.
Më tej ai u shpreh se kabineti i ri është ndarë sipas tij, në disa ushtarë të Belinda Ballukut dhe gjysma tjetër të Edi Ramës.
Gazment Bardhi: Per mua, surpriza më e madhe e kabinetit të ri qeveritar ishte rikonfirmimi i personit më të korruptuar në 35 vite qeverisje demokratike, që është zëvendëskryeminstrja Belinda Balluku. Kjo tregon edhe njëherë se ato që qarkullojnë si fjalë në ambientin politik dhe mediatik që zonja Balluku e mban nën presion e shantazh kryeministrin e vendit apo për shkak të lidhjes me krimin e organizuar që ajo ka, rezultuan të vërteta. Po të shikosh kabinetin, duket i ndarë gjysmë për gjysmë, disa ushtarë të Belinda Ballukut dhe gjysma tjetër të Edi Ramës. Nuk e di nëse mund ta quajmë qeveria Rama 4 apo qeveria Balluku 1.”