• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Limon i shtrydhur”? Tenderat mln euro, Arlinda Pogaj “sulm” medias për t’u justifikuar para Edi Ramës

15:37 : 23/08/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Jeta publike e drejtoreshës së Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara, Arlinda Pogaj, është kufizuar vetëm në dy drejtime – (1) realizimin e tenderave qindra e miliona euro; dhe (2) reagime publike ndaj raportimeve në media të ndryshme për prokurimet publike të dyshimta që zhvillohen prej institucionit që ajo drejton.

Për realizimin e tenderave publikë, media, përfshirë edhe “Boldnews.al”, do të vijojnë të ndjekin çdo lloj zhvillimi, si mbi mënyrën se si shpërndahen fondet e Buxhetit të Shtetit nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara.

Ndërsa, sa i përket reagimeve kundër raportimeve mediatike, në këtë pikë, drejtoresha Arlinda Pogaj nuk duhet marrë shumë seriozisht. Megjithatë, “Boldnews.al” po i jep shansin që të ketë një reagim redaksional, me shumë mundësi të fundit, mbi një “akuzë” që zonja Pogaj ka lëshuar në rrjete sociale.

Në mbrëmjen e nxehtë të së Premtes (22 Gusht 2025), në kulmin e sezonit veror dhe në nisje të fundjavës, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara, Arlinda Pogaj, ka zgjedhur që të shtyjë kohën, duke publikuar në “Facebook” një “reagim”, i cili, në formë dhe përmbajtje përmblidhte në vetëvete kritikë, sharje e shantazh për “Boldnews.al”.

Lexo edhe:

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

Mungesa e ilaçeve në spitale, Berisha-Ramës: Makabritet! Shpenzove mln € për lukse

Në foto: Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara, Arlinda Pogaj

Arsyeja që e ka detyruar zonjën Pogaj të shqetësohej në mbrëmje vonë ishte një artikull, i ripublikuar në “Boldnews.al” me titull: “Arlinda Pogaj qeras me 1.5 mld lekë familjen Pepa”.

Në fokus të artikullit ishte një procedurë tenderuese, me objekt “Rikonstruksioni i Maternitetit të Spitalit Fier”, me fond limit 187. 4 milionë lekë të reja (ose rreth 1.9 milionë euro).

Pas publikimit të këtij artikulli, zonja Pogaj ka shfrytëzuar hapësirën publike në rrjete sociale, për të akuzuar “Boldnews.al” për “fabrikime informacionesh”, etj.

“Portali ‘Boldnews’, ka kaluar çdo kufi: ka zgjedhur të fabrikojë një histori duke përdorur foto të një punonjëseje tjetër të institucionit, që nuk ka asnjë lidhje me prokurimet publike. Të paraqesësh një person tjetër si Arlinda Pogaj nuk është as gabim, as lajthitje: është mashtrim i pastër, shpifje dhe abuzim i rëndë me publikun”, shkruan ndër të tjera Pogaj në reagimin e saj.

Më tej, zonja Poga, në “logorenë” e saj epike, thotë se: “Sa për tenderin që portalet e quajnë me të gjithë paqartësinë e tyre “qerasje”, procedura është zhvilluar me transparencë të plotë dhe garë reale, ka pasur edhe oferta më të larta të kualifikuara, dhe është fituar sipas çdo kriteri ligjor e ekonomik. Tenderi nuk është “qerasje”… përveçse në menunë e portaleve që ushqehen me shpifje”.

Në foto: Reagimi i Arlinda Pogaj, kundër “Boldnews.al”

 

Redaksia ndihet e mikluar që mendimet e mbrëmjeve të së premtes së zonjës Pogaj shkojnë për “Boldnews.al”. Të ndjerë në një lloj detyrimi moral për këtë vëmendje të treguar nga drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara, por edhe në vijim të kësaj forme komunikimi publik që krijoi zonja Pogaj, redaksia vlerëson të paraqesë një detaj fare të vogël, por gjithësesi domethënës.

