• Kontakt
Thursday, October 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sulmi ndaj gjyqtarëve, si e përgatiti Rama terrenin për burgosjen e “fakirëve të ujit”

11:26 : 04/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Tre gjyqtarë dhe një prokurore u vunë në shënjestër të kryeministrit Edi Rama gjatë muajve të verës, pasi, në vlerësimin e tij, ata dhanë vendime që cënonin rëndë nismën e qeverisë për të luftuar paligjshmërinë në terren.

Goditja publike e Ramës ndaj zyrtarëve të drejtësisë ishte e fortë, me kohëzgjatje disa javore, të cilat ishin tërësisht në disproporcion me vendimmarrjet paraprake të gjyqtarëve.

Megjithëse kryeministri nuk e ka për herë të parë që ndjek strategjinë e denigrimit të gjyqtarëve me emër të përveçëm, nisma e tij për të sulmuar prokuroren Elsa Gjeli dhe gjyqtarët administrativë Ligoraq Toshi, Klarent Demiri dhe Hazbi Balliu, duket se ishte “me qitje të largët”.

Kryeministri, me shumë mundësi, as i ka dëgjuar ndonjëherë më parë emrat e tyre dhe as e ka idenë se çfarë përfaqësojnë ata profesionalisht. Qëllimi i vërtetë i sulmit të Ramës ndaj gjyqtarëve u zbulua këtë të mërkurë (3 shtator 2025).

Lexo edhe:

LVV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

“Numrin ia mora mikut tonë të përbashkët Vuçiç”, Noka zbardh mesazhin e Ramës për Sinisha Mihajloviç

Në një aktivitet publik, Rama prezantoi skenarin e ri të burgosjes së qytetarëve: “Heqje lirie, burg, për ata që vjedhin ujin”, deklaroi ai me forcë në aktivitetin për “Reformën e dytë të Ujësjellësave”.

Duke filluar nga Tetori i këtij viti, çdo strukturë policore, hetimore apo inspektuese pritet të shpërndahet në territor, për të zbuluar ata që kryeministri i konsideron si “hajdutët e ujit”. Dhe, siç ka ndodhur edhe më parë, fushata e radhës do të shoqërohet me operacione spektakolare e arrestime të shumta, për të treguar në publik se Rama ka vendosur më në fund të bëjë shtet, pasi ka 12 vjet që qeveris vendin.

Fushata e arrestimeve të pritshme, natyrisht, do të kërkojë gjyqtarë të devotshëm, të cilët do të duhet t’i binden “fushatës së kryeministrit”. Në rast se gjyqtarët do të gjenden në kushtet e përgjegjshmërisë ligjore dhe nuk do të miratojnë arrestimet për “fakirët e ujit”, atëherë ata, me shumë mundësi, do të jenë subjekte të logoresë së kryeministrit në rrjetet sociale.

Kryeministri nuk e ka për herë të parë që përdor këtë model frikësimi dhe intimidi, para se ai të ndërmarrë “fushata kundër paligjshmërisë”.

Në vitet 2014-2015, gjyqtarë dhe prokurorë të veçantë, u gjendën nën sulmet publike të Edi Ramës, për vendimmarrje të ndryshme. Edhe në atë kohë, kreu i qeverisë gjeti disa vendime të dorës së dytë, për t’i bërë “shembull” negativ.

Gjyqtarët dhe prokurorët e morën mesazhin; ata nuk duhet të dilnin kundër vullnetit të “Sherifit të ri në qytet”. Pasi i intimidoi dhe frikësoi gjyqtarët, këta të fundit nuk bërë asnjë rezistencë ndaj arrestimeve masive të “Policisë së Saimir Tahirit”, duke mbushur qelitë e paraburgimit me “fakirët” e dritave dhe taksave.

Rama ia doli në atë kohë të vendoste nën zgjedhë gjyqtarët e prokurorët, edhe pse pati disa reagime, megjithëse sporadike, nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme, dy institucione që, ligjërisht, menaxhonin dhe mbronin interesat e magjistratëve.

Tashmë, 10 vjet më pas, Rama iu rikthehet sërish sulmeve të gjyqtarëve, me synimin e pastër që këta të fundit të mos kundërshtojnë “burgosjen për ujin”.

Skenari i kryeministrit, afërmendsh që do të funksionojë edhe kësaj radhe, aq më tepër që interesat e magjistratëve mbrohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor e Këshillit i Lartë i Prokurorisë, dy struktura tërësisht amorfe dhe të frikësuara nga pushteti i Edi Ramës

Etiketa: BurgburgosjeEdi RamafakiretgjyqtarëvepërgatitiRamasulmiterreninUji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

LVV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

13:18 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Numrin ia mora mikut tonë të përbashkët Vuçiç”, Noka zbardh mesazhin e Ramës për Sinisha Mihajloviç

12:28 : 16/10/2025
AKTUALITET

Korreshi ironizon Ramën: Ku je? Mos ke filluar punë të dytë si infermier pas Baromit? Përgjigju për Specialen

12:18 : 16/10/2025
AKTUALITET

Në thellësitë e iluzionit: Shqipëria dhe ministrja që nuk ekziston

10:29 : 16/10/2025
AKTUALITET

LVV i tha të kërkojë falje, Rama: Nuk e dija që Specialja do hetonte Thaçin! S’dal në protestë se politizohet

10:07 : 16/10/2025
AKTUALITET

LVV: Para protestës në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK, Rama të kërkojë falje

09:49 : 16/10/2025
Para

EMRI/ Arrestohet në Kolumbi "kimisti" i laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit

TË GJITHA

Rama kundërshton Kushtetuesen: Shkarkimi i Veliajt, çështje administrative, jo kushtetuese

16:51 : 16/10/2025

Plagosja me armë tek “Megatek”, detaje të reja rreth ngjarjes! Gjendet një makinë e braktisur

16:51 : 16/10/2025

Masakroi me thikë ish-gruan dhe e la në rrugë, dënohet me burg përjetë Eduard Danaj

16:43 : 16/10/2025

Tabaku mban fjalim në Dhomën e Lordëve: Ekonomia shqiptare është kapur nga interesat dhe paratë e pista

16:32 : 16/10/2025

Peleshi e përjashtoi, Bardhi refuzon të largohet, ndërpret punimet e Kuvendit

16:26 : 16/10/2025

Rusia bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa, ndërprerje energjie

16:14 : 16/10/2025

Peleshi përjashton Gazment Bardhin nga seanca! Demokrati: Je i paaftë…

16:03 : 16/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com