• Kontakt
Monday, July 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushati: Kur bllokohen rrugët demokratike, mbetet vetëm përshkallëzimi

22:08 : 22/06/2026
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se kërkesat paqësore të qytetarëve në protestë përfaqësojnë një “romantizëm politik” që, sipas tij, nuk mund të prodhojë zgjidhje reale në kushtet aktuale të politikës shqiptare.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Bushati u shpreh se në një situatë ku, sipas tij, nuk ekzistojnë mekanizma funksionalë demokratikë për rotacion pushteti, as presioni qytetar dhe as ndryshimet brenda partive nuk po japin rezultat.

Ai tha se në teori ekzistojnë tre rrugëdalje nga krizat politike: tërheqja e liderit, ndryshimi i tij nga brenda partisë ose presioni i fortë shoqëror, por sipas tij, asnjë prej këtyre skenarëve nuk po funksionon në Shqipëri.

Bushati argumentoi se kur këto rrugë bllokohen, mbetet vetëm një opsion ekstrem, të cilin ai e lidh me përshkallëzimin e protestës, duke theksuar se vetë protestuesit deri tani kanë qenë paqësorë.

Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama se, sipas tij, me gjuhën dhe akuzat publike ndaj protestuesve, po nxit tensionin në shoqëri dhe po rrit polarizimin politik.

Lexo edhe:

Mbyllet dita e 43-të e protestës, qytetarët: Nesër kallëzim në SPAK për hetimin ndaj review online

“Dhashë dorëheqjen nga RENEA”/ Pedagogu: Ika prej mediokritetit dhe drejtuesve analfabetë

“Problemi është që në ato kërkesa ka një lloj romantizmi le ta themi. Pse? Sepse gjendja aktuale e Shqipërisë nuk është fare e përputhshme me ato pesë kërkesa. Pse? Domethënë, problemi ynë nuk është si mundet të rregullojmë të nesërmen, por ç’do bëjmë me një njeri që nuk ka ndërmend të iki. Lëvizje të tilla zakonisht kanë tre rrugëdalje.

Rrugëdalja e parë është një lider i ndritur, që sheh që një pjesë e popullit, edhe kur s’e ka gjithë popullin, e ka kundër dhe thotë: “Tërhiqem”. Janë kryeministra europianë që kanë ikur shumë më pak sesa për kaq. Ka një rrugë të dytë, të cilën e pamë sot te kryeministri anglez. Pra, partia e sheh që ti je bërë pengesë dhe po e çon partinë qorrsokak, dhe është vetë partia me një, po themi, fjalë të zbukuruar, grusht shteti brenda partisë, që të nxjerr mënjanë. Këto janë rrugë shumë demokratike. E fatkeqësisht, ne s’jemi vend demokratik, prandaj rrugë të tilla bien.

Rruga e tretë që mbetet, është rruga e dhunës. Dhe rrugën e dhunës kush po e frymëzon? Deri tani, protestuesit që mblidhen 100 mijë veta në shesh dhe s’këpusin një degë e nuk thyejnë një xham, e kanë të vendosur që janë thelbësisht paqësorë. Nga ana tjetër, kush po e ushqen dhunën në shoqëri në këtë moment? Dhunën në shoqëri në këtë moment po ta ushqen Edi Rama.

Ata paqësorë, ai thotë jeni agjentë të iranianëve. Ata paqësorë, ai thotë ju ka vënë Greqia që do të prishni turizmin. Ata paqësorë, ai thotë ju ka çu ai komunisti Albin Kurti. Ata paqësorë, janë shqiptarët e Maqedonisë. E deri te algoritmet e tjera, e tjera. Pra, Rama po kërkon me çdo kusht t’i provokojë ata drejt dhunës.

Dhe unë kam frikë, unë kam frikë se zgjidhja e vetme që i ngelet atyre njerëzve në shesh, e imponuar nga Rama, është dhuna. Pse është dhuna? Është dhuna sepse nga ata dy faktorët e parë që thashë unë, Rama s’ka ndërmend t’i skuqet faqja të iki, kjo është gjë e kuptueshme.

