• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Premtimi i pambajtur: Asnjë shkollë me drekë këtë shtator në Tiranë

15:51 : 05/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Më 3 shkurt, vetëm një javë para se kryebashkiaku Erion Veliaj të arrestohej në zyrë, pas urdhër arrestit të Prokurorisë Speciale, dha premtimin se nga shtatori i këtij viti shkollave 9 vjeçare në Tiranë do të ofrohej drekë falas.

“Bashkë me Ogertën, (shënim: Ogerta Manastirliu, ministrja e Arsimit) dhe skuadrat tona do të kemi takimin e parë që të hartojmë strategjinë dhe gjatë verës duam të marrim vendimet dhe në shtator Tirana do të jetë qyteti i parë në Shqipëri që nxënësit e shkollave 9-vjeçare do të kenë drekën të përfshirë dhe do të qëndrojnë deri në orën 4.00 pasdite”, tha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në shkollë pa drekë

E hëna, (8 shtator) është dita e parë e nisjes së vitit të ri shkollor parauniversitar 2025-2026, por në asnjë shkollë të Tiranës nuk do ketë menza, tenxhere supe dhe “shërbim marketingu, PR”, sesi zyrtarët e lartë lokal dhe qëndror shpërndajnë ushqim, bashkë me mesazhet politike

“Nisma ‘Ushqimi në shkolla’ është në fazën e diskutimit me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Në momentin që kjo nismë do të miratohet sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi do të bëhet publike për të gjithë të interesuarit”, thotë Bashkia Tiranë në qëndrimin zyrtar për Faktoje.

Lexo edhe:

Veliaj bëhet baba gjatë qëndrimit në burg, SPAK i jep leje të shohë fëmijën

Inceneratori i Tiranës dhe dosja 5D/ GJKKO liron nga arresti i shtëpisë Taulant Tushen

Çështja është ende në fazë diskutimesh, duke mos lënë një afat se kur mund të nisë projekti qoftë edhe pilot, që u premtua se do të niste fillimisht në Tiranë.

“Do vëmë në jetë dhe projektin më të ri të përbashkët mes qeverisë dhe bashkisë që në shkollat 9-vjeçare të fusim edhe ushqimin e drekës”, tha Rama në të njëjtin takim më 3 shkurt ku ishte i pranishëm kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja Manastirliu.

Faktoje.al iu drejtua përmes një kërkese për informacion për të njëjtën çështje edhe ministrisë së Arsimit dhe Sportit, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk kemi marrë ende përgjigje.

Veliaj “gjen shkakun”

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në mesazhin e dhënë nga burgu të publikuar në rrjetin e tij social Facebook arsyen e “shkollave pa drekë” e lidh me arrestimin e tij.

“…ndihem i keqardhur që u penguam në projektin tonë të drekës falas në shkolla, një ide që e kam dashur prej kohësh dhe që më në fund ishim gati ta implementonim. Dreka do ushqente fëmijët e Tiranës nga e majta dhe e djathta, vendalinjtë dhe të ardhurit. Ndalimi arbitrar i vullnetit të popullit për t’u qeverisur në bashki prodhon pasoja, ku projekti i drekës në shkolla është vetëm njëri prej tyre” shkruan Veliaj.

Përfundimi

Premtimi i Bashkisë Tiranë që, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, do të nisnin nga ky shtator projektin për drekë falas në shkollat 9 vjeçare të Tiranës e konsiderojmë të pambajtur./ Faktoje.al

Etiketa: Erion VeliajOgerta Manastirliushkolla me drekë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj bëhet baba gjatë qëndrimit në burg, SPAK i jep leje të shohë fëmijën

12:34 : 29/06/2026
AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës dhe dosja 5D/ GJKKO liron nga arresti i shtëpisë Taulant Tushen

10:26 : 26/06/2026
AKTUALITET

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

11:39 : 23/06/2026
AKTUALITET

Shtyhet gjyqi Veliaj-Dado në Gjykatën Administrative

15:35 : 19/06/2026
AKTUALITET

“Ols Dado nuk e ka bërë magjistraturën”/ Veliaj: Jam 500 ditë në burg nga një noter me pesa

15:14 : 19/06/2026
AKTUALITET

Padia kundër emërimit të Ols Dados/ Nis seanca në Gjykatën Administrative, i pranishëm edhe Veliaj

14:20 : 19/06/2026
Para

"McGonigal", Çollaku: Emri i Ramës del kudo, SPAK duhet të thërrasë kryeministrin

TË GJITHA

Aksident në Fier-Levan, makinat përplasen “kokë më kokë”! Plagosen dy shoferët

17:16 : 29/06/2026

Autonomia spitalore pa rezultate: Mungesë aksesi dhe shërbime të mbingarkuara

17:12 : 29/06/2026

Senatori i Xhorxhias kundër marrëveshjes Rama-Kushner në Sazan

17:04 : 29/06/2026

Largoi Cakranin nga mbrojtja, zbulohet emri i avokatit që ka takuar Ilir Metën së fundmi në burg

16:48 : 29/06/2026

Protesta e 29-të e qytetarëve/ Policia procedon penalisht 31 persona

16:31 : 29/06/2026

PBB rritet me 3.7%, ekspertët: Shqipëria mbetet në model konsumues jo prodhues

16:21 : 29/06/2026

Marsi hyn në Binjak! Tre shenja do të përfitojnë, ndërsa dy duhet të jenë vigjilentë

16:16 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet