• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rezultuan me pesticide/ Avokati: Inspektorët e AKU nuk kanë pasur asnjë rol në eksportin e domateve

21:03 : 10/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

“Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nuk kanë pasur asnjë rol në eksportin e domateve.”

Kështu shprehet Arenc Berati, avokati i Ronaldo Likës, njërit prej inspektorëve të AKU-së që u ndaluan në lidhje me ngarkesën prej 8 tonësh domate të eksportuara nga Shqipëria që u bllokua në Kroaci, pasi rezultuan me pesticide

Ngarkesa i përkiste kompanisë së eksporteve, “EraFruit”, me administrator 40-vjeçarin Mariglen Qorri, i cili po ashtu u ndalua nga policia, së bashku me inspektoren tjetër të AKU-së, Griselda Dokasani.

Sipas avokatit të Ronaldo Likës, në radhë të parë nuk kemi të bëjmë me një arrestim të inspektorëve të AKU-së me urdhër të Prokurorisë së Beratit, por janë ndaluar me urdhër ndalimi të lëshuar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore (OPGj), në kuadër të një hetimi paraprak.

Më tej, avokati Arenc Berati shton se inspektorët nuk kanë pasur asnjë lidhje me procesin e eksportimit të domateve. Avokati shkruan se kontrolli i ushtruar prej tyre është kryer vetëm pas njoftimit zyrtar të ardhur nga autoritetet kroate, sipas të cilit produkti ishte shpallur i papërshtatshëm dhe ishte asgjësuar në Kroaci.

Lexo edhe:

AKU njoftim urgjent: “Albanian Smart Distribution” hodhi në treg 1 ton bajame të helmuara

Po Blerina Gjylameti e AKU a ka ngrënë nga “supa” e Sori AL?

Ndërkohë, në lidhje me kontrollet e ushtruara në subjektin “EraFruit”, sipas avokatit ka rezultuar se:

• I gjithë produkti prej 8 tonësh ishte eksportuar;
• Në magazinë nuk kishte mbetur asnjë mostër e disponueshme;
• Ngarkesa nuk është rikthyer në Shqipëri, por është asgjësuar jashtë vendit.

Në lidhje me dokumentacionin dhe faturat, avokati thekson:

  • “Inspektorët nuk kanë plotësuar dokumentacion fiktiv.
  • Faturat e shqyrtuara ishin me vulë elektronike, të cilat nuk përbëjnë objekt verifikimi nga ana e AKU-së përsa i përket vlefshmërisë fiskale.
  • Inspektorët kanë ushtruar vetëm detyrën e tyre për verifikimin e origjinës së produktit dhe më pas e kanë referuar çështjen tek institucionet përkatëse, siç përcakton ligji.”

Avokati i inspektorit Ronaldo Lika thotë se çdo pretendim se inspektorët e AKU-së kanë manipuluar fakte është i pabazuar. Sipas tij, ata kanë vepruar në përputhje me ligjin dhe me kompetencat e tyre, duke ushtruar detyrën me korrektësi dhe duke pasqyruar gjendjen reale të konstatuar në subjekt.

Por, çfarë thotë Prokuroria e Beratit?

Pas veprimeve hetimore dhe procedurale, ka rezultuar se autoritetet kroate kanë konstatuar dhe më pas asgjesuar një sasi prej rreth 8 ton domate e eksportuar nga subjekti “Era-Fruit”, me administrator shtetasin Mariglen Qorri, sasi kjo që pas analizave ka rezultuar me nivel të perparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë.

Sipas Prokurorisë së Beratit, në lidhje me këtë sasi, ka rezultuar se Mariglen Qorri i “Era-Fruit” ka prerë një faturë blerje fiktive nga një fermer dhe e ka përdorur për praktikat doganore dhe raportin e gjurmueshmërisë të mbajtur nga AKU Berat, duke u munduar të shmangë përgjegjësinë e tij ligjore për produktin që ka prodhuar dhe tregtuar.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo sasi domate e rrezikshme për shëndetin e njerëzve është prodhuar dhe më pas eksportuar nga vetë Mariglen Qorri.

Ndërkohë, sipas organit të akuzës,, nga veprimet hetimore ka rezultuar se inspektorët e AKU-së Berat, Ronaldo Lika dhe Griselda Dokasani, pas njoftimit nga sistemi Rasff, kanë kryer inspektim më datë 29 Gusht 2025 në subjektin “Era Fruit” dhe nuk kanë konstatuar sasinë e domateve të ndodhur në magazinën e subjektit, duke plotësuar praktikën sikur aty nuk gjendej asnjë sasi domateje, duke mos bërë kështu edhe bllokimin dhe marrjen e mostrave për kryerjen e analizave për këtë produkt.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhej se këta inspektorë, kanë marrë të mireqenë si të rregullt faturën fiktive të prerë nga Mariglen Qorri i “Era-Fruit”, të pa firmosur nga fermeri/shitësi duke mbajtur mbi bazën e tij raportin e gjurmshmërisë së produktit dhe duke tjetërsuar faktet në lidhje me origjinën e produktit të konstatuar me probleme.

Prokuroria e Beratit thotë se ka sekuestruar dhe marrë disa mostra për analiza të produkteve të ndryshme si domate, speca dhe kastraveca të konstatuara në subjektin “Era Fruit”, produkte këto të dyshuara të kontaminuara.

Kujtojmë se Mariglen Qorri është nën akuzë për veprat penale ‘Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve’, ‘Mashtrimi me produktet ushqimore’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ndërsa dy inspektorët e AKU-së dyshohen për “shpërdorim detyre”.

Etiketa: AKUarenc beratidomateEra-FruitEraFruitkroaciMariglen Qorripesticide

Lajme të lidhura

AKTUALITET

AKU njoftim urgjent: “Albanian Smart Distribution” hodhi në treg 1 ton bajame të helmuara

19:51 : 03/07/2026
AKTUALITET

Po Blerina Gjylameti e AKU a ka ngrënë nga “supa” e Sori AL?

17:22 : 26/06/2026
AKTUALITET

Helmimi i kursantëve, AKU: Priten analizat, në Akademinë e Sigurisë nuk u konstatuan probleme higjieno-sanitare

11:07 : 26/06/2026
AKTUALITET

Shkon në 64 numri i të helmuarve në Akademinë e Policisë, nën hetim “Sori-AL” dhe AKU

10:04 : 26/06/2026
BOTA

Një në pesë kafe të shitura në Europë përmban pesticide

16:27 : 25/06/2026
AKTUALITET

Dhunimi i drejtorit të AKU-së në Shkodër, arrestohet një prej autorëve (Emri)

12:31 : 09/06/2026
Para

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş