• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ç’na tregon memecëria e frikshme për mbylljen e një televizioni

16:34 : 11/08/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Sado i rëndë që të jetë vendimi personal i Edi Ramës për të mbyllur televizionin News 24 ka edhe një krim më të shëmtuar që po konsumohet në sytë e publikut: ai ka të bëjë me heshtjen e pothuajse të gjitha televizioneve të vendit, e sidomos atyre dy kombëtarëve, që janë sjellë sikur kjo ngjarje nuk ekziston. Këto ditë kanë qenë të shumtë ata që kanë raportuar me pamje dhe tituj se çfarë transmentonte TV Klani, apo Top Channel, ndërkohë që trupa policore dhe ushtarake i vunë drynin medias më të hershme në peisazhin tonë informativ. Asnjë imazh, asnjë fjali, asnjë raportim nga vendi i ngjarjes, thjeshtë sikur ajo që po ndodhte të mos ekzistonte.

Por, përtej këtij evidentimi të fakteve, e rëndësishme është të kuptojme se përse po ndodh kjo. Eshtë e kotë ta justifikosh këtë qëndrim, siç janë munduar të bëjnë disa gazetarë apo analistë, me pazaret e prishura mes botuesit dhe kryeministrit. Eshtë idiotësi ta përligjësh heshtjen me faktin që në vijën editoriale të News 24 nuk kishte idealizëm apo skrupuj për të kërkuar të vërtetën, por e gjitha qe thjeshtë pasojë e një basti të gabuar të Irfan Hysenbelliut. Po ashtu është e pavlerë të merresh me elementët e proceseve gjyqësore, përfundimit të kontratës, apo të drejtës për të përdorur një pronë publike.

Të gjitha janë alibi të pavlera. Nëse një pjesë e këtyre argumentave që u hodhën tinëzisht në treg do të qëndronin, askush nuk do të kishte drojë të raportonte thjeshtë faktin për mbylljen e një televizioni, për ti lënë më pas hapsirë opinioneve dhe provave se nga cila anë peshon e drejta. Pra, nëse ndokush do kishte edhe iluzionin minimal që ky akt po kryehej në emër tv së drejtës, do të kishte ngritur zërin.

Por jo, pothuasje të gjitha mediat zgjodhën memecërinë. Dhe kjo është prova me e madhe për të kuptuar se kush e ka gabim dhe se cili po mëtohet të mbulohet, duke u sjellë sikur ngjarja nuk ka ndodhur.

Lexo edhe:

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

“Je bandit”/ Përplasje mes Andi Bushatit dhe Ardit Bidos: Njerëzit ty duhet të të vënë flakën!

Për të gjithë aktorët e politikës dhe mediave është një sekret publik, se historia e goditjes të Irfan Hysenbelliut është një hakmarrje personale e Edi Ramës. Shumë nga faktorët në lojë, gazetarë dhe pronarë të mëdhenj TV-sh e kanë dëgjuar një rrëfim për një mbledhje që kryeministri ka bërë me një grup të ngushtë bashkëpunëtorësh, ku bënin pjesë edhe Taulant Balla e Erion Veliaj, të dy mbështetës në të gjitha mënyrat të pronarit të Fokus Grup. Aty, pak kohë pasi i kishte shembur hotelin në bregdet, Rama u ka kërkuar të vetëve, sidomos dy të sipërpërmendurve, të mos e ndihmonin më atë që ai e konsideronte si armikun e vet. “Me të e kam personale”, thuhet ti ketë thënë ai në nerv e sipër. Edhe një nga argumentet alibikë, se përse Rama u prish me Arben Ahmetajn (pavarësisht se arsyet e vërteta janë më të thella) ishte se ish numri dy i qeverisë takohej fshehtas me bosin e nëmur të News 24-ës. “Ai ishte për drekë me Irfanin dhe e gënjente shefin. Plus që po e ndihmonte për të zgjatur kontratën e televizionit” u’a shpjegonte atëhere të tretëve goditjen e Ahmetajt, një spin doctor që qëndronte në paradhomën e shefit të qeverisë.

Të gjitha këto nuk ka njeri që nuk i di, ndërmjet atyre që fatin, jetën dhe biznesin i kanë të lidhura me aftësinë për të përgjuar në korridoret e vendimarrjes dhe për tu orientuar në bazë të aftësisë për të dekriptuar humorin e liderit.

Pa dyshim që në këtë grup të ngushtë bëjnë pjesë edhe të gjithë pronarët e mediave që e kanë të bazuar biznesin e tyre në bazë të parave publike dhe lejeve e liçencave që shpërndan qeveria.

A do mundej dikush prej tyre të vinte në lojë gjithçka duke lejuar të raportonte për atë me të cilën e ka personale, bosi real i biznesit të tij? A mund të kishte këllqe ta kapërcente rrethin e censurës establishmenti mediatik, i cili sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare të lirisë së fjalës është i lidhur ngushte me fluksin e parave që i rrjedhin nga pushteti?

Nga askush prej tyre nuk pritej kjo harakiri. Prandaj dhe heshtën. Për këtë arsye është e kotë të debatojmë nëse kjo memecëri është pasojë e skrupujve nga vendimet e gjykatës, nga përfundimi i kontratës apo nga fakti se në epiqendër të biznesit të mediave të Irfanit nuk ishte informimi i drejtë dhe i ndershëm.

Natyrisht që as News 24, as Panorama apo Balkanwebi nuk kanë qenë kampionë të fjalës së lirë. Shwrbimi deri në servilizëm një herë ndaj Ballës, pastaj ndaj Veliajt e degradimi së fundi deri tek Spiropali, kanë lënë në kujtesën e publikut njollën e tyre. Ndoshta dhe për këtë arsyeja personale se përse ato u goditën ashpërsisht nga Rama mund ta tejkalojë peshën e ekzistencës së tyre mediatike.

Por edhe nëse është kështu, sërisht kjo histori mbetet një çështje e raportit të pushtetit me gazetarët, një betejë mes atyre që duan të mbrojnë lirinë e shprehjes dhe të tjerëve që militojnë për kufizimin e saj.

Prova më e madhe për këtë, nuk ishte thjeshtë se polica dhe ushtria u vërsëulën të mbyllin një televizion, por fakti se të gjitha të tjerat patën frikë të raportonin këtë skandal. Pikërisht kjo përbën një krim më të madh sesa ngjarja në vetvete. Sepse sado e pamundur të duket, një konflikt mes shtetit dhe një mediaje private, për të drejtën mbi një pronë, ka gjasa që të ndodhë në çdo vend të lirë. Por tredhja totale e televizioneve, kundrejt një vendimi arbitrar të liderit është shenjë e qartë e diktaturës. Pikërisht për këtë ky është një nga ato raste ilustruese që hedh poshtë nga tezat e idiotëve të dobishëm që vijojnë të thonë se jetojmë në demokraci e deri tek alibitë që e përshkruajnë Ramën si një autokrat liberal./Lapsi.al

Etiketa: Andi Bushatibiznesnie frikshmembylljememecërianews 24televizioni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Je bandit”/ Përplasje mes Andi Bushatit dhe Ardit Bidos: Njerëzit ty duhet të të vënë flakën!

22:22 : 02/07/2026
AKTUALITET

Bushati: Dhuna, faza e re e Ramës për të shuar protestën

21:46 : 02/07/2026
AKTUALITET

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

12:42 : 02/07/2026
AKTUALITET

Bushati: Rama me “një këmbë në varr”! Po bën çdo gjë për të shpëtuar lëkurën

22:10 : 25/06/2026
AKTUALITET

Bushati: Kur bllokohen rrugët demokratike, mbetet vetëm përshkallëzimi

22:08 : 22/06/2026
Para

Aksident fatal në Milano: Katër minorenë vjedhin një makinë dhe përplasin për vdekje një grua

TË GJITHA

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026

Nënshkruhet traktati Britani-BE për Gjiblatarin/ Çfarë do të ndryshojë në kalimet kufitare?

16:22 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş