• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ura mbi Bunë që do lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e projekteve me rëndësi kombëtare

22:50 : 06/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ndërtimi i urës mbi lumin Buna që do të lidhte Velipojën me Ulqinin në Mal të Zi, duke shkurtuar ndjeshëm distancat, nuk është më prioritet i qeverisë. Tre vite pas prezantimit për herë të parë të idesë, në një takim mes Kryeministrave Rama dhe Abazoviç në kuadër të “Ballkanit të Hapur” në Ohër dhe pas ecejakeve dhe përpjekjeve për të nisur zbatimin e projektit, tashmë ai nuk rezulton fare në listën e projekteve me rëndësi kombëtare.

Ekofin.al konsultoi listën e ndryshuar në mbledhjen e qeverisë të fundkorrikut sa i përket projekteve me rëndësi kombëtare me status “të maturuar” dhe rezulton se projekti i urës mbi Bunë të jetë hequr. Madje, ai nuk ishte as te projektet me status “pjesërisht të maturuar” ose “i pamaturuar”. Në vendimin e mëparshëm të miratuar në shkurt 2025, ndërtimi i urës mbi lumin Buna ishte në listën e projekteve me status “të maturuar”, me një fond indikativ prej 14 milionë eurosh dhe për zbatimin ishte ngarkuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Autoritetet në të dy vendet kanë insistuar vazhdimisht se projekti do të realizohet dhe nuk do të mbetet thjesht në 3D. Por me sa duket, ndryshimi i qeverisë në Mal të Zi, me largimin e shqiptarit Abazoviç dhe ardhjen e malazezit Spajiç në tetor 2023, ndryshoi edhe drejtimin e prioriteteve.

Ura, 300 metra e gjatë do të kishte dy korsi, trotuare dhe shtigje biçikletash, dhe një lartësi prej rreth 10 metrash mbi nivelin më të lartë të ujit, duke mundësuar qarkullimin lumor. Ajo parashikohej të ndërtohej me kontributin e përbashkët financiar të dy vendeve. Në momentin e prezantimit, si edhe të nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e saj, vlera e projektit llogaritej në total 20 milionë euro.

Ura pritej të përshpejtonte ndjeshëm lidhjen mes dy pikave turistike, duke e reduktuar distancën aktuale prej 73 km në vetëm 1 km dhe duke lidhur rreth 34 km plazhe të frekuentuara nga mbi 500 mijë turistë çdo vit. Gjithashtu, autoritetet kishin në plan ishte një bashkëpunim për operim të përbashkët të lundrimit në liqen dhe zhvillimin e një projekti të përbashkët turistik në të dyja anët e Bunës./Ekofin.al

Lexo edhe:

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra

Etiketa: Bunelidhmali i zimalin e ziprojektiqeveriaShqiperiulqiniura

Lajme të lidhura

AKTUALITET

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

20:54 : 16/09/2025
AKTUALITET

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra

18:23 : 16/09/2025
AKTUALITET

Sërish paratë llaç e tulla! Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

09:47 : 16/09/2025
AKTUALITET

Godet fort Tërmet Peçi / Nuk ja miraton qeverinë Ramës

20:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

17:19 : 15/09/2025
AKTUALITET

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15:52 : 15/09/2025
Para

Itali, autori i vra*jes së studentes 22-vjeçare i jep fund jetës në qeli

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com