• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Australia: Do të njohim shtetin palestinez

11:13 : 11/08/2025
në BOTA

Australia do të njohë shtetin palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në shtator, tha kryeministri i këtij shteti, Anthony Albanese më 11 gusht.

“Zgjidhja me dy shtete është shpresa më e madhe e njerëzimit për ta ndalur ciklin e dhunës në Lindjen e Mesme dhe për t’i dhënë fund konfliktit, vuajtjeve dhe urisë në Gazë”, tha ai për gazetarët në Kanbera.

“Derisa shtetësia izraelite dhe palestineze të bëhen të përhershme, paqja mund të jetë vetëm e përkohshme. Australia do të njohë të drejtën e popullit palestinez për një shtet të vetin. Ne do të punojmë me komunitetin ndërkombëtar që kjo e drejtë të bëhet realitet”, shtoi ai.

Ky vendim i Australisë vjen pasi disa shtete të tjera, përfshirë Francën, Britaninë dhe Kanadanë, kanë njoftuar më herët se do ta njohin një shtet palestinez, pasi Izraeli nisi një luftë në Gazë gati dy vjet më parë në përgjigje të sulmeve të kryera nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor ndaj Izraelit.

“Ka një mundësi dhe Australia do të punojë me komunitetin ndërkombëtar për ta shfrytëzuar atë”, theksoi Albanese.

Lexo edhe:

‘Qershia po na kalbet në pemë’/ Fermerët e Drobonikut: S’ka treg dhe as mbështetje nga shteti

Ligj i ri për të mbrojtur bizneset, shteti duhet të likuidojë privatin brenda 30 ditëve

Ai tha se vendimi i Australisë bazohet në siguritë e marra nga Autoriteti Palestinez se “nuk do të ketë rol për terroristët e Hamasit në asnjë shtet të ardhshëm palestinez”.

Megjithatë, Autoriteti Palestinez nuk ka prani në Gazë, që qeveriset nga Hamasi për gati dy dekada.

Disa orë para njoftimit të Albanese, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi thirrjet ndërkombëtare për njohjen e shtetësisë palestineze duke argumentuar se një gjë e tillë “nuk do të sjellë paqe, do të sjellë luftë”.

Shqetësimi ndërkombëtar po rritet për gjendjen e mbi 2 milionë palestinezëve në Rripin e Gazës, ku luftimet kanë shkaktuar një krizë të rëndë humanitare dhe paralajmërime për uri masive.

Albanese kritikoi Qeverinë izraelite, duke thënë se ajo vazhdon të sfidojë “të drejtën ndërkombëtare dhe të mohojë ndihmën e mjaftueshme”.

Teksa lëvizja globale për njohjen e shtetit palestinez po rritet, ministri i Jashtëm i Zelandës së Re, Winston Peters, tha se shteti i tij po e shqyrton me kujdes mundësinë për ta njohur shteti palestinez gjatë muajit të ardhshëm. Sipas tij, njohja e shtetit palestinez është “çështje kohe, jo nëse do të ndodhë apo jo”.

Teksa vendet po paralajmërojnë për njohjen e shtetit palestinez, lufta në Gazë po vazhdon. Si pasojë e sulmeve të Hamasit, më 7 tetor 2023 në Izrael u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen 251 të tjerë. Ndërkaq, sulmet izraelite kanë vrarë mbi 61.000 palestinez, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./ REL

Etiketa: AustralianjohjaPalestinashteti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Qershia po na kalbet në pemë’/ Fermerët e Drobonikut: S’ka treg dhe as mbështetje nga shteti

09:04 : 07/06/2026
AKTUALITET

Ligj i ri për të mbrojtur bizneset, shteti duhet të likuidojë privatin brenda 30 ditëve

18:46 : 21/05/2026
BOTA

Siguria në Hormuz, Australia gati t’i bashkohet misionit të propozuar nga Franca dhe Britania

09:49 : 13/05/2026
AKTUALITET

Rruga i mori gjysmën e shtëpisë, shteti i mohon gjysmën tjetër prej 10 vitesh

21:26 : 04/02/2026
AKTUALITET

Ndryshojnë kriteret për Kullën e Kadastrës, ulet me 5% sipërfaqa e ndërtimit për shtetin

18:10 : 04/02/2026
BOTA

Pas Australisë, edhe Zvicra do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç!

20:11 : 21/12/2025
Para

E rëndë në Maliq/ I riu i jep fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu

TË GJITHA

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş