• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

20 pika për të rrëzuar hetimin e SPAK/ Jamarbër Malltezi rendit shkeljet e dosjes “Partizani”

12:18 : 16/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Nga Boldnews.al

Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, ka renditur të paktën 20 pika, në të cilat argumenton se përse hetimi i zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ndaj tij dhe vjehrrit të tij, ish-kryeministrit dhe njëkohësisht kryetar i opozitës, Sali Berisha, për çështjen “Partizani”, është tërësisht politik dhe i pambështetur në prova e fakte.

Malltezi thotë se hetimi ka nisur me urdhër të kryeministrit Edi Rama, i iniciuar me një kallëzim të rremë të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe i zbatuar nga prokurorët e SPAK-ut, nën ndikim të fortë politik.

Më tej, Jamarbër Malltezi thotë se hetimi provoi se, nëse ka shkelje penale, ato janë kryer nga kryeministri Edi Rama. Por, në vlerësimin e tij, prokurorët e posaçëm kanë devijuar tërësisht hetimin, duke marrë të pandehur Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, për të shpëtuar kryeministrin Rama nga procesi penal.

Lexo edhe:

Maxhoranca miraton ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, opozita braktis sallën

Struktura e re e komisioneve/ Berisha – Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës, shkelmove Kushtetutën

Malltezi ka rindërtuar edhe njëherë historinë e pronës së ish-klubit “Partizani”, ku argumenton me dokumentat që ka në dispozicion se ai dhe familja e tij janë trashëgimtarë ligjorë të pronës dhe se gjithçka është bazuar në aktet ligjore e nënligjore të Shtetit shqiptar, të miratuara prej shumë vitesh, duke filluar nga koha kur qeveria drejtohej nga socialisti Fatos Nano.

Gjykata e Posaçme nisi seancën paraprake të hënën e kësaj jave, në vijim të kërkesës së SPAK-ut për zhvillimin e procesit gjyqësor ndaj Berishës, Malltezit e disa personave të tjerë, të akuzuar për “korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Gjatë kësaj seance, Malltezi paraqiti argumentat e tij, mbi të cilat kërkon pavlefshmëri absolute të akteve hetimore.

Në vijim janë 20 pikat e paraqitura nga Jamarbër Malltezi

1. Procedimi penal nisi me kallzimin e Ballës se pronësina e tokës nuk ishte e pronarëve. Prokuroret për këtë nisen procedimin penal brenda ditës dhe këtë e shënuan si dyshim kur vendosen të kërkojnë masa arresti. Pronësia private është e qartë që nuk ka ndryshuar dhe janë të botuar ne Fletoret Zyrtare të 1942-1943, por SPAK shpenzoi muaj në Arkiv të Shtetit dhe biles harxhoi disa muaj letërkëmbime me Italinë dhe mori mbi 12,000 faqe krejt palidhje në përpjekje për të injoruar dokumentet zyrtare të botuara në fletoret zyrtare të kohës. Kallzimi i Ballës rezultoi kallzim i rremë por SPAK dhe Gjykatat refuzojnë të nisin procedim penal pasi disa janë mbi ligjin. Nga ana tjetër u vërtetua se është vjedhur tokë publike në Dhërmi, të cilën Edi Rama i dha edhe status investitor strategjik deputetes Xhacka por gjykata vendosi që as mos të hetohet Xhacka dhe jo më të arrestohet! U vertetua se Edi Rama nxorri 4 VKM te personalizuara per te grabitur toke publike (ish private) te caktuar per gjimnaz dhe ia fali mikut te tij Carlo Bolino per media ne sherbim te qeverise, si edhe toke per kompanine e te vellait.

2. Masat u vendosën me pretendimin se Berisha ka miratuar ligje dhe VKM nominative, por në 4 vjet hetime nuk ia nisën Gjykatës Kushtetues për vlerësim nëse ndonjë ishte nominative. Tani në akuzë pranojnë që asnjë ligj dhe asnjë VKM nuk ka qenë nominativ, por se ka përfituar edhe Malltezi nga këto ligje! Në fakt, Edi Rama ka nxjerre ligje të personalizuara si ligjin Fusha (konfirmuar nga GJK), apo 4 VKM të personalizuara që grabitën tokën (pjesërisht të familjes Begeja) që ishte caktuar për gjimnaz, vec për tia falur mikut të vet Carlo Bolino. Edi Rama ka nxjerrë VKM të personalizuar që i dhuron Klubit Partizani ku ka të vëllain drejtor, plot 37,200 m2 tokë dhe disa ndërtesa ndonëse ka pretendime pronësie dhe objekti ishte brenda planit të perhapjes së FA, por ka ligje të tjera për Edi Ramën dhe të tjera për Berishën dhe Malltezin.

Në foto: Pjesë nga argumentat e paraqitur nga Malltezi në gjykatë

3. Prokurorët pretenduan se Berisha kreu ndryshimin e destinacionit në 2006, por del se i kreu Rama si në 2004 (17,200 m2), si në 2006 (7,000 m2) dhe gjithë tjetrën e shpalli “zhvillime të reja me parametra të lartë urban” me vendimin KRRT nr. 238 dt. 27.12.2008. Ndërsa Berisha ka firmosur ex-officio në 2006 të gjitha ato 11 ndryshime destinacionesh që ia ka sjellë Edi Rama pasi që sipas Kartës së Autonomisë Vendore të Këshillit të Evropës, planifikimi dhe kontrolli i territorit janë tagra të pushtetit vendor. Edi Rama sot po shkel cdo ditë vendimin 29/2006 të GJK me lejet e zhvillimit që firmos për cdo objekt në cdo qytet të Shqipërisë, por duket se SPAK zbaton tjetër Kod Penal për Edi Ramën.

4. Në vendosjen e masave prokuroret shkruajtën se po hetohet nëse toka ishte në Planin e Përhapjes së Forcave të Armatosura. Kjo ishte gënjeshtër pasi qysh në 2022 kishte pergjigje nga Shtabi i Forcave të Armatosura që nuk ka qenë kurrë. Edhe pak ditë para se të kërkonin masat vetë OPGJ e dërguar nga prokurorja shkruajti më 22.10.2023 se nuk ka qenë as në Planin e Përhapjes së vitit 2004. Thirrën mbi 30 ushtarakë në tentativë të rrëzojnë Dekretin e Presidentit me dëshmitarë. Urdhëruan arrest për mua ndonëse kjo nuk ka qenë kurrë në Planin e Përhapjes së FA, por SPAK bën “idiotin e dobishëm“ kur për tjetërsimin e Bazës Ushtarake Detare të Limionit (që gjykata thotë se rrezikon sigurinë kombetare) SPAK nuk ka kërkuar asnjë masë! SPAK nuk ka kërkuar asnjë masë as për tjetërsimin e bazave ushtarake detare të Porto Romanos dhe Shëngjinit përsëri se dalin Edi Rama, ministrja Olta Xhaçka dhe presidenti Bajram Begaj!

5. Hetimi ka nisur ndaj personit dhe jo për ndonjë vepër penale. 3 vjet hetime kinse pa emër personi në hetim (01.12.2020 – 02.10.2023), por ka hetime qysh në 2021 në emër të Berishës dhe gjithë familjarëve të tij. Hetime për vepër penale apo gjueti shtrigash?

6. Pas urdhrit të Edi Ramës ndaj SPAK për ndëshkim penal ndaj Sali Berishës (fjala në Kongresin e PS më 09.04.2022), SPAK nisi breshëri 16 kërkesash në cdo institucion për të hetuar për 30 vjet Berishën dhe në 3 breza deri tek mbesat e tij qysh në 1995 kur ato ende nuk kishin lindur.

7. Prokuroret me vendosen nen arrest pa ligj pasi neni 260 nuk me perket pasi nuk kam qene kurre as zyrtar i larte dhe as i zgjedhur vendor. Por duket ka ligje te tjera per armiqte e PS.

8. Prokuroret mbajten në arrest pa raport diligjence prof. Malltezin përmbi 3.5 muaj. Diligjenca e fundit 2-mujore është e datës 27.06.2024 ndërsa akuzën e shpallën në Tetor 2024. Gjykata duhej të vepronte ex-officio për këtë shkelje ligji por dështoi të zbatojë ligjin. Gjithashtu SPAK vendosi zgjatje hetimesh edhe përtej afatit 1 vjecar pas rregjistrimit të emrit të personit nën hetim.

9. Prokuroret gënjyen kur pretenduan se VKM (e 2008) për përdorimin e bonove të privatizimit ishte shfuqizuar 7 muaj më pas (pra për pak familje pronare). Në fakt, ishte shfuqizuar vetëm pika që fliste për ankandet ndërsa pika për pronarët e tokës nuk kish ndryshuar. Ky falsifikim gjendet ende sot në aktakuzë.

10. Prokuroret mashtrojne kur shkruajne se të ardhurat e Malltezit nga zhvillimi i pronës së tij janë pjesë e Bashkësisë Ligjore pasi neni 77 i Kodit të Familjes shpjegon se të ardhurat nga trashëgimia dhe zhvillimi i saj janë pjesë e pasurisë vetjake.

11. Malltezi paraqiti kallzime penale për fallsifikim dokumentesh dhe fillim të paligjshëm të ndjekjes penale të dy prokurorëve, por kolegët e tyre në SPAK vendosin mosfillim procedimi penal. Kallzimi u paraqit në Prokurori të Tiranës, por përgjigja erdhi nga SPAK që vendosi mosfillim procedimi penal për kolegët. Rast unikal që kolegu të vendosë për kolegun dhe mos jetë zyrë tjetër prokurorie të hetojë që të shmanget konflikti i interesit.

12. Prokurorët kryen shkelje të të drejtave kushtetuese për proces të rregullt ligjor duke sekuestruar përmbi një vit dosjen civile të shpifjes që padita Taulant Ballën. Kjo është në GJEDNJ e cila tashmë po i kërkon Shqipërisë të paguajë dëmshpërblim për këtë gjë.

13. Malltezi ka kërkuar procedim penal për kallzimin e rremë të Taulant Ballës por prokuroret vendosën mosfillim të procedimit penal. Mesa duket ka ligje të tjera për ministrat e PS e ligje te tjera per “armiqte e PS“.

14. Kam kërkuar fillim procedimi penal për Edi Ramën që ka rezultuar me vendim gjykate të formës së prerë që ka shpërdoruar detyrën, ka sjellë dëm financiar mbi 340,000 euro, dhe ka refuzuar zbatimin e vendimit të formës së prerë të gjykatës. Por për prokurorët duket se ka Kod Penal tjetër kur shihet se dëmin ekonomik e ka shkaktuar Edi Rama.

15. Malltezi pati masë të pabazuar në ligj për moskomunikim me askënd përvec familjarëve në të njëjtën banesë ndaj nuk ka vajtur në seancat për shqyrtimin paraprak, duke shkruajtur në njoftimet nga gjyqtarja se ka vendim gjykate në fuqi që ndalon komunikimin me këdo tjetër. Masa për moskomunikim me askënd tjetër nuk parashikohet në Kodin Penal, dhe biles këtë masë nuk e kanë as personat e burgosur, por ka ligje të tjera për armiqtë e PS.

16. Prokurorët sajuan ekspertiza nga persona të papranueshëm si ekspertë përfshi babai i hetuesit të BKH dhe militantit të PS (Zyba), që rezultoi krejtësisht e rreme.

17. Në mungesë të fakteve dhe provave, prokurorët pretendojnë si përfitim personal të Berishës pagesa që unë kam kryer për trajtimin e fëmijëve autikë! Bamirësia që unë kryej me paratë e mia për njerëz në nevojë merret si përfitim i Berishës?!

18. Ky hetim zbuloi se Berisha dhe bashkëshortja e tij, një pediatre, kanë një total prej rreth 100,000 euro kursime nga pagat e tyre për më shumë se 40 vjet pune, dhe një apartament vetëm 40 m2 më të madh se ai që kishin gjatë diktaturës. Në mungesë të një fakti kriminal, akuzat kundër Berishës për korrupsion pasiv, u bazuan në kriminalizimin e solidaritetit familjar dhe bamirësisë, konkretisht: (1) pagesat e bëra nga vajza e Berishës për një javë pushimi familjar dhe dy faturat mjekësore të prindërve të saj, (2) bamirësia Malltezit për tri familje në nevojë për trajtimin e fëmijëve të tyre në Qendrën Rajonale të Autizmit në Tiranë, e cila u krijua 20 vjet më parë dhe administrohet nga Dr. Liri Berisha pa asnje page dhe asnje shperblim, (3) një sponsorizim prej 4,600 Euro, e bërë nga Homeplan për Ministrinë e Kulturës, për udhëtimin e dy këngëtarëve nga Italia, që erdhën në vitin 2013 në ftesë të ministrisë, si mysafirë të Kryeministrit Berisha, për të marrë një medalje nga Presidenti i Republikës dhe nuk morën pjesë në asnjë aktivitet zgjedhor. (4) Pagesat e bëra nga vajza e Berishës – me fondet e veta personale – për faturat ligjore, në procedurat ligjore në të cilat ajo dhe anëtarët e familjes së saj janë palë (dhe jepen si kredi për të fundit). Të gjithë pagesat e përmendura më sipër janë raportuar dhe shpalosur siç duhet për agjencitë përkatëse, në përputhje me ligjin, nga Berisha dhe vajza e tij. Nga ana tjetër, vec dy ditë para zgjedhjeve të 11 Majit 2025 Edi Rama vendosi me vendim personal të japë 7 miljon euro nga paratë publike për të organizuar “Giro d’Italia” në Shqipëri duke bllokuar gjithë trafikun dhe aktivitetet e opozitës dhe prokuroret jane fshehur.

19. Nuk ka asnje lek dëm në financat e shtetit, përkundrazi, shteti përfitoi rreth 800,000 $ nga ndërprerja e gjendjes së paligjshmerisë që mbretëronte prej vitesh.

20. Prof. Malltezi vijoi prej 20 muajsh në arrest, ndonëse pretendimet rezultuan të rreme.

Etiketa: ceshtja PartizaniGJKKOJamarbër Mallteziliri berishaProkuroreSali BerishaspakTaulant Balla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maxhoranca miraton ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, opozita braktis sallën

13:54 : 16/09/2025
AKTUALITET

Struktura e re e komisioneve/ Berisha – Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës, shkelmove Kushtetutën

13:05 : 16/09/2025
AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

21:06 : 15/09/2025
AKTUALITET

“Diella”, Berisha: Vjedhje e Ramës, presidenti kukull legalizoi krimin kushtetues

20:14 : 15/09/2025
AKTUALITET

Dumani drejt fundit të mandatit, KLP hap garën për drejtuesin e ri të SPAK

16:05 : 15/09/2025
AKTUALITET

Gjyqi në themel i dosjes “Partizani”/ Kërkohet pavlefshmëri e akteve, ç’ndodhi në seancën e parë

14:41 : 15/09/2025
Para

Rama uron Fatos Nanon për ditëlindjen: Gëzuar i dashur Kryetar

TË GJITHA

Aksidenti me disa të plagosur në Fier-Lushnje, ndërron jetë 60-vjeçarja

14:24 : 16/09/2025

Deputetët demokratë mblidhen në seli, Bardhi: Braktisëm sallën për shkak të shkeljes së Kushtetutës

14:15 : 16/09/2025

Maxhoranca miraton ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, opozita braktis sallën

13:54 : 16/09/2025

“Në Kuvend ka bashkëpunëtor të krimit!”/ Këlliçi-mazhorancës: Krijoni komision për kartelet e d*ogës

13:53 : 16/09/2025

Shpërthen bombola e gazit në Malësi të Madhe, plagoset çifti i bashkëshortëve

13:47 : 16/09/2025

“Na hoqët mundësinë për t’u përfshirë në procesin e integrimit”, Vokshi-PS: pse keni frikë nga opozita?

13:23 : 16/09/2025

Skema piramidale “Xuex”/ Zbardhet dosja hetimore, kush është “profesori” që joshte qytetarët

13:22 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com