Duket edhe nga gjuha e tij. Ai me sa duket e mban partinë peng. Në qoftë se ju dëgjoni me zë, se ne i kemi me burime të dyta, të treta, po ato që i ka thënë ai deputetëve të vet, “pallat, brigadave”, duke i shantazhuar “më keni lënë vetëm, unë e përballoj vetëm”, është një parti që ai e ka marrë peng. Atëherë kur dy zgjidhjet e para janë pothuajse të pamundura, ngelet dhuna. Problemi është, para se të arrihen te pesë kërkesat. Në qoftë se kjo protestë eskalon drejt dhunës, cilat mund të jenë rezultatet?

Do jemi të bindur që aty nuk do ketë më familjarë, gra, fëmijë, me karroca e të tjerë, e të tjerë. Por a mundet që ajo të trimërojë një pjesë tjetër shoqërisë, ta lidhi me këtë opozitë radikale që çdo… Unë kam frikë se do shkohet drejt saj dhe është e vetmja rrugë që i ka mbetur protestës për të arritur te pesë kërkesat.

Dhe, ata nuk janë përgjegjës për dhunën, dhunën po e bën qeveria, por me sa duket në qoftë se do vazhdohet në këtë rrugë, pasojat e asaj dhune do t’i vuajmë të gjithë.

Por jo gjithmonë pasojat e dhunës janë më të këqija sesa rezultati që arrihet prej dhunës. Ne këtu kemi një shembull, një shembull shumë tragjik me 2,000 të vrarë që është ’97-ta. Por kur dhuna polli një shoqëri më të mirë. Pra, para alternativës të vazhdimit të Edi Ramës që të vazhdojë të vjedhë, të masakrojë, të uzurpojë dhe dhunës, unë zgjedh këtë të dytën, se Rama ka lënë vetëm këtë alternativë.”

Etiketa: Andi Bushatiproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllet dita e 43-të e protestës, qytetarët: Nesër kallëzim në SPAK për hetimin ndaj review online

22:50 : 12/07/2026
AKTUALITET

“Dhashë dorëheqjen nga RENEA”/ Pedagogu: Ika prej mediokritetit dhe drejtuesve analfabetë

21:30 : 12/07/2026
AKTUALITET

Mësuesi në protestë: Sorra janë ata që ju quajnë juve sorra! Të rinjtë shqiptarë janë shqiponja

20:47 : 12/07/2026
AKTUALITET

Nis protesta e 43-të, pankartat ‘pikante’: I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West

19:47 : 12/07/2026
AKTUALITET

Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë

18:53 : 12/07/2026
AKTUALITET

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

18:31 : 12/07/2026
Para

“Protestës do i bien puplat false të flamingove”, Rama sulmon Dritan Goxhajn: Derrat e knaqun

TË GJITHA

Horoskopi, 13 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 12/07/2026

Mbyllet dita e 43-të e protestës, qytetarët: Nesër kallëzim në SPAK për hetimin ndaj review online

22:50 : 12/07/2026

Protestuesja nga Belgjika – Ramës: Nëse do hetosh “review” e popullit, hiq imunitetin e Ballukut

22:36 : 12/07/2026

“Saliu na mori vota dhe nuk na dha pronat”/ Protestuesja: Ramës dhe Berishës t’iu sekuestrohen pasuritë

22:04 : 12/07/2026

Punonjësi u masakrua me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arrestohet autori, procedohen 3 persona

21:52 : 12/07/2026

“Dhashë dorëheqjen nga RENEA”/ Pedagogu: Ika prej mediokritetit dhe drejtuesve analfabetë

21:30 : 12/07/2026

Nga Donald Trump te Giorgia Meloni, publikohet “lista e hakmarrjes” në Iran

21:06 : 12/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişcasibomjojobetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa haberİmajbetbetciobetciojojobetjojobet giriş