• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ftuar në Syri tv, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama se po vendos një regjim pa llogaridhënie, përmes emërimit antikushtetues të një ministreje digjitale, ‘Diella’, që sipas saj është një fasadë për të fshehur korrupsionin dhe për të shmangur çdo përgjegjësi ligjore.

Vokshi deklaroi se qëllimi i vërtetë i Ramës është që të heqë firmën, emrin dhe përgjegjësinë nga çdo vendimmarrje, duke përjashtuar SPAK-un dhe publikun nga çdo informacion mbi tenderat, koncesionet apo abuzimet me fondet publike. Ajo e cilësoi këtë si një manovër të rrezikshme për të thelluar autoritarizmin dhe për të mbyllur gojën opozitës dhe qytetarëve.

Më tej, deputetja denoncoi përfshirjen direkte të grupeve kriminale dhe karteleve të drogës në zgjedhje, duke theksuar se mbi 20 deputetë aktualë janë futur në Kuvend me ndihmën e bandave dhe përfaqësojnë interesat e krimit, jo të qytetarëve.

Albana Vokshi: Sikurse është njoftuar, seanca fillon me diskutimin për programin qeverisës. Jam përqendruar te disa prej fushave të këtij programi dhe nuk e kam përfunduar ende analizimin e tij. Mendoj se Rama e ka bërë këtë për disa arsye. “Diella” i shërben si një mjet propagandistik. Është një “risi” që ai ka vendosur ta shesë në takime, forume dhe institucione ndërkombëtare si një inovacion: që ai do të luftojë korrupsionin duke vendosur një ministre të bazuar në inteligjencën artificiale.

Deri diku ia ka arritur qëllimit për të tërhequr vëmendjen, sepse është hera e parë që një “ministre” dekretohet në mënyrë antikushtetuese një ministre digjitale. Të gjithë kanë folur për këtë.

Lexo edhe:

Vokshi në PACE: Shqipëria strehë e krimit të organizuar, pastrimi i parave rrezikon gjithë Europën

RTSH ekspozon në Kuvend krizën financiare

Nga ato që kam lexuar nga ekspertë të inteligjencës artificiale, kjo është një situatë shumë e rrezikshme. Sepse, përveç faktit që dekreti është antikushtetues pasi ka një procedurë për emërimin e ministrave që Rama e ka anashkaluar plotësisht kemi të bëjmë me një propozim që presidenti nuk pritej ta kthente mbrapsht, dhe për pasojë ai u dekretua.

Alarmin e kanë ngritur ekspertët për mënyrën se si “Diella” supozohet të veprojë. Rama i ka vendosur një emër dhe një fytyrë, por në thelb nuk kemi më një ministër real. Nëse do të mbledhë tendera apo të merret me prokurime gjë që e dimë se AI programohet atëherë gjithçka do të jetë e programuar që rezultati final të jetë ai që është dashur gjithmonë, por pa një ministër që firmos, pa një ministër që mban përgjegjësi përpara SPAK-ut.

Kjo zëvendësohet me Diellën. Po ajo si do të japë llogari? Si do të mbahet përgjegjëse? Rama e ka hequr fare konceptin e llogaridhënies. Ai do të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë deri tani madje mund ta bëjë edhe më shumë. Nuk besoj se ka ndokush që mendon se Rama ka vërtet qëllimin të luftojë korrupsionin. Por tani i ka hequr emrin dhe përgjegjësinë, që askush të mos mund të kërkojë llogari apo të japë llogari para SPAK-ut.

Madje as ne si grup parlamentar i PD-së nuk do të kemi mundësi të kërkojmë llogari për tendera, koncesione, në arsim, në shëndetësi… Më falni, po kush do të vijë të japë përgjigje? Ai e ka hequr mundësinë për llogaridhënie, transparencë dhe informim të publikut. Do të jetë e njëjta gjë me Ramen, por pa asnjë prej mekanizmave që duhet të ekzistojnë në një demokraci.

I gjithë programi i PS-së përmban premtime të përgjithshme, por asgjë konkrete. Të gjitha këto të çojnë drejt autoritarizmit. Rama po e vërteton çdo ditë se jemi në regjim.

Mendoj se zoti Berisha i ka përmendur me emra, por ne kemi bërë një analizë dhe raport të plotë për influencën e krimit dhe karteleve në zgjedhje. Kemi bërë një analizë të të gjitha karteleve, siç është ai i Tropojës. Kemi kartelin e Elbasanit “Çelës”. Janë 10 qarqe dhe në të dhjeta janë mbi 20 bashki ku ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë të bandave të drogës.

Në çdo qark ka pasur deputetë, kryesisht nga lista e hapur, të cilët janë evidentuar si përfitues të një numri të lartë votash. Janë 28 emra deputetësh të mbështetur nga këto struktura në të gjitha qarqet; nga këta, 20-25 kanë hyrë në Kuvend.

Pra, kemi një parlament ku mbi 20 deputetë mund të konsiderohen përfaqësues të karteleve. Ne nuk do të kemi më fjalën e qytetarëve në Kuvend, por interesat e krimit të organizuar.

Etiketa: albana Vokshideputetekartelekrimikuvend

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vokshi në PACE: Shqipëria strehë e krimit të organizuar, pastrimi i parave rrezikon gjithë Europën

14:10 : 03/10/2025
AKTUALITET

RTSH ekspozon në Kuvend krizën financiare

08:47 : 02/10/2025
AKTUALITET

Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë/ Vokshi: Begaj zbaton urdhrat e Ramës, shkeli hapur Kushtetutën

17:38 : 01/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është pronari i ‘Lamborghini Urus’ me të shkuar kriminale

11:13 : 01/10/2025
AKTUALITET

Tomorri: Hetimet ndërkombëtare flasin për përfaqësues të qeverisë shqiptare në struktura mafioze

21:37 : 30/09/2025
AKTUALITET

“Si dole më e votuara në burg”, Sara Mila-Xhaferit: Ke qenë në listë të mbyllur, e ke marrë falas karrigen

17:25 : 29/09/2025
Para

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com