• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërtim pa leje tek “Tropikal” i Ardjan Takaj, por policia arreston vetëm nënkontraktorin

13:17 : 29/08/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Drejtuesi i një brigade punëtorësh është arrestuar pak ditë më parë nga Policia e Durrësit, pasi është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje për llogari të kompleksit “Tropikal”, një resort turistik që në pronësi të biznesmenit Ardian Takaj.

Inxhinjeri 49-vjeçar S.D. qëndroi për mbi 48 orë në paraburgim, përpara se gjykata e Durrësit të caktonte ndaj tij masën e “detyrimit për paraqitje” në 16 Gusht 2025.

Ndërkohë, Ardian Takaj, familja e të cilit është përfituese e drejtëpërdrejtë e godinës së cilësuar e paligjshme nga Policia dhe një ekspertizë paraprake e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik, është marrë në pyetje nga uniformat blu thjesht si “person në dijeni”.

Lexo edhe:

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra përfundon në kanal. Një i plagosur

Përplasi 5 makina dhe u arratis, policia jep detaje: 31-vjeçari kishte thyer masën ‘arrest në shtëpi’

Ndaj biznesmenit dhe djalit të tij, Gerhard Takaj, drejtues i shoqërisë “FT Management &Events” sh.p.k” që menaxhon pronat e kompleksit, nuk rezulton, të paktën deri më tani, të jetë nisur ndonjë procedim penal nga ana e Policisë së Durrësit.

“Ndërtim i paligjshëm”

Mesditën e 14 gushtit, forcat e Komisariatit të Policisë së Durrësit kanë kryer një kontroll në kompleksin “Tropikal”, në sektorin “Iliria”, në zonën e bregdetit. Gjatë verifikimit është konstatuar se brenda kompleksit po zhvilloheshin punime për ndërtimin e një godine 2-katëshe.

Nga vëzhgimi paraprak, oficerët e Policisë kanë konstatuar se objkekti ishte rreth 240 metra katrorë, i rrethuar me skela metalike. Në brendësi të objektit kishte konstruksione metalike dhe kolona betoni, ndërsa kati i dytë ishte mbuluar me konstruksion metalik dhe panele sanduiç.

Në foto: Pamje nga kompleksi “Tropikal” në Durrës

Pas këtij konstatimi, punonjësit e policisë kanë pyetur shtetasin S.D., me profesion inxhinier, i cili është pronar dhe administrator i kompanisë “A…” shpk, e cila ishte kontraktuar për të kryer punimet ndërtimore brenda kompleksit “Tropikal”.

Ai sqaroi se kishte marrë përsipër punime rifiniture, rikonstruksioni dhe termoizolimi të godinave ekzistuese, mbi bazën e një njoftimi punimesh të lëshuar nga Njësia Administrative nr. 5, Bashkia Durrës.

Sipas tij, punimet e kryera nuk kishin tejkaluar objektin e dakordësuar dhe nuk kërkonin pajisje me leje ndërtimi, pasi hynin në kategorinë e ndërhyrjeve që nuk sjellin rritje të volumit ndërtimor. Ai shtoi se ditën e konstatimit, në objekt ndodheshin tre-katër punëtorë të punësuar prej tij, të cilët po kryenin punime mirëmbajtjeje dhe suvatimi.

Ardian Takaj: Nuk është ndërtim pa leje

Në kuadër të hetimit paraprak, shërbimet e policisë gjyqësore kanë pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasin Ardian Takaj, i cili është babai i shtetasit Gerhard Takaj, administratori i Shoqërisë “Tropikal SM & FT”sh.p.k, që rezulton pronare e objektit në fjalë.

Biznesmeni Takaj, i njohur edhe si president i klubit të futbollit “Skënderbeu” të Korçës, ka deklaruar se “ndërhyrjet dhe punimet e kryera në objektin në fjalë ishin rrjedhojë e njoftimit të punimeve nr. 1019, datë 02.12.2024, të cilat kishin si qëllim ruajtjen dhe rritjen e efikasitetit tës trukturave ekzistuese, zëvendësimin dhe riparimin e mbulesës së çatisë, si dhe ndërhyrje në riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve të amortizuara në godinat ekzistuese”.

Në foto: Sipërmarrësi Ardjan Takaj

Takaj ka deklaruar para oficerëve të Policisë se godinat kanë ekzistuar që para viteve ’90 dhe kanë kaluar në pronësi të Shoqërisë “Tropikal SM&FT”sh.p.k, shoqëri e krijuar më 01.12.2024, me ortakë Sindikatën e Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë (20% të aksioneve) dhe Shoqërinë “FT Management &Events” sh.p.k, (80% të aksioneve).

Biznesmeni ka shtuar se godinat ishin të amortizuara dhe ishte kërkuar kryerja e punimeve që nuk shtonin volum në ndërtim dhe për të cilat nuk ishte e nevojshme leja e ndërtimit.

IMT rrëzon Takaj

Në kuadër të hetimit paraprak, është administruar në cilësinë e provës dokumentare “akti i konstatimit” nr.9, datë 14.08.2025 i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Durrës.

Në atë akt thuhet se ndërtimi është kryer pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Inspektorët Ndërtimorë kanë vlerësuar se “ndërtimi i kryer ka një sipërfaqe totale prej 1630m², i realizuar me konstruksione betoni dhe hekuri, si dhe me panele sanduiç metalike. Ky ndërtim, me destinacion biznesi dhe përfitimi, se është kryer pa dokumentacion të vlefshëm ligjor dhe pa lejen përkatëse të ndërtimit”.

Me këtë akt-konstatimi në dorë, oficerët e Policisë së Durrësit kanë vepruar me arrestimin në flagrancë të inxhinierit S.D, nën dyshimet se ka konsumuar veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”, për qëllime përfitimi, parashikuar nga neni 199/a, paragrafi 3 i Kodit Penal.

“Tolerohen” pronarët

Neni, mbi bazën e të cilit është arrestuar dhe më tej u vendos nën masën “detyrim për paraqitje” inxhinieri që po kryentë ndërtim të dyshuar të paligjshëm në kompleksin turistik “Tropikal”, parashikon se: “….kjo vepër, e kryer në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”.

Pra, në rastin konkret, Policia që ka kryer veprimet fillestare, e më tej prokuroria që ka përcjell rastin në gjykatën e Durrësit, kanë krijuar dyshimet e arsyeshme se sipërmarrësi ndërtimor S.D. ka realizuar “punime në tokën e tjetrit, pa lejen përkatëse ndërtimore”.

Por, institucionet ligjzbatuese, të paktën deri në këtë fazë të hetimit, nuk kanë sqaruar dhe, rrjedhimisht as nuk kanë evidentuar ndonjë shkelje penale nga investitori i punimeve, pra nga drejtuesit e kompleksit “Tropikal”, Ardjan dhe Gerhard Takaj, megjithëse këta të fundit, jo vetëm kanë lejuar, por edhe kanë porositur atë që, më pas u konstatua si “ndërtim i paligjshëm”.

Në foto: Policia dhe Inspektorati Ndërtimor në një aksion kundër ndërtimeve pa leje

Qasja “tolerante” ndaj investitorëve, të cilët janë zbuluar në shkelje të ligjit penal për ndërtimet pa leje, duket se është shndërruar në një rutinë për institucionet ligjzbatuese.

“Boldnews.al” ka raportuar më herët se investitorët e të paktën tre resorteve turistike në zonën e Dhërmiut, nuk kanë pësuar asnjë sanksion penal, megjithëse janë konstatuar duke kryer ndërtime të paligjshme.

Në çdo rast, Policia ka vepruar me forcën e ligjit vetëm ndaj inxhinierëve zbatues, pa shkuar më tej tek sipërmarrësit dhe investitorët, të cilët, janë përfituesit fundorë të atyre punimeve.

LEXO EDHE:

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

Andi Gjiknuri e Jonian Antoni, resort pa leje në Dhërmi, policia arreston vetëm punëtorin e “Jala Investment”

 

“Folie Village” në Jalë/ Investitori strategjik “Soleil & Sea” ndërton vilat pa leje, në arrest vetëm inxhinjeri

Kompeks pa leje në Dhërmi/ Policia “shpëton” Klaudio Rikon e “Olea”, arreston inxhinierin

 

Etiketa: ardian takajDurresGerhard TakajiliriaimtTropikal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra përfundon në kanal. Një i plagosur

18:57 : 23/06/2026
AKTUALITET

Përplasi 5 makina dhe u arratis, policia jep detaje: 31-vjeçari kishte thyer masën ‘arrest në shtëpi’

15:34 : 22/06/2026
AKTUALITET

9 muaj pa bonus strehimi/ Banorët e Nishtullës i shkojnë te Bashkia Emirjana Sakos

14:31 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Fast & Furious” në Durrës/ Si i shpëtoi nga duart policisë i shpalluri në kërkim

14:20 : 22/06/2026
AKTUALITET

Durrës/ Tenton t’i shpëtojë policisë, i shpalluri në kërkim përplas 5 automjete

13:41 : 22/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Durrës, makina kthehet përmbys në mes të rrugës

14:38 : 21/06/2026
Para

15.2% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat mjekësore, kryeson kosto e lartë, rekord në Europë

TË GJITHA

Stuhia godet Elbasanin, rrebeshi krijon vështirësi në qarkullim/ VIDEO

16:08 : 24/06/2026

Debate dhe akuza në GJKKO, shtyhet seanca në themel për Metën dhe Kryemadhin

16:06 : 24/06/2026

DW: Dorëheqja e Starmer-it dhe siguria e Evropës

15:50 : 24/06/2026

Qershori mbyllet me të nxehtin afrikan, sinoptikania: Temperaturat, 6 gradë më të larta se normalja e muajit

15:45 : 24/06/2026

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

15:38 : 24/06/2026

Izraeli: Nuk do të tërheqim trupat nga Libani, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare

15:36 : 24/06/2026

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş