• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vrasja e Charlie Kirk, FBI publikon VIDEO të reja të autorit të dyshuar

09:53 : 12/09/2025
në BOTA

Një shpërblim prej 100 mijë dollarësh i ofruar nga FBI-ja dhe thirrjet e drejtpërdrejta për ndihmë publike tregojnë për vështirësitë me të cilat po përballen autoritetet amerikane për të identifikuar vrasësin e aleatit të Trump-it.

Zyrtarët amerikanë kanë lëshuar një thirrje urgjente për ndihmë nga publiku, ndërsa vijon kërkimi për autorin e të shtënave ndaj aktivistit konservator Charlie Kirk, duke publikuar video dhe foto të reja nga vendi i ngjarjes në shtetin Utah.

Më shumë se 24 orë pasi Kirk u qëllua me armë gjatë një fjalimi përpara mijëra njerëzve në një universitet të Utah-it, guvernatori i shtetit, duke dalë krah drejtorit të FBI-së Kash Patel dhe zyrtarëve të tjerë, deklaroi: “Na duhet sa më shumë ndihmë që të mundemi të marrim.”

“Nuk mund ta bëjmë dot këtë punë pa ndihmën e publikut,” tha guvernatori Spencer Cox, duke shtuar se FBI ka marrë mbi 7 mijë informacione dhe pista deri tani.

.

Lexo edhe:

Kreu i FBI-së vizitoi fshehurazi Kinën, çfarë u dakordësua

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

Pamje të reja nga vendngjarja, i dyshuari në arrati

Në videon e publikuar rishtas shihet një person me kapele, syze dielli dhe bluzë të zezë me mëngë të gjata, teksa vrapon mbi një çati, zbret nga skaji i ndërtesës dhe hidhet në tokë. Besohet se i dyshuari është larguar në zonën përreth pas sulmit dhe ende nuk është identifikuar.

Hetuesit deklaruan se kanë siguruar disa prova, përfshirë një gjurmë pëllëmbe, një gjurmë këpucësh, si dhe një pushkë gjuetie me fuqi të lartë, e gjetur në një zonë të pyllëzuar përgjatë rrugës së arratisë së autorit. Megjithatë, ende nuk është shpallur ndonjë i dyshuar, dhe motive të qarta nuk janë dhënë.

Thirrjet publike për ndihmë gjatë konferencës për shtyp në mbrëmje duket se reflektojnë vështirësitë e vazhdueshme për të zbuluar identitetin dhe vendndodhjen e autorit. Autoritetet nuk pranuan të marrin pyetje nga gazetarët dhe Patel nuk foli gjatë konferencës. FBI po ofron deri në 100 mijë dollarë shpërblim për informacion që çon në identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Etiketa: aleatiautoriCharlie KirkFBITrumpvideovrasja

Lajme të lidhura

BOTA

Kreu i FBI-së vizitoi fshehurazi Kinën, çfarë u dakordësua

14:24 : 10/11/2025
BOTA

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025
BOTA

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025
BOTA

SHBA/ Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

08:10 : 07/11/2025
BOTA

Gjykata Supreme e SHBA nis shqyrtimin për ligjshmërinë e tarifave të Trump

18:25 : 05/11/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, dy telefonat e Gjon dhe Elvis Shkambit çohen për ekspertim në SPAK

16:32 : 05/11/2025
Para

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët është i shtypur

TË GJITHA

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

19:37 : 12/11/2025

NASA shtyn lëshimin e raketës New Glenn për shkak të stuhisë diellore

19:34 : 12/11/2025

Shpërthejnë trazirat në kampin e emigrantëve në Greqi, 25 arrestime dhe 2 policë të plagosur

19:11 : 12/11/2025

E rrallë në Vlorë, peshku 20 kg ‘xhiro’ në shëtitoren e qytetit

18:53 : 12/11/2025

Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Itali, zbardhet agjenda

18:44 : 12/11/2025

Zjarr në Vlorë, përfshihet nga flakët një banesë

18:34 : 12/11/2025

Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

18:23 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com