• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja “McGonigal”/ Berisha: Hetimi për Ramën në SHBA vazhdon, Altin Troplini nuk e shpëton dot

14:06 : 05/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme me gazetarët foli për raportin e publikuar nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë së SHBA për ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me Edi Ramën.

Berisha tha se raporti zbulon takimet e Ramës me McGonigal në Tiranë dhe Nju Jork, pagesat kundër Opozitës, ndërhyrjet në licencat e naftës dhe hetimet private në Vjenë për llogari të Ramës dhe Tom Doshit. Berisha theksoi se këto veprime përbëjnë krim të rëndë sipas ligjeve shqiptare, amerikane dhe ndërkombëtare.

Berisha akuzoi Altin Dumanin se ka mbajtur në sirtar padinë e dorëzuar nga opozita për aferën McGonigal, duke e quajtur atë “mburojë e Ramës”. Lideri demokrat tha se hetimi për Edi Ramën në SHBA vazhdon pavarësisht përpjekjeve të Altin Dumanit për ta fshehur. Berisha theksoi se redaktimet e dokumentit nuk fshehin të dhënat për Ramën dhe se PD është e vendosur të zbardhë të vërtetat para shqiptarëve.

Sali Berisha: Natyrisht, sot unë jam këtu për një ngjarje të censuruar në mënyrë të tmerrshme nga mediat kryesore të vendit, ndërkohë që ajo ushton dhe rezonon në të gjithë mediat e botës. Dje, inspektori i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë publikoi raportin për veprimtarinë kriminale të dosjes shqiptare të famëziut McGonigal dhe Edi Rama.

Raporti i inspektorit të Përgjithshëm kishte dy tipare shumë të rëndësishme që duhen mbajtur parasysh. Së pari, zbulonte me terma konkrete aktivitetin e McGonigal si një agjent i paregjistruar kinez me Dorian Duçkën. Se për rus, dihej ai. Së dyti, zbulonte një dimension të papërmendur për dy shtetas izraelitë dhe një izraelito-afrikan, senegalez apo se nga ishte, të cilët sot janë enturazhi i Edi Ramës, me shumë-shumë gjasa.

Lexo edhe:

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

Raporti: McGonigal i dha informacion kompanisë kineze të lidhur me Hunter Biden

Së pari, inspektori i përgjithshëm fakton se McGonigal është takuar në Shqipëri dy herë dhe në Nju Jork një herë me Edi Ramën, për të cilin miqësia me McGonigal ishte publikisht një krenari. Ka kryer një veprimtari të përbashkët kriminale me Edi Ramën, së pari në pagesat që ka marrë në luftën kundër opozitës shqiptare. Së dyti, në ndërhyrjet për ndryshimin e licencave të naftës kundrejt shumave të tmerrshme marramendëse. Së treti, në angazhimin e institucioneve amerikane për hetime private për llogari të Edi Ramës dhe Tom Doshit në Vjenë.

Pra, një veprimtari për të gjithë ata të cilët duan të paraqesin se kreu shqiptar i organizatës kriminale Ramaduro-Mcgonigal nuk ka shkelur ligjet amerikane, u them se vetëm sa diskreditoni veten. Të korruptosh një punonjës, një zyrtar të lartë të SHBA, që ka për detyrë të mbrojë qytetarët amerikanë nga korrupsioni, kryen një krim të rëndë në ligjin amerikan, ligjin shqiptar dhe ligjin e çdo vendi. Të heqësh licencën një kompanie dhe t’ia japësh një kompanie tjetër me kërkesë të McGonigal, duke marrë Shqipëria një gjobë dhjetëra milionë dollarë nga kompania e përparshme, ke krye një krim të shëmtuar në ligjin shqiptar dhe ligjin amerikan.

Pra, të përdorësh FBI-së kundër Opozitës për hetime ndaj opozitës, ndërkohë që ai nuk është misioni i saj, por për qëllime private, ke kryer një krim të rëndë antikushtetues. Ke përdorur forcën e institucionit hetues më të fuqishëm në botë kundër pluralizmit politik në Shqipëri. Pra, McGonigal nuk është aspak më shumë fajtor se sa Ramaduro i Tiranës, i cili mbrohet me fanatizëm nga Altin Troplini. Dosjen e McGonigal opozita e ka dorëzuar me kohë në Skrapin e partisë. Por në pafytyrësi dhe në bashkëfajësinë e tyre, Altin Troplini e ka mbajtur atë në sirtar.

Në një kohë kur mjafton të kërkosh zyrtarisht dosjen e gjykatës së SHBA dhe gjithçka e ke të provuar dhe faktuar mbi aktivitetin kriminal të Edi Ramës. Por ai, si skllav, si mercenar i pakarakter, i inkriminuar gjer në palcë, njëlloj siç fsheh mandatin e arrestit për Pojën e Troplinëve, fsheh padinë e opozitës për krimet e shëmtuara të Edi Ramës.

McGonigal bënte një jetë të shthurur në Tiranë, dihet, është shumë e njohur. Por këtë nuk e heton dot Altin Troplini. Do kemi punë i thotë! Kujt i thotë do kemi punë? Sergei Shestakov është faktuar nga autoritetet amerikane si agjent i shërbimeve sekrete ruse. Shestakov është personi të cilit McGonigali i mori të bijën si, interne në praktikë dhe amerikanët nga hetimet nxorrën se Shestakov është një agjent dhe i thotë, do kemi një akses shumë të mirë në qeverinë shqiptare i thotë Shestakovit. Pra, problemi është këtu. Se të gjitha këto ndodhin dhe një njeri mashtron, një njeri shkelmon mbi dosjen dhe mbron këtë krim dhe ky quhet Altin Troplini.

Dhe kur Opozita kërkoi të krijojë komisionin për McGonigal, mazhoranca refuzoi në mënyrë kategorike. Opozita është përballë një situate e cila e fton atë për çdo përpjekje në zbardhjen e këtyre krimeve të shëmtuara monstruoze të Edi Ramës dhe mjedisit të tij. Unë e di se, ata të cilët janë marrë me vetingun do ta kenë shumë të vështirë të pranojnë ndërhyrjen e McGonigalit, por e vërteta është se, janë eksponentë të shumë në drejtësinë shqiptare që e provojnë atë, e faktojnë atë. Hetimi i McGonigal është një kusht i të gjitha kushteve. Asgjë nuk mund ta mbrojë Edi Ramën më nga bashkëautorësia në krimet e McGonigal.

Pa diskutim që Komisioni i parë hetimor parlamentar që do të ngrihet është Komisioni për farsën elektorale. Së dyti, komisioni për McGonigal në dritën, tani të jem i sinqertë, siç e shifni ju, raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, ka shumë gjëra që nuk kanë qenë në media, dhe ne të dhënat i kemi patur. Janë të gjithë aktivitet i targetit 3, i agjentit 1, i agjentit 2, i agjentit mbikëqyrës, i shtetasit senegalez. Të gjitha këto, ne nuk kemi patur informacione. Por të gjitha këto janë risi të reja, që faktojnë qartësisht se kemi të bëjmë me një organizatë kriminale dhe Altin Troplini do të mbajë të gjithë përgjegjësitë para shqiptarëve për mbylljen e kësaj dosje të tmerrshme kriminale. Këto që ka inspektori i përgjithshëm, 100% janë në dosjen hetimore dhe në dosjen gjyqësore.

Por siç e patë ju, përveç këtyre, sepse Inspektori i Përgjithshëm thotë se, McGonigal në intervistën e tij para prokurorit, para përfaqësuesve të inspektorit, pra para grupeve ka pohuar këto. Pra këto janë në dosje, por Altin Troplini prandaj nuk hap dosjet, prandaj nuk ka kërkuar dosjen e gjykatës se kjo është punë e Uluziut. Të dalë dhe tu thotë shqiptarë me ç’datë ka kërkuar nga Uluziu dosjen, kur ja ka kërkuar ambasadës Amerikane dosjen. A e kërkoi dosjen tani që ishte.
Po Amerikanët nuk e mbajnë dosje. Ja urdhëro, ja ku është dosja, publike. Inspektori i Përgjithshëm i ministrisë bëri publike, ky është dokument. Dokument zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-së. Hetim i pavarur. Hetim i pavarur administrativ që fakton të gjithë krimin e shëmtuar. Por, natyrisht ai është një peng, Troplini është një peng, Altin Troplini. Ndaj dhe ne mbi bazën e të dhënave të reja, ne jemi të vendosur të zbardhim të vërtetat para shqiptarëve.

Ju e patë, dosja ka dhjetëra rreshta të fshirë. Është në praktikën e institucioneve amerikane që materialet i publikojnë të redaktuara ata. Këto i quajnë redaktim.
Çfarë është aty? Thotë aty, kjo e kjo për këtë personazhin ‘B’, dhe mbrapa viza, se aty është Edi Rama. Aty është emri i Edi Ramës. Vetëkuptohet shkon vetëvetiu të Edi Rama. Fshihen rreshtat ku është Edi Rama. Fshihen rreshtat. Por e thotë inspektori; redaktimi bëhet kur për arsye të ndryshme privatësie apo të tjera nuk duhet të publikohen, ose kur hetimi vazhdon, kur procesi i hetimit vazhdon. Ç’ka do të thotë se hetimi për Edi Ramën vazhdon, pavarësisht don apo s’don Altin Troplini. Pavarësisht do apo nuk do, nuk e shpëton dot Altin Troplini, Edi Ramën nga hetimi.

Etiketa: Altin TropliniEdi RamamcgonigalRamaSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

21:07 : 05/09/2025
BOTA

Raporti: McGonigal i dha informacion kompanisë kineze të lidhur me Hunter Biden

20:54 : 05/09/2025
BOTA

Shifrat e muajit gusht, dobësohet tregu i punës në SHBA

19:18 : 05/09/2025
AKTUALITET

Ekspozita e padeklaruar në Kinë, Këlliçi: SPAK mbyll sytë ndaj pasurisë së Ramës

17:32 : 05/09/2025
BOTA

Merz kritik ndaj BE-së: Varemi nga SHBA, nuk mund të ushtrojmë presion mbi Putinin

16:50 : 05/09/2025
BOTA

CNN: Trump dhe Putin në të njëjtën linjë, Evropa nën presion

16:08 : 05/09/2025
Para

“Reforma” e tretë e ujit brenda 10 vitesh/ Financat kanë ecur keq, Qeveria me koncepte të paqarta

TË GJITHA

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët miratojnë masa të rrepta ndaj kampeve në Shqipëri

21:36 : 05/09/2025

Të shtëna me ar*ë zjarri në Kukës, sherri nisi për një vend parkimi

21:21 : 05/09/2025

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

21:07 : 05/09/2025

Autobusi përfundon në kanal, shtyhet ndeshja e 21-vjeçarëve Francë-Luksemburg

21:02 : 05/09/2025

Kujdes kujt ia ‘besoni’ zemrën! Këto janë 4 shenjat më tradhtare të horoskopit

20:57 : 05/09/2025

Raporti: McGonigal i dha informacion kompanisë kineze të lidhur me Hunter Biden

20:54 : 05/09/2025

“Nuk më dhanë rrogën”, Delinda Disha largohet nga emisioni investigativ “Xhadat”

20:35 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com