• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Drejt arritjes së paqes? Trump planifikon takim me Putin dhe Zelenskyn javën e ardhshme

21:45 : 06/08/2025
në BOTA

Presidenti Donald Trump po planifikon të takohet personalisht me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që javën e ardhshme, dhe më pas të zhvillojë një takim të përbashkët mes tij, Putinit dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Lajmi bëhet i ditur nga dy burime të New York Times.

Sipas këtyre burimeve, Trump ndau detaje të këtij plani gjatë një telefonate me liderë evropianë këtë të mërkurë, 6 gusht. Takimet e planifikuara do të përfshijnë vetëm tre liderët dhe nuk pritet të marrin pjesë përfaqësues evropianë.

Nuk është e qartë nëse presidenti rus apo ai ukrainas kanë rënë dakord me planin e paraqitur nga Trump. Megjithatë, Zelensky mori pjesë në telefonatën me liderët evropianë dhe më pas deklaroi se kishte pasur një “bisedë me presidentin Trump” dhe se qëndrimi i tij dhe i liderëve evropianë është që “lufta duhet të përfundojë,” por “të përfundojë në mënyrë të ndershme.”

Në thirrje morën pjesë edhe kryeministri britanik, kancelari gjerman, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, si dhe nënpresidenti amerikan JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm i Trump-it, Steve Witkoff. Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump konfirmoi disa detaje nga biseda, duke treguar se Witkoff kishte qëndruar për disa orë në Rusi në një takim me Putinin. Ai nuk përmendi planet për takimet që planifikon të zhvillojë vetë.

“Pas kësaj, informova disa nga aleatët tanë evropianë,” shkroi Trump në postimin e tij. “Të gjithë janë dakord që kjo luftë duhet të marrë fund, dhe ne do të punojmë për këtë në ditët dhe javët në vijim. Faleminderit për vëmendjen ndaj këtij çështjeje!”

Lexo edhe:

Gjoba ndaj Google/ Trump sulmon BE-në: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

Trump pati një takim kokë më kokë me Zelenskyn gjatë funeralit të Papa Françeskut në Romë më herët këtë vit. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tentoi t’i bashkohej takimit në Bazilikën e Shën Pjetrit, por Trump e refuzoi, duke i qëndruar preferencës së tij për takime dypalëshe.

Zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë, si dhe ata të Witkoff, Vance dhe Rubio, nuk kanë dhënë ende komente në lidhje me këto zhvillime. Po ashtu, nuk ka pasur reagim as nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Përpjekjet e Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës kanë ngecur prej muajsh, pas më shumë se tre vitesh lufte. Ai është treguar skeptik ndaj ndihmës ushtarake të SHBA për Ukrainën dhe në një takim të mëparshëm në Zyrën Ovale, e ka kritikuar publikisht Zelenskyn përpara kamerave. Megjithatë, i zhgënjyer nga mungesa e përparimit në bisedimet me Rusinë, Trump së fundmi ka autorizuar më shumë shitje armësh për aleatët e NATO-s, të destinuara për Ukrainën.

Ai ka tentuar t’i japë Putinit hapësirë për të hyrë në negociata për disa muaj, por së fundmi ka filluar ta kritikojë publikisht, duke sugjeruar se presidenti rus po e përdor kohën për të shmangur bisedimet serioze, pas disa takimeve të dërguarit të tij të posaçëm në Moskë.

Vizita më e fundit e Witkoff në kryeqytetin rus ndodhi në një kohë kur Trump ka paralajmëruar sanksione dytësore ndaj Rusisë, për shkak të mungesës së progresit në përpjekjet për paqe.

Etiketa: LuftapaqePutinRusitakimTrumpukrainaZelensky

Lajme të lidhura

BOTA

Gjoba ndaj Google/ Trump sulmon BE-në: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

21:21 : 24/07/2026
BOTA

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

21:41 : 23/07/2026
AKTUALITET

Dje në Theth pashë burra të përkulur dhe pushtet skllavërues

10:15 : 23/07/2026
BOTA

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA do godasë objektiva strategjikë në Teheran

17:19 : 22/07/2026
BOTA

Zelensky largon “kasapin” dhe trazon sërish komandën ushtarake të Ukrainës

11:28 : 22/07/2026
BOTA

A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

09:12 : 22/07/2026
Para

Trump paralajmëron test gjinor për sportistet në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”

TË GJITHA

Fshihej në një ndërtesë të braktisur, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e gazetarit italian

08:44 : 25/07/2026

Sazani, Zvërneci, protestat dhe pushteti: Kush fiton, kush humbet dhe kush paguan faturën?

08:29 : 25/07/2026

Këmbimi valutor 25 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

08:18 : 25/07/2026

E shtuna me kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat

08:09 : 25/07/2026

Horoskopi 25 korrik/ Një ditë me surpriza, mundësi dhe sfida për shenjat e zodiakut

23:08 : 24/07/2026

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

23:03 : 24/07/2026

Sherr në Durrës, dy persona në kërkim, shoqërohet një efektiv policie

22:44 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş