Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Vlorë, ku Jani Tanushi 66 vjeç ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në dalje të qytetit, ku makina e drejtuar nga shtetasi J.T., 53 vjeç, përplasi këmbësorin K.L., duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
“Vorë/Informacion paraprak. Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit,” thuhet në njoftimin e policisë.
LEXO EDHE:
Policia “lan gjak*n” e derdhur në rrugë me gjoba, 11 viktima nga aksidentet për muajin gusht