Artikulli që i ka prishur mbrëmjen e së premtes zonjës Pogaj nuk është shkruar nga “Boldnews.al” dhe nuk përmban autorësinë e redaksisë. Drejtoresha, nëse do t’i kishte shkuar deri në fund leximit, do të shihte qartësisht se artikulli është kopjuar, me leje dhe në respektim të raporteve dhe etikës mediatike, nga një portal tjetër.

Pra, nëse do të kishte pasur mirësinë, “akuzat”, “kundërshtitë” apo “sqarimet” e saj mbi artikullin, do të duhet të drejtoheshin diku tjetër. Gjithësesi, “Boldnews.al” e ripublikoi shkrimin e kolegëve, në vijim të vlerësimit të vazhdueshëm mbi korrektesën e kolegëve, si edhe raportin me faktet e dokumentat e cituara në shkrim. Dhe për këtë redaksia nuk kishte asnjë mëdyshje kur vendosi ripublikimin e artikullit që u shndërrua në shqetësimin e mbrëmjes së të premtes së drejtoreshës Pogaj, dhe as më pas.

Reagimi i së premtes mbrëma, i mbushur plot me emocione negative, gjithësesi dëshmon se zonja Pogaj është disi “axhamie” në raportet me median dhe raportimet mediatike. E vendosur për herë të parë në krye të një institucioni publik, falë bashkëpunimit të ngushtë me ministrin Blendi Gonxhja, “acarimi in-extremis” i zonjës Pogaj duket qartë se nuk është kundër asaj që ajo quan “shpifje të Boldnews.al”.

Reagimi i saj aspak proporcional dhe me një etiketë që lë shumë për të dëshuar duket më shumë si një “sqarim” ndaj Liderit të saj politik, kryeministrit Edi Rama, i cili ka treguar se nuk e ka aspak për gjë që të përdorë zyrtarë të nivelit të Pogaj, por edhe më lart se ajo, si “limona të shtrydhur”.

Zonja Pogaj, mesa duket, i druhet një reagimi të Liderit politik, për faktin se emri i saj del shpesh në media për tendera të dyshuar qindra milionë lekë.

Ndaj, “Boldnews.al” e mirëkupton plotësisht “reagimin” e zonjës Pogaj, edhe kur kjo e fundit kërcënon redaksinë me padi të tipit SLAP (Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (Strategic Lawsuits Against Public Participation – SLAPP), siç është shprehur vetë në reagimin e saj të së Premtes mbrëma.

“Unë e them hapur dhe pa asnjë hezitim: Boldnews do të mbajë përgjegjësi ligjore për këtë fabrikim, për këtë mashtrim publik dhe për cënimin e dinjitetit të një punonjëseje të pafajshme”, thotë e vendosur zonja Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara.

Natyrisht, “Boldnews.al” do të mirëpresë çdo lloj përballje të natyrës ligjore, siç edhe garanton që do të jetë përballë zonjës Pogaj për të raportuar, ndonëse me keqardhje, por gjithnjë korrektësisht, nëse ndonjë prokuror do të ketë vullnetin për të hedhur një vështrim mbi formën se si realizohen procedurat dhe se si shpërndahen qindra e miliona euro nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara.

 

Etiketa: Arlinda PogajEdi RamamediaOperatori i Blerjeve të Përqëndruara“Green Coast”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mungesa e ilaçeve në spitale, Berisha-Ramës: Makabritet! Shpenzove mln € për lukse

12:44 : 15/11/2025
AKTUALITET

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema e zhvatjes së 60 milionë eurove

11:37 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

11:34 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama me dy standarde për Veliajn, njëherë ‘i vjen keq’, njëherë jo

11:02 : 15/11/2025
AKTUALITET

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

10:38 : 15/11/2025
Para

Moti i keq përfshin Elbasanin, raportohet për përmbytje dhe dëme

TË GJITHA

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

14:21 : 15/11/2025

Dy shenjat e horoskopit më me fat në dashuri për këtë fundjavë

14:12 : 15/11/2025

Përfshihet nga flakët një banesë në Astir

13:55 : 15/11/2025

EMRAT/ Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së

13:39 : 15/11/2025

Mysafirë te njeriu më i pasur i Azisë

13:29 : 15/11/2025

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com