• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kurbani” i mandatit të radhës

20:17 : 10/09/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Kevin Agolli

Që kur doli lajmi, se Asambleja e Partisë Socialiste do të mbahej më 11 shtator, shumëkush prej ndonjë pritshmërie, halli ose thjesht kureshtjeje i ka kaluar këto ditë duke menduar për emra. Emra që do të jenë pjesë e mandatit të katërt nën drejtimin e Edi Ramës. Mënyra se si do të merren vesh ministrat e rinj është tërësisht origjinale, në transmetim live, a thua se Kryeministri do të lexojë numrat e ndonjë lotarie.

E them këtë, se sikundër aludohet në këtë vend kaq të vogël, ku çdokush di diçka për dikë, as ministrat e rinj që do të emërohen të nesërmen e kësaj vigjiljeje nuk e dinë fatin që do t’i trokasë, me zërin e njeriut që në kokën e tyre gumëzhin në ëndrra dhe në makthe bashkë. Të vetëdijshëm për pafuqinë e tyre politike, ata thjesht luten, që Hëna të jetë e shndritshme si planet që ata kanë për veten e tyre.

Dhe megjithatë, duket se diçka kanë arritur ta mësojnë nga tre mandatet e mëparshme. Vera ishte aq e qetë në aludime emrash që do të jenë në krye të ndonjë ministrie të caktuar. Lajmet e sponsorizuara nuk e shpengojnë imagjinatën e dirigjentit të Qeverisë, se kë do të përzgjedhë ai për të qenë në orkestrën e Këshillit të Ministrave. E vetmja gjë e sigurt është simfonia që do të luhet. E njëjta me atë të 12 viteve të kaluara. Asgjë nuk do të ndryshojë.

Tashmë është kthyer në një fenomen të pranuar skarcimi i figurave me kontribut politik nga ana e Kryeministrit, duke preferuar katapultimin e “anonimëve me gjak të pastër”. Transfuzionet e gjakut janë një prej komponentëve që i ofron shëndet politik Ramës dhe bashkë me këtë, kënaqësinë që merr artisti abstrakt në tentativat e publikut për të kuptuar se çka dashur të thotë.

Lexo edhe:

Tomorri: Hetimet ndërkombëtare flasin për përfaqësues të qeverisë shqiptare në struktura mafioze

Teliti: Qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit! I mbulon vetëm një kafe

Rama ka një komunikim direkt me publikun, efikas, aq sa edhe sikur të mos duash ta dëgjosh, sërish të ngacmon kureshtjen në abstraksionet e tij. Ustai i platformave të bashkëqeverisjeve e gjen gjithnjë mënyrën si të përçojë mesazhin që ai do, duke sjellë devijime nga çdo gjë tjetër që mund t’i kthehet në bumerang për të.

Është e kotë për të bërë analizë se sa punë është kryer në 12 vite, për aq kohë sa jemi pas një rezultati zgjedhor historik, në përmbajtje dhe në numra. Një rezultat që opozitën nga ana tjetër e gjen të damllosur pak nga vapa e kësaj vere, dhe pak nga numri i karrigeve që do të ulet këtë legjislaturë në parlament.

Sidoqoftë, për tu kthyer në të nesërmen e publikimit të kabinetit të ri qeveritar, kushdo syresh që do të dëgjojë emrin t’i përmendet, duhet të ketë kujdes me euforinë. Kjo sepse tradita e 12 viteve të “përgjegjësive personale” do të vijojë dhe në këtë akt të katërt. Prandaj, nuk do të përbëj asnjë habi që në mesin e të përzgjedhurve për të qeverisur Shqipërinë e të nesërmes, të gjendet i gatshëm për tu therur edhe “kurbani i një fitoreje të plaçkitur para syve të të gjithëve”.

Në një pasazh të librit të tij, Edi Rama shprehet në këtë mënyrë: “Kurban(i) është llogaria ime me një fat që nuk mund ta shmang”. Këto mandate janë dukur si vazhdimi në formë vëllimesh i manifestit të tij. Duke mos mbetur thjesht tek origjinali i shkruar, por duke përjetuar ndjesinë e një evoluimi, që i mbetet besnik gjendjeve të artistit, me pushtetin e Kryeministrit.

Flijimet e Ramës, janë për të ndërtuar të renë prej asaj që ka mbetur, si diçka që qëndron.

Dhe për këtë ka ende kohë!

Etiketa: AsamblejaEdi RamakurbaniPartia SocialistepsqeveriaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tomorri: Hetimet ndërkombëtare flasin për përfaqësues të qeverisë shqiptare në struktura mafioze

21:37 : 30/09/2025
AKTUALITET

Teliti: Qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit! I mbulon vetëm një kafe

18:30 : 30/09/2025
AKTUALITET

Ramës i dorëhiqet “krahu i djathtë” Vali Bizhga, e zëvendëson me të besuarën e Holta Zaçajt

17:23 : 30/09/2025
AKTUALITET

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

17:13 : 30/09/2025
AKTUALITET

Vakanca për Bashkinë e Tiranës/ Rama ia ngec Presidentit, a do të shkelë Begaj Kushtetutën?

16:49 : 30/09/2025
BOTA

SHBA drejt bllokimit të qeverisë, përplasjet politike rrezikojnë funksionimin e institucioneve

15:51 : 30/09/2025
Para

FIFA përditëson renditjen, njihuni me pozicionin e ri të Shqipërisë dhe Kosovës

TË GJITHA

Shpërthim dhe të shtëna në Mynih, një i vdekur dhe disa të plagosur

08:59 : 01/10/2025

Qeveria gjermane nis konsultimet dyditore për reformat ekonomike dhe modernizimin e shtetit

08:44 : 01/10/2025

Greqia në grevë kundër orëve shtesë të punës

08:34 : 01/10/2025

Në Shqipëri duhet të punosh dy dekada për një banesë, më shumë se kudo në Europë

08:23 : 01/10/2025

Këmbimi valutor 1 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:11 : 01/10/2025
Foto ilustruese

Dita nis me diell por pasditja sjell surpriza, parashikimi i motit për sot

08:02 : 01/10/2025

Bardhi e zbulon në “Trialog”: Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës

23:04 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com