• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

10:20 : 27/08/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, vendosi lejimin e kandidimit të Naureda Llagamit për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, në përfundim të mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetare, Holta Zaçaj.

Vendimi i KED-it, i miratuar në 17 qershor 2025, dëshmon se ky institucion nuk i ka kryer një verifikim të mirëfilltë kriterit të pasurisë së kandidates Llagami.

Si ish-kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Naureda Llagami, ka qenë subjekt i deklarimit periodik të deklarimit dhe kontrollit të pasurisë.

Lexo edhe:

Veliaj kërkon të dalë nga burgu, caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e tij

Veliaj, kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) thotë se ka mbyllur kontrollin e fundit mbi pasurinë e Llagamit në 17 shkurt 2025, duke konstatuar se nuk kishte probleme.

Në foto: Sokol Sadushi, kryetar i Gjykatës së Lartë, si edhe kreu i KED-it për vitin 2025

“…Në përfundim, duke qenë se deklarata e dorëzuar në datë 12.02.2025 është brenda afatit 180 ditë nga kontrolli i ushtruar nga ILDKPKI, i cili nuk ka rezultuar në disfavor të kandidatit, mbetet aktual kontrolli i plotë ushtruar për Deklaratën e Pasurisë dhe Interesave Privatë të kandidatit Naureda Llagami, dorëzuar në datë 09.12.2024, konkluzionet e të cilit janë dërguar pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me aktin nr.226/23, datë 17.02.2025”, argumenton KED-i faktin që nuk ka kryer verifikimin e pasurisë për kandidaten Llagami.

Gjithashtu, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, nën drejtimin e Sadushit, nuk ka konstatuar problematika edhe në përmbushjen e kritereve të tjera ligjore të Naureda Llagamit, përfshirë edhe “përvojën profesionale për më së paku 15 vite”.

Në foto: Naureda Llagami, ish-kryetare e KLGJ dhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese

Megjithatë, tek ky kriter, “Boldnews.al” konstatoi një lloj anomalie. Është një detaj, i cili nuk cënon përmbushjen e kriterit të aftësive profesionale të kandidates Llagami. Por, në një kuadër disi më të gjerë dhe në një këndvështrim “politik”, e përbën atë domethënës.

Llagami “fsheh” Sorosin

Në “Biografinë Profesionale-CV”, të publikuar më herët, gjatë kohës që drejtonte Këshillin e Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami deklaronte ndër të tjera se, gjatë periudhën maj-tetor 2012, kishte punuar si “Eksperte për monitorimin e rekomandimit te opinionit të BE lidhur me të drejtat e njeriut dhe gjyqësorin”, pranë Fondacionit “Shoqëria e Hapur” për Shqipërinë, Soros”.

Angazhimi profesional pranë Soros-it, natyrisht, nuk përbënte ndonjë shkelje. Për më tepër, në kohën kur Llagami kandidoi dhe u emërua në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në vitin 2019, fondacioni “Soros” ishte i mirëpritur fuqimisht, si nga qeveria shqiptare, po ashtu edhe nga administrata amerikane e kohës, e cila, nëpërmjet USAID-it, dha mbështetje kryesore për institucionet e reja të gjyqësorit, në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Në foto: CV e Naureda Llagamit, gjatë kohë që drejtonte Këshillin e Lartë Gjyqësor

Por, në vitin 2024, kur Llagami përfundoi mandatin si kryetare dhe anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe aplikoi për vakancën në Gjykatën Kushtetuese, “erërat” kishin ndryshuar për Fondacionin “Soros” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Administrata e presidentit të djathtë, Donald Trump, nisi goditjen ndaj fijeve financiare të fondacionit të Xhorxh Sorosit që lidheshin me pushtetin në Uashington e më tej në të gjithë botën, nëpërmjet USAID-it.

Shumë organizata jo-qeveritare në botë, të lidhura ngushtësisht me Soros-in, përfshirë edhe ato në Shqipëri, e ndjenë menjëherë mungesën e fondeve amerikane, pasi Trump vendosi të shpërbënte USAID-in.

Pra, fryma e përgjithshme për Sorosin kishte ndryshuar tërësisht, nga koha kur Llagami u emërua në Këshillin e Lartë Gjyqësor (viti 2019), deri në momentin që ajo vendosi të aplikojë për në Gjykatën Kushtetuese (viti 2025).

Në dokumentat që ka dorëzuar, në kuadër të thirrjes së Gjykatës së Lartë për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese, zonja Llagami ka “harruar” të vendosë në biografinë e saj profesionale (CV), faktin që ka punuar drejpërdrejtë si eksperte e fondacionit Soros.

Në dokumentat e konsultuar nga “Boldnews.al”, rezulton se Naureda Llagami nuk e ka përmendur fare përfshirjen si eksperte në projektin e fondacionit “Shoqëria e Hapur” për Shqipërinë, në vitin 2012.

Në foto: Naureda Llagami ka “harruar” punësimin pranë Soros, në aplikimin për në Gjykatën Kushtetuese

Kjo “harresë” është reflektuar edhe në vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili vendosi kualifikimin e saj si kandidate për në Gjykatën Kushtetuese, me vendimin e qershorit 2025.

Në vendimin prej 27 faqesh të KED-it përmenden detaje të ndryshme nga aktiviteti i kandidates Llagami, në funksion të verifikimit të përmbushjes së kriterit për angazhimit profesional. Por, askund nuk gjendet i përmendur fakti që zonja Llagami ka qenë ekspertë në projektin e Soros-it.

Në foto: Vendimi i KED për kualifikimin e Naureda Llagamit si kandate për në Kushtetuese

Në rastin më normal, “harresa” e këtij detaji, duhet theksuar, se ishte i padëmshëm për përmbushjen e kritereve për kandidimin në Gjykatën Kushtetuese. Por, nëse kjo “harresë” është e qëllimshme, pra për të fshehur bashkëpunimin me fondacionin “Soros” në erën e administratës Trump, kjo do të përbënte një tentativë foshnjarake.

Naureda Llagami deklaron se ka punuar për gati 10 vjet, nga viti 2001 e deri në 2010 si këshilltare/avokate pranë “Shërbimit ligjor Falas Tiranë”, një organizatë jo-qeveritare e mbështetur dhe financuar nga Fondacioni “Soros”.

Etiketa: Gjykata e larteGjykata Kushtetuesegoerge sorosHolta ZaçajKEDKeshilli i Emerimeve ne DrejtesiNaureda Llagamisokol sadushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj kërkon të dalë nga burgu, caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e tij

18:28 : 09/07/2026
AKTUALITET

Veliaj, kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

09:28 : 08/07/2026
AKTUALITET

Kufizimi i praktikës së ‘arrestit me burg’, Gjykata e Lartë zbardh vendimin

09:20 : 07/07/2026
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i plotë i Kushtetueses mbi çështjen e Erion Veliajt

18:29 : 01/07/2026
AKTUALITET

Vrau ish-dhëndrin, Gjykata e Lartë prish dënimin për Mexhit Picarin. Çështja rikthehet në Apel

14:52 : 01/07/2026
AKTUALITET

Mbyllin mandatin në dhjetor, Gjykata e Lartë shpall vakancën për 3 anëtarë të KLGJ

15:20 : 27/06/2026
Para

Braçe ngre alarmin: Është ngritur një skemë piramidale, vetëm në Divjakë janë përfshirë mbi 1000 persona

TË GJITHA

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş