Katër anëtarë të një[ familje janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin në Tiranë, për arsye të cilat ende nuk dihen.
Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar dy prej anëtarëve të familjes, shtetasit L. M., 21 vjeç dhe O. M., 46 vjeç, ndërsa ka proceduar penalisht në gjendje të lirë, shtetasit Xh. M., 21 vjeç dhe J. M., 42 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin L. M., 21 vjeç dhe O. M., 46 vjeç si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. M., 21 vjeç dhe J. M., 42 vjeçe, familjarë me njëri-tjetrin, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.