Transmetuesi irlandez, RTÉ ka thënë se nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës Eurovision 2026 nëse përfaqësuesja e Izraelit do të jetë e pranishme në këto kompeticion
Në një deklaratë, RTÉ tha se pjesëmarrja e Irlandës në këtë ngjarje do të ishte e paarsyeshme duke pasur parasysh humbjen e vazhdueshme dhe të tmerrshme të jetëve në Gaza.
Irlanda e ka fituar konkursin shtatë herë në total, së fundmi në vitin 1996.
RTÉ do të marrë një vendim përfundimtar pasi organizatorët e Eurovisionit, Unioni Evropian i Transmetimeve të kthejnë një përgjigje.
Transmetuesi kombëtar i Sllovenisë, RTVSLO, ka thënë gjithashtu se do të tërhiqet nga konkursi nëse merr pjesë Izraeli.
Stefán Eiríksson nga transmetuesi kombëtar i Islandës RÚV tha se përfshirja e tij në konkursin e vitit 2026 ishte “në varësi të rezultatit të procesit të konsultimit në vazhdim brenda EBU-së, për shkak të pjesëmarrjes së transmetuesit shtetëror izraelit KAN në konkurs”.
Eiríksson shtoi se RÚV “rezervon të drejtën të tërhiqet nga pjesëmarrja në të nëse EBU nuk përgjigjet në mënyrë të kënaqshme”.
Më herët këtë vit, më shumë se 70 ish-konkurrentë të Eurovisionit nënshkruan një letër duke u bërë thirrje organizatorëve të ndalojnë Izraelin nga konkursi i vitit 2025.
Spanja do të tërhiqet nga Eurovision 2026, nëse nuk përjashtohet Izraeli