Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë–Golaj.
Policia e Kukësit bëri me dije se një nga drejtuesit e automjeteve tip “Benz”, shtetasi me iniciale N.S., humbi jetën në vendngjarje.
Mëngjesin e sotëm është konfirmuar edhe vdekja e një pasagjeri, i cili ishte mes të plagosurve. Viktima e dytë është identifikuar si shtetasi Golaj Krume.
Nga përplasja u plagos edhe një person tjetër, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
LEXO EDHE:














