• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

23:05 : 12/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza i ka fillesat e saj afërsisht një shekull më parë. Nëse i kthehemi historikut, fillimisht në këtë zonë nuk kishte asnjë spital, por një shtëpi që shërbente për të mjekuar të sëmurët.

Gjithçka ndryshoi me kalimin e viteve, qendra u zgjerua dhe në këtë kampus u krijuan 5 spitale, të cilat më pas do të përbënin QSUT-në, e cila mori këtë emër zyrtar në vitin 1993.

Në një Shqipëri nën diktaturë, apo e sapo dalë prej saj, askush nuk mund ta parashikonte që për të bërë qendrën spitalore sa më të përshtatshme për pacientët, do të duheshin vende për parkimin e automjeteve, sepse makinat në ato vite numëroheshin me gishtat e dorës.

Ndërsa sot, 32 vjet më pas, spitali Nënë Tereza përballon çdo vit vizita për afërsisht 500 mijë pacientë, dhe brenda territorit të tij hyjnë mesatarisht 4000 mjete në ditë.

Lexo edhe:

Gazetari Stafa nga protesta: QSUT kërkon donacione, qeveria jep 4 mln euro për koncert

Vapa alarmon urgjencat, deri në 400 telefonata në ditë, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë

Lejimi i automjeteve përtej kapacitetit të vendeve të parkimit bën që shpesh në trafikun që krijohet nga makinat e shumta, të presin ambulancat.

Në fakt, problemi i kaosit me oborrin e brendshëm të Qendës Spitalore Universitare Nënë Tereza ka qënë i përhershëm, madje disa herë ministrat e shëndetësisë bashkë me kryeministrin janë përpjekur që ta stabizlojnë këtë hapësirë.

Hapësira e QSUT u konsiderua si e zaptuar nga çibanët, ndaj në mesin e vitit 2014, ministria e Zhvillimit Ekonomik nis një aksion për nxjerrjen jashtë hapësirave të spitalit të bareve, restoranteve, farmacive, dyqaneve të veshjes dhe ushqimoreve që kishin rrethuar kudo spitalin.

Një aksion ky për tu duartrokitur! Ashtu sicc është për tu duartrokitur edhe vendosja e traut në vitin 2013, me synim reduktimin e fluksit të autmojeteve që pa asnjë motiv parkonin apo thjesht për t’i rënë shkurt, kalonin përmes QSUT-së.

Asokohe, tarifa për hyrjen e automjeteve në QSUT u bë 100 lekë për 24 orë, dhe shërbimi ofrohej nga një kompani private. Ndërkohë, një pjesë e të ardhurave nga parkingu, u vendos që të investoheshin për ta bërë sa më të të aksesueshme hapësirën 10 mijë metra katror të oborrit të spitalit.

Kjo vazhdoi për disa vite, derisa me një vendim të marrë në nëntor të 2018-ës nga Këshilli i Ministrave, menaxhimi i hapësirës së parkingut iu dha Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Në këtë vendim njoftohet kalimi në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të një pjese të oborrit të brendshëm të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, me sipërfaqe 10 457 m2 , me qëllim shfrytëzimin për parkim, përmirësimin e infrastrukturës së jashtme urbane dhe pritëse, si dhe menaxhimin cilësor të shërbimeve publike, që do të zhvillohen në këtë sipërfaqe.”

Por ky akt, u shoqërua me një rritje drastike të ccmimeve për të afërmit e pacientëve që janë të detyruar ta kalojnë ditën brenda ambienteve.

Për ta bërë sa më të qartë, Çmimi i parkimit në Spitalin Nënë Tereza u rrit nga 100 lekë për 24 orë, në 100 për 2 orë dhe për çdo orë më shumë përtej kësaj fashe do të shtohet me 100 lekë në orë.

Në kontratën e firmosur mes QSUT-së dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ngarkohej Agjencia Ekonomike Mbështetëse për të bërë menaxhimin e parkimit.

Dhe këtu kemi dy shkelje:

1. Vendimi i Këshillit të Ministrave ngarkon për menaxhimin e parkimit vetë Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe jo një kompani që zotërohet nga ky entitet dhe 2. Vetë Agjencia Ekonomike Mbështetëse nuk ka në objektin e aktivitetit të saj menaxhimin e parkimeve, fakt që verifikohet lehtësisht dhe në ekjstraktin e saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Por pavarësisht kësaj, të ardhurat nga parkimi në QSUT përbëjnë buxhetin kryesor të kësaj Agjencie. Për vitin 2023 të ardhurat nga QSUT ishin 1.32 milion euro ku 55% të tyre, 753 mijë euro i ka marrë Agjencia Ekonomike Mbështetëse e cila ka siguruar një fitim prej 181 mijë euro. Se përse duhet që një agjenci të marrë paratë që jepen nga pacientët e sëmurë dhe familjarët e tyre për të zhvilluar projekte dhe aktivitete në fusha të tjera kjo është në vizionin e qeverisë…

…por duam të kuptojmë diccka tjetër. Përse Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Qendra Nënë Tereza nuk i kanë përmbushur detyrimet e vendimit të qeverisë për të investuar në infrastrukturën e oborrit të spitalit!

Në marrëveshjen e vitit 2018-të konstatohet se 42% e të ardhurave nga parkimi do të shkojë për investimet në infrastrukturën në rrugët e brendshme, vend parkimet, trotuaret, ambientet e gjelbra, ndriçimi rrugor, pedonal duke përfshirë dhe investime madhore, dhe 3% për të edukimin e stafit të QSUT. QSUT ka arkëtuar 536 mijë euro në vitin 2019, por destinacioni se ku kanë shkuar këto para nuk dihet, pasi siç shihet, në infrastrukturën e oborrit të saj nuk është bërë asnjë investim, madje ka mungesa të theksuara në sinjalistikën orientuese. Mungesa e investimeve ka vazhduar përgjatë gjithë viteve, madje në një përgjigje të dhënë, vetë QSUT pranon se investimet e realizuara janë më të ulta se detyrimet që jepte qeveria.

Gjithsej për 3 vitet 2019, 2020 dhe 2021 janë investuar 123 mijë euro, nga 1.5 milion euro të arkëtuara nga parkimi. Pra as 10% e detyrimit!

Nisur nga kjo situatë, Këshilli i Ministrave e ndryshon sërish vendimin dhe lejon që 20% e të ardhurave të parkimit të shkojë për këtë qëllim. Por sërish investimet e realizuara në këtë periudhë janë modeste. Për vitin 2022 dhe 2023 janë 6.500 euro dhe për vitin 2024, 54 mijë euro.

Për të mos i rënë aspak gjatë, vendimi i qeverisë nuk është zbatuar as edhe një ditë të vetme…

Dhe për këtë, do të duhet të mbanin përgjegjësi me radhë drejtuesit e QSUT, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ministrat e Shëndetësisë. Të gjithë këta aktorë, iu kanë marrë para pacientëve për t’i ofruar një shërbim më të mirë…

Gjë që nuk ka ndodhur. Por kjo nuk e ka penguar kryeministrin Rama, të bënte të tjera premtime.

Si ai i bërë në nisje të këtij viti, ku u njoftua Investimi në një parkim të madh që do të ketë 1400 vende dhe do të përballojë 35% të fluksit të mjeteve.

Shpresojmë që kësaj radhe diçka të bëhet. Sa për dështimin 11 vjeçar dhe abuzimet e supozuara me parkingun e QSUT, ajo i përket së shkuarës. Zgjedhjet sapo u fituan./Piranjat

Etiketa: parkim privatqsut

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari Stafa nga protesta: QSUT kërkon donacione, qeveria jep 4 mln euro për koncert

21:19 : 13/07/2026
AKTUALITET

Vapa alarmon urgjencat, deri në 400 telefonata në ditë, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë

19:59 : 12/07/2026
AKTUALITET

Dhuna te Parlamenti/ QSUT dhe Trauma: Të dëmtuar 15 efektivë dhe 4 qytetarë!

17:09 : 02/07/2026
AKTUALITET

Autonomia spitalore pa rezultate: Mungesë aksesi dhe shërbime të mbingarkuara

17:12 : 29/06/2026
AKTUALITET

‘Fantazma’ e Veliajt pushton QSUT! Njerëzit vdesin se s’ka ilaçe, spitali mbjell pemë

16:52 : 15/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit vijojnë marshimin në Rrugën Bardhyl, shkojnë drejt QSUT

22:24 : 13/06/2026
Para

Temperaturat arrijnë deri në 34 gradë, moti për sot

TË GJITHA

Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Ekuador, SKEMA e trafikut drejt Europës

21:09 : 14/07/2026

Qytetari: Kryeministri ka gjysmën e partisë në burg, na bën moral ne! Mbaj përgjegjësi dhe ik

21:03 : 14/07/2026

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

20:36 : 14/07/2026

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

20:28 : 14/07/2026

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş