• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025
në BOTA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në që Evropa duhet të paguajë një tarifë doganore prej 15 përqind për mallra të caktuara që eksportohen nga BE-ja në Shtetet e Bashkuara. Kurse mallrat SHBA-ja që eksportohen në BE janë të përjashtuara nga tarifat doganore. Kjo marrëveshje me Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, është shumë e diskutueshme dhe ka bërë bujë në media.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe Donald Trump i japin doren njeri-tjetrit
Marrëveshja doganore BE-SHBA për të cilën ranë dakord presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe Donald Trump është shumë e diskutueshme dhe ka bërë bujë në media.Fotografi: Jacquelyn Martin/AP Photo/dpa/picture alliance

Sipas anketimit të zhvilluar nga media publike gjermane, ARD, për emisionin “Deutschlandtrend” gjermanët vazhdojnë të jenë të shqetësuar për stabilitetin ekonomik për shkak të politikave shpesh konfuze të tarifave doganore të presidentit Trump.

65 përqind e gjermanëve janë të shqetësuar ose shumë të shqetësuar, dhe vetëm 5 përqind nuk janë aspak të shqetësuar. Krahasuar me anketën e mëparshme në këtë anketë pati më pak njerëz që u shprehën të shqetësuar. Kjo ka të bëjë sigurisht edhe me politikën e luhatshme të Trumpit.

Pak besim te kancelari i ri

Që para zgjedhjes së tij Friedrich Merz kishte arritur që parlamenti, Bundestagu, të ndryshonte politikën për frenimin e borxhit të Gjermanisë, e cila ishte e ngurtë. Gjatë viteve të ardhshme do të vihen në dispozicion 500 miliardë euro për përmirësimin e hekurudhave, rrugëve dhe për shkolla më të mira. Thuajse e njëjta shumë parash do të përdoret për riarmatimin e Bundeswehr-it.

Lexo edhe:

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

Kancelari Friedrich Merz duke buzeqeshur
Vetëm 26 përqind e të anketuarve për ARD-Deutschlandtrend mendojnë se Friedrich Merz është një person të cilit mund t’i besoshFotografi: Thilo Schmuelgen/REUTERS

Kjo përbën një largim të qartë nga premtimi i fushatës zgjedhore të konservatorëve për të mos marrë kredi të reja. A e ka dëmtuar kjo imazhin e kancelarit të ri? Sipas sondazhit për emisionin “Deutschlandtrend” vetëm 26 përqind e të anketuarve mendojnë sot se Merz është një person të cilit mund t’i besojnë. Kjo shifër është tre përqind më e ulët se sondazhi i zhvilluar në muajin shkurt.

Për emisionin aktual ARD-Deutschlandtrend instituti i hulumtimit të opinionit publik infratest-dimap anketoi 1,321 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë përfaqësuese në periudhën 4 deri më 6 gusht të këtij viti./DW

Etiketa: ekonomiGjermanimerz

Lajme të lidhura

BOTA

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

08:32 : 24/06/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

08:11 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

18:42 : 22/06/2026
AKTUALITET

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)

09:52 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Në shtator pritet rritje çmimesh”, paralajmërimi i ekspertit të ekonomisë

09:32 : 22/06/2026
AKTUALITET

Anatomia e një lindjeje të munguar, pse çiftet shqiptare po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

08:42 : 20/06/2026
Para

Përgjakën rrugët e Shqipërisë! INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve

TË GJITHA

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026

Rinis gjyqi për Ilir Metën, avokati: Kërkojmë që Rama, Balla dhe Ruçi të thirren si dëshmitarë

14:36 : 24/06/2026

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Llogara

14:00 : 24/06/2026

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş