• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO-VIDEO/ Rama pret në zyrë sekserin izraelit, pasi i dha monopolin e mjeteve të ushtrisë

12:11 : 03/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Ron Yeffet, biznesmeni izraelit, i cili do të ketë monopolin e furnizimit të ushtrisë dhe policisë me automjete, ka hyrë një ditë më parë në kryeministri. Kapitali ka mundur të sigurojë pamjet e biznesmenit kontrovers duke dalë nga godina e qeverisë.

Nuk dihet nëse Yeffet është takuar me kryeministrin Edi Rama. Por gjatë momentit që ai ka qenë në kryeministri, Edi Rama ndodhej po ashtu në zyrën e tij.

Ndërkohë pak përpara se të hynte Yeffet, nga Kryeministria është parë të dalë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, një sektor ku Yeffet tashmë ka interesa miliardere.

Lexo edhe:

Korreshi ironi tek “Ligjet”: Ku është Kryeministri ta puthim njëherë! Manja: Edhe nëse vjen, ti se arrin dot

Rama “burg, burg, burg”, Lamallari: Paraburgimi një nga padrejtësitë më të mëdha, duhet adresuar

Ron Yeffet, njihet si një mik i afërt i Edi Ramës. Biznesmeni izraeilit që jeton në SHBA, tashmë ka marrë dhe nënshtetësinë shqiptare. Ai thuhet se qëndron pas disa nga planeve më të bujshme të lançuara nga kryeministri, si ai i një modeli të ri në tregun e karburanteve. Ndërkohë që vetëm dy javë më parë, Yeffet mori gjysmën e monopolit të mjeteve të ushtrisë me vetëm 490 euro.

Blerja e Timak

Në 17 qershor ndodhi një transaksion i çuditshëm biznesi. Timak, një kompani që merret me prodhimin, konvertimin dhe montimin e konstruksioneve metalike dhe atyre plastike në automjete shiti 49 për qind të aksioneve të saj.

Timak është një kompani e promovuar shumë fort nga qeveria kohët e fundit. Pronarja e saj, Arjeta Puca është ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ambientet e kompanisë në Kashar janë vizituar disa herë nga ministra të qeverisë.

Megjithatë zonja Puca vendosi të shesë 49 për qind të aksioneve të kompanisë së saj flamur, të trumbetuar aq shumë nga qeveria, për një çmim prej vetëm 490 eurosh. Blerësi ishte Ron Yeffet, një izraelit me nënshtetësi shqiptare dhe nën rrogoz shumë i afërt me Edi Ramën.

Shitja 49 per qind te aksioneve te Timak per 490 euro

Çfarë e nxiti zonjën Puca të shiste biznesin e saj kaq lirë?

Gjithçka do të bëhej e qartë vetëm dy muaj më vonë. Shitja ishte një qitje me objektiv të qartë, krismat e të cilës u dëgjuan në zyrën e Ardi Veliut.

Monopoli i automjeteve të ushtrisë

Në kulmin e sezonit veror, teksa shumica e shqiptarëve ishin me pushime, saktësisht në datën 4 gusht, shoqëria shtetërore ushtarake Kayo dhe Timak themeluan një kompani të përbashkët. Kompania quhet Timak Defence dhe zotërohet 80 për qind nga Timak dhe 20 për qind nga shoqëria shtetërore Kayo.

Themelimi i Timak Defence

Objekti i shoqërisë është prodhimi ose përshtatja e mjeteve motorike te posaçme me një arkitekturë të hapur që lejon instalimin e sistemeve të armatimit dhe çdo sistem tjetër, që kërkohet nga forcat e armatosura apo struktura te tjera te sigurisë, për t’u përdorur nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, strukturat e sigurisë dhe të emergjencave civile dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë.

Me pak fjalë, kjo është shoqëria që do të ketë monopolin e furnizimit të ushtrisë, policisë, gardës, emergjencave civile etj.. me automjete. Vendi i ushtrimit të aktivitetit të shoqërisë do të jetë në ish uzinën e pjesëve të këmbimit të automjeteve, në Shkozë, në godinën ku ndodhej televizoni News 24.

Pesë ditë pasi Ardi Veliu dhe përfaqësuesit e Timak formuan kompaninë e përbashkët, qeveria turri policinë dhe forcat ushtarake duke ngritur zgupthi gazetarët e Neësit nga godina.

Monopoli i furnizimit të shtetit me automjete është një biznes shumë i madh, dhjetra milionë euro në vit. Por akoma mbetet e paqartë se cila është vlera e shtuar që krijon kompania. Duke qenë se Shqipëria nuk prodhon dot automjete, gjasat janë që ky të jetë një tregtim me pak vlerë të shtuar, me kompaninë e re Timak Defence, që importon mjete nga jashtë dhe i përshtat në vend duke ia shitur qeverisë.

Biznesmen apo sekser?

Ron Yeffet nuk është një emër i panjohur për publikun në Shqipëri. Ai tentoi të hynte si themelues i kompanisë Air Albania, por pasi bleu 23 për qind të aksioneve të kompanisë mëmë MDN u largua menjëherë pas një muaji. Flitet pas përplasjeve që pati me Sinan Idrizin. Megjithatë kjo ishte vetëm një nga aventurat e Yeffet në Shqipëri. Të tjerat kanë qenë edhe më të bujshme.

Në janar të këtij viti, ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi publikisht se Rama i kishte kërkuar t’i shiste borxhin publik të Shqipërisë zotit Yeffet.

“Kam një episod më kreun e organizatës dhe një mikun e vet izraelit te kopshti i luleve. Se përveç kopshtit të Edenit, ka edhe dhomën e luleve ku ha. Më ka kërkuar në tryezë me mikun e vet, unë isha përpara daljes në Eurobond, në 2018, që t’ia kaloja borxhin privatish (private selement) mikut të vet. Ka këmbëngulur dy herë. I kam thënë nuk bëhet. Nuk është në interes të Shqipërisë,” deklaroi Ahmetaj në një intervistë për Syri Tv.

/Kapitali

Etiketa: biznesmenibiznesmeni izraelitEdi RamaizraelitKayomjetemonopoliRamaRon Yeffettakimushtrizyre

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Korreshi ironi tek “Ligjet”: Ku është Kryeministri ta puthim njëherë! Manja: Edhe nëse vjen, ti se arrin dot

11:14 : 14/10/2025
AKTUALITET

Rama “burg, burg, burg”, Lamallari: Paraburgimi një nga padrejtësitë më të mëdha, duhet adresuar

10:59 : 14/10/2025
AKTUALITET

Sulmi ndaj Focus Media Group, Kallas: Mosmarrëveshjet të zgjidhen në rrugë ligjore! Të respektohet liria e gazetarëve

10:20 : 14/10/2025
AKTUALITET

Rama premton “qiqra në hell”, por 19 mijë shqiptarë me arsim të lartë janë të papunë

08:18 : 14/10/2025
AKTUALITET

Rama therrët tubim më 17 tetor në Tiranë për krerët e UÇK-së

20:49 : 13/10/2025
AKTUALITET

Deklaratat e Von der Leyen, Strazimiri tregon me ironi ç’bën “keqkuptimi” në komunikim…

14:19 : 13/10/2025
Para

Daja i vdiq në spital, mbesa akuza mjekut: Neglizhoi trajtimin mjekësor! Vihet nën hetim

TË GJITHA

“Si reagon kur dikush flet keq për ty?”, Kiara Tito: Kanë nevojë për ndihmë

16:38 : 14/10/2025

“Beteja” me Sadushin/ Gjykata Kushtetuese regjistron padinë e Naureda Llagamit, caktohet relatori

16:33 : 14/10/2025

“Sistemi në prag kolapsi, draft i Kodi Penal, i pavlerë”, Olsian Çela prezanton Prokurorinë pa filtra

16:28 : 14/10/2025

Pas vrasjes së gjyqtarit, Gjykata e Apelit bën lëvizjen e pazakontë, kërkon një grua si punonjëse sigurie

16:27 : 14/10/2025

Gjykata iraniane dënon me mbi 60 vite burg 2 francezët e arrestuar për spiunazh

16:16 : 14/10/2025

“Dekriminalizimi në pikëpyetje”/ Këlliçi kërkon hetim të rastit “Irena Gjoka”, prokurori kontradiktor e pranon…

16:10 : 14/10/2025

Shtëpitë e të moshuarve, pa psikiatër dhe ilaçe, 45% “pacientë” të patrajtuar

16:05 : 14/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com