• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE i kërkon SHBA-së t’i lejojë hyrjen Presidentit palestinez

Pas njoftimit se disa shtete planifikojnë të njohin shtetin palestinez, SHBA anuloi vizat për përfaqësuesit palestinezë. BE i bëri thirrje SHBA-së që ta anulojë këtë vendim, i cili prek edhe Presidentin palestinez Abas.

09:15 : 31/08/2025
në BOTA

Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së i kritikuan sanksionet e SHBA-së lidhur me mosdhënien e vizave përfaqësuesve të Autoritetit Palestinez (AP) dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO). Këto sanksione prekin edhe vetë Presidentin palestinez Mahmud Abas. “Ne të gjithë kërkojmë fuqimisht një rishqyrtim të këtij vendimi”, tha kryediplomatja BE-së Kaja Kallas pas një takimi të ministrave të jashtëm në kryeqytetin danez, Kopenhagë.

Kryediplomatja BE-së Kaja Kallas duke folur në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Kopenhagë
Kaja Kallas kërkon në emër të BE-së rishqyrtimin e vendimit për moslejimin e presidentit Abas për të hyrë në SHBAFotografi: Thomas Traasdahl/Ritzau Scanpix Denmark/REUTERS

Shtetet e Bashkuara i kanë refuzuar Presidentit palestinez Mahmud Abas hyrjen në SHBApër të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që do të zhvillohet në shtator. Përveç kësaj Departamenti i Shtetit njoftoi se do t’u revokohen vizat edhe rreth 80 përfaqësuesve të tjerë palestinezë.

“Është në interesin e sigurisë sonë kombëtare t’i konsiderojmë PLO-në [Organizatën për Çlirimin e Palestinës] dhe Autoritetin Palestinez (AP) përgjegjës për dështimin në përmbushjen e angazhimeve të tyre dhe minimin e perspektivave për paqe”, shkroi Departamenti i Shtetit. Për t’u konsideruar si partnerë në procesin e paqes, PLO dhe AP duhet së pari “të refuzojnë vazhdimisht terrorizmin”.

Sanches: Refuzimi i vizës është i padrejtë

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanches, telefonoi me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abas, pasi SHBA i mohoi atij vizën, dhe i shprehu atij mbështetjen e Madridit. Refuzimi i vizës është “i padrejtë”, shkroi Sanchez në një postim në platformën X.

Lexo edhe:

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Presidenti palestinez Mahmoud Abbas
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Presidenti palestinez Mahmoud AbbasFotografi: Christophe Ena/Pool/ABACA/picture alliance

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, tha në kuadër të një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në kryeqytetin danez Kopenhagen: “Një debat i përgjithshëm në Kombet e Bashkuara nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë kufizimi për të marrë pjesë.” Barrot nuk i përmendi drejtpërdrejtë SHBA-në ose palestinezët, por tha në mënyrë të përgjithshme se selia e OKB-së në Nju-Jork është “një vend neutraliteti” dhe “strehë në shërbim të paqes”.

Sfondi i reagimit të SHBA-së

Anulimi i vizave për përfaqësuesit palestinezë është shprehje e qëndrimit refuzues të SHBA-së ndaj njohjes zyrtare të shtetit palestinez nga disa vende aleate kryesore të SHBA-së. Britania e Madhe, Franca, Australia dhe Kanadaja, planifikojnë ta njohin zyrtarisht shtetin palestinez në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që zhvillohet në shtator.

Premtimet e tyre shihen si shprehje zhgënjimi për veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës, ku Hamasi militant islamist, ende qeveris zyrtarisht, si dhe për zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

Deri tani të paktën 147 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së e njohin tashmë shtetin palestinez. Megjithatë palestinezët ende nuk janë anëtarë të plotë në Kombet e Bashkuara. Izraeli e sheh njohjen e planifikuar nga shtetet e tjera si një “shpërblim për Hamasin”, të klasifikuar si organizatë terroriste nga shumë shtete./DW

Etiketa: BEpalestineSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026
BOTA

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026
BOTA

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026
BOTA

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026
AKTUALITET

Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri

14:40 : 23/06/2026
BOTA

Plani për paqe/ Si po shkojnë bisedimet SHBA-Iran

09:40 : 23/06/2026
Para

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Budapest shqiptari me dy identitete

